E enjte, 24.07.2025, 08:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi rumune nga Menut Maximinian

E enjte, 22.09.2016, 07:00 PM


Menu? Maximinian

 

(Trenul vie?ii / Treni i jetës. Përktheu B. Ymeri, Amanda Edit, Bukuresht 2016)

 

Rrënjë në qiell

 

Një ujë sa universi

Mbi mendimet e mia.

Zemra e kyçur

Në sertarin e sipërm.

As era nuk fërshëllen

Nëpër atdheun tim...

 

Atje lart, nën shkëmbin e kuq,

Rri gjaku i stërgjyshërve.

Plaga mbi thikë

Po vajton...

 

Zogjtë e kërkojnë çerdhen

Në truallin amtar.

Degët e pemëve rriten poshtë,

Rrënjët marrin jetë kah qielli.

 

Tejmatanë

 

Kërkimet

Kanë kaluar gardhin.

Përmbi shkrepa

Jeta është e kaltërt.

 

Nëse shkon

Përtej shtigjeve,

Takon njerëzit.

Nëse dëshiron,

Përtej jetës

E gjen rrugën.

 

Përtej së përtejmeve

Gjenden misteret.

Tejmatanë tyre

Është jeta e vdekjes.

 

Ti dhe unë

 

Je

Ikona ime,

Në Qiell.

Kur shikoj Qerren e Madhe,

Shoh fytyrën tënde të ndritur.

 

Pa ty,

Fytyra do venitej,

Trupi do shtangej,

Duke u degdisur...

 

Shtëpia ime

Është bërë sipas çerdhes së ëndrrave tua.

 

Balerina stringël

 

Mes librave është shtëpia e saj.

Qe 20 vjet rri në të njëjtin raft.

Kur mërzitet ia bën me sy Eminescu-t

Apo Co?buc-ut,

Apo të tjerëve nga Biblioteka për të gjithë.

Është një balerinë fisnike,

Nga porcelani apo sedefi me rezatime bojëqielli.

As ajo nuk e di saktësisht prej se është krijuar,

Por ndjehet mirë në mishin e saj.

Në fustanin e shkurtë ka dantelë,

Në flokë një lule,

Në zemër një gjemb.

 

Me duart e vëna mbi kaçurelat e fustanit,

Ripërkujton lavdinë e dikurshme.

Kur kundrohej me nderim të veçantë.

Sot, as pluhuri nuk është fshirë rreth saj.

Gjatë një vjeshte të vonë

E përjetoi dashurinë e parë.

Ishte i tij dhe prej atëherë

Koha duket se u shtang.

Kanapeja e dashurisë rri lëshuar,

Balerina rri e patundur

Në raftin me shkrimtarë.

Perëndim

 

Një arsenal plumbash dëgjohet

Mbi shtëpinë time

Është shiu...

 

Retë e zeza

Na vërshojnë intimitetin,

Duke vënë zotërim

Mbi shtigjet lakuriqe.

 

Barbaroza dridhet

Në dritaret me grila,

Zjarri po vajton...

 

Hapa kuajsh

Vënë zotërim mbi timpan.

Vallë edhe sa ka

Deri te perëndimi i botës?

Lutja

 

Kam qarë

Te shtylla në formë Kryqi

Derisa telat iu ndryshkën.

 

Kur koha u ndal,

Tmerri rekëtiu në vend të saj.

U luta përsëri.

 

Kur bota nisi të flasë,

Duke u bërë gur lumi,

Përsëri u luta.

 

Lutja mugulloi.

 

Lotë

 

Shikova

Në thellësitë e ujit,

Duke i parë lotët e mi.

Ishin si krypa e detit...

Refuzuan të më presin.

 

Tunduliteshin ngadalë

Në ujin e kaltërsisë së blertë.

Si do smaralde dukeshin

Të pajtuara me shortin e tyre.

 

Nëse lotët më braktisën,

Me çfarë fërgëllimash do ndjej jetën

Në duart e shtrira të poezisë?

 

Parfum i huaj

 

Atelijeri i mekanikës së zemrës

Gjendet në renovim.

Dritarja me pamje nga shpirti

I ka tërhequr perdet.

 

Dashuria mbijeton

Duke notuar në akuariumin me peshq.

Mbi një karrigë plazhi

Guximi, rri shtrirë, në diell.

 

Letrat ishin të gëlltitura,

Lakmia parfumohej në lift,

Kurse tani po presim.

 

Nuk po na thot asgjë

 

Nuk u takuam mbi urën e liqenit.

Më dhe ujë dhe një grusht qershishë...

Tani, nuk mund të themi asgjë.

 

U takuam në plazhin e heshtur.

E shtrimë emrin në luzmën e rërës...

Tani, nuk mund të themi asgjë.

U takuam në puthje.

Dora jote ishte stërzgjatja e dorës sime...

Tani, nuk mund të themi asgjë.

 

U takuam në hidhërimin e luleve.

Nën syrin e fenerit, dhe lëkundej trupi...

Tani, nuk mund të themi asgjë.

 

Ana

 

U ula mbi kullosën e njomë

Në hijen e kalit,

I shakmisur nga mendimi i humbjes.

 

E fshiva djersën e ballit

Me dorën e përshkuar nga ahmarrja.

Por ti nuk erdhe.

 

Të pata pritur

Të jesh pavdekësi.

 

Vetmia

 

E shikova në sy, vetminë.

Ishte shtrirë në tavanin e shtëpisë.

Dhe brente patate të skuqura.

 

E thirra në darkën time.

 

Prej atëherë, në darkë,

I tregos se ç’ngjet gjatë ditës.

E pyes prej nga vjen nata

Dhe i them se vetmia ime

Më mjafton...

 

Pranvera

 

Si  një zog u qas pranvera,

Burimet e saj duke ma tharë shpirtin,

Njësoj siç kamxhiqet e dimrit

Nuk do të mjaftonin.

 

Te uji i drerëve,

Do të takohem me Zotin.

Uluni, mbi bar,

Do të tregojmë kujtime të kahershme.

 

Do të jetë më i gjatë

Shtegtimi i vargut.

 

Një rrugë

 

Një rrugë, një tjetër rrugë...

Një përrallë, një tjetër përrallë.

 

Një lule, një tjetër lule...

Një jetë dhe një tjetër jetë.

 

Nëdmjet tyre,

Ne të dy.

 

Gjurmë...

 

Rra dëborë deri te dera e shpirtit.

U mundova t’i qes orteqet mënjanë,

Që zemra të jetë në strehim.

 

Te druri i trashë i derës,

Ishin mendimet që bishtëronin,

Porsi orteqet e dëborës.

 

Nëse nuk do ta hapi,

Shpirti do gulçohej nga vetmia.

Nëse do ta hapi,

Do të sëmuret.

Si të fshij,

Pa lënë gjurmë...

 

Kafeja

 

E thithim kafenë e mëngjesit,

Unë në kanape, duke lekturuar librin me statuja,

Ajo pranë dritares, që të jetë më afër luleve.

 

E pimë kafenë, ditë për ditë,

Me lulet dhe librin,

Me parfum germash.

 

Ditë për ditë, mëngjes pas mëngjesi,

Kafeja rrjedh nëpër venë,

Dhe përmes klorofilit të barbarozave.

 

Treni me lule

 

Si një Adam i dëbuar nga parajsa,

I kthehem fytyrës sate.

Do ta pranoj pëjetësinë?

Sytë tu do ngrejnë vetullat?

 

Shtëllunga mjegullash dalin nga dheu.

Shtigjeve të shpirtit tim kullosa u tha.

Ka nevojë për fjalët tua,

Duke pritur trenin me lule.

 

BIO-BIBLIOGRAFI

Menu? Maximinian. Poet, prozator, eseist. U lind në Timishoara më 10/7/1979. Drejtor i të përditshmes R?sunetul (Tringëllima) në Bistrica-Nësëud. Absolvent i Kolegjit Nacional “Liviu Rebreanu” në Bistricë, profili matematika-fizika (1998), i Shkkollës Postliceale të Informatikës në kuadrin e Grupit Shkollar të Informatikës (2001), të Universitetit “Babesh-Bolyai”, Fakulteti i Shkronjave, dega rumune, etnologji (2006), me masterat në Etnologji të Universitetit të Veriut (Baia Mare, 2010). Debutoi me ese në vitin 1997, në revistën R?sunetul. Debutim editorial me librin Confesiuni (Konfesione), 2004. Anëtar i Unionit të Gazetarëve Profesionistë të Rumanisë, i Asocionit Europezi në Paris, i Shoqatës së Shkrimtarëve në Bistrica-Nësëud, i Klubit Letrar „George Co?buc”, i Shoqatës së Shkencave Etnologjike të Rumanisë, i Shoqatës Pro Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, i Shoqatës së Shkrimtarëve Bistricianë “Conexiuni”, i Shoqatës ASTRA në Nësëud. Realizator emisionesh në radio dhe TV në Somesh. Ka iniciuar një varg evenimentesh letrare dhe folklorike. Laureati i një numri të konsideruar çmimesh nacionale dhe internacionale, bashkëpunëtor i disa revistave prestigjioze, i përfshirë në disa fjalorë dhe antologji. Vëllime: Konfesione, intervista, 2004; Libri i Diuganëve, monografi, 2006; Gjenerata e blu xhinsave, ese, 2007; Shëmbëlltyrë engjëlli, ditar, 2007; Mbi flatrat e qiellit, prozë,  2008; Rrënjë të huazuara, monografi, 2009; Lutja e kënduar, biografi, 2010; Koha e sintagmave, ese, 20010; Pema me shkronja, ese, 2011; Stop repertofon, intervista, 2011; Libri me kopertina ajri, varianta e printuar, 2012; Voglushja Nën Vreshta, etnologji, 2012; Nyje në kaos, poezi, 2012; Ritet e kalimit (koautor me Vasile V. Filip), etnologji, 2012; Tehu i bregut, poezi, 2013; Kronika e gardës, kritikë letrare, 2014.

BIO-BIBLIOGRAFIE

Menu? Maximinian s-a n?scut la  Timi?oara la 10 iulie 1979. Copil?ria ?i-a petrecut-o în satul natal al p?rin?ilor, Dumbr?vi?a, jude?ul Bistri?a-N?s?ud. Director la cotidianul R?sunetul Bistri?a-N?s?ud. Genul frecventat (poet, prozator, eseist). Studii: Absolvent al Colegiului Na?ional “Liviu Rebreanu” din Bistri?a, profil Matematic?-fizic? - 1998, al ?colii Postliceale de Informatic? din cadrul Grupului ?colar de Informatic?-2001, al Universit??ii Babe?-Bolyai, Facultatea de Litere, sec?ia român?-etnologie-2006, cu  masterat în Etnologie la Universitatea de Nord Baia Mare-2010. Debut absolut: R?sunetul, 1997-eseu. Debut editorial: Confesiuni, Ed. Arcade, 2004. Afilieri: membru al Uniunii Ziari?tilor Profesioni?ti, membru al Asocia?iei de Europoezie Paris, membru al Societ??ii Scriitorilor din Bistri?a-N?s?ud, membru al Cenaclului „George Co?buc”, membru al Asocia?iei de ?tiin?e Etnologice din România, membru al Asocia?iei Pro Ap?rarea Drepturilor Omului, membru al Societ??ii Scriitorilor Bistri?eni „Conexiuni”, membru al ASTRA N?s?ud. Realizator de emisiuni la AS TV ?i Radio Some?, a ini?iat mai multe evenimente literare ?i folclorice.

Volume: Confesiuni, Ed. Arcade, 2004-interviu, Cartea Diuganilor, Ed Karuna, 2006-monografie, Genera?ia în blugi, Ed. Karuna 2007-eseu, Chip de înger, Ed. Karuna 2007-jurnal, Pe aripa cerului, Ed. Karuna 2008-proz?,  R?d?cini împrumutate, Ed. Karuna, 2009-monografie, Rug?ciunea cântat?, Ed. Eikon 2010-biografie, Vremea sintagmelor-eseu; Ed. Karuna 2010, Pomul cu litere, Ed. Karuna 2011, eseu, Stop reportofon, Ed. Karuna 2011-interviu,Cartea cu coper?i de sticl?, Ed. Sem?n?torul 2011- online, biografie, reeditat? Cartea cu coper?i de aer, Ed. Karuna 2012-varianta print,  Copila de Sub Vii, Ed. Eikon 2012 -etnologie, Noduri în haos, Editura Eurobit Publishing House Timi?oara-poezie, 2012, Riturile de trecere(în colaborare cu Vasile V. Filip), Ed. Eikon 2012-enologie, Muchia malului, Ed. Tipo Moldova-2013-poezie, Cronica de gard?, Ed. Karuna 2014-critic?.

A colaborat la periodicele: Timpul, Tribuna, Literatorul, Dacia literar?, Apostrof, Agero-Stuttgart, Romanian Tribune-Chicago, Litera Nordului, Vatra veche, Gând românesc, Mi?carea Literar?, Conexiuni, Rena?terea, Revista ilustrat? ?.a. A sus?inut zeci de conferin?e ?i a publicat lucr?ri de specialitate în diverse reviste ?i periodice. Numeroase Premii na?ionale ?i interna?ionale. Prezent în Dic?ionare ?i antologii.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx