E marte, 06.05.2025, 07:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Hasan dhe Lajde Blakaj: Mos i vrisni fëmijët

E marte, 20.09.2016, 08:12 PM


Hasan dhe Lajde Blakaj

 

Mos i vrisni fëmijët

 

Mos i vrisni fëmijët

Ju lutem, mos i vrisni

Në ara të mbjella

më farën e zezë të vdekjes

Kanabis sativa

Mos u bëni që nuk shihni

Mos u shtireni që nuk dëgjoni

Gjersa, nuk ju është vrarë zemra

Gjersa, në fëmijët tuaj nuk e provoni

 

Helmi është helm

sado në dozë të vogël që të jetë

përse të prodhohet ky helm në arat tona

në fusha, tona më gjelbërim të bleruar

përse të bëhemi gazi i botës

për pak para të pista duke u pasuruar

e jetën e filizave të pa fajshme

duke ua shkatërruar.

 

Mos i vrisni fëmijët

sepse, janë fëmijë, Hej…

janë të pa djallëzuar dhe nuk dinë

as atëherë kur i mbuloni më shami

e as atëherë kur i dërgoni përdore n´ xhami

Po për cilën parajsë e mashtron ti

O faqezi

kur ai është vetëm një fëmijë

dhe s´ ka asnjë faj si ti

 

Mos i vrisni  fëmijët

o shtete të përdala

më pisllëqet tuaja, e marrëzira të pa lara

Mosni…

Mosni për hatër zotit

Shenjtëve në qiell

dhe ekzistencës Kombit

 

Është apel i fundit, i lutur gjerë në pakufi

Hiqni dorë nga droga,

feja që të verbon

Kur edhe  fëmija yt një ditë do t´ mallkon,

kur ardhmëria  kombëtare do t ‘pëson

e ti, kurrë nuk do t ‘gëzon

 

Por, ti po harron

Që ke lindë në këtë dhe

që e ke njëmijë herë  fe e atdhe,

vatër e konak

me kulla, prush të djegura,  gjerë në prag

ku çdo gurë i tyre është i larë  më gjak.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx