E hene, 29.04.2024, 01:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Beteja e Kaçanollit

E diele, 18.09.2016, 10:33 AM


BETEJA E KAÇANOLLIT

 

Amanet prej Llapi  dhe prej Kaçanolli –

Mos t’i harrojmë trimat – dëshmorë të këtij trolli ,

Që gjaku i tyre – ne Lirinë na e solli ,

Rrënjët e Pavarësisë në këtë tokë i mbolli !

 

Për çdo vjet më datën 15 Shtator –

Kujtojmë Kaçanollin , shënojmë  Përvjetor !

Një betejë t’ lavdishme t’ Ushtrisë Çlirimtare ,

Që luftoi në Llap për Kosovën shqiptare !

 

Për ne  është e njohur “Beteja e Kaçanollit” ,

Që me gjak e  skuqi tokën e këtij trollit !

Ishte kjo në Llap  beteja e parë ,

Që iu bashkëngjitën trimat luftëtarë !

 

Trima  dhe trimëresha –  luftëtarë me besë ,

Për liri t’ rreshtuar n’ radhë të  UÇK-së !

N’ Zonë  Operative t’ luginës së Llapit –

Luftuan kundër krimeve të serbo – kasapit !

 

U ndeshën me forcat serbo- sllavë barbarë

Dhe zhvilluan luftime për tri ditë me radhë !

Iu shkaktuan  humbje  forcave  armike –

Si në numër  njerëzish  dhe n’ ato teknike !

 

Kjo luftë e përgjakshme – betejë e vërtetë ,

Zgjati hiq ma pak se tri ditë e tri net –

Më datë 15, 16, dhe 17 ,

Ishte muaji Shtator , më ‘’98 !

 

Nuk kursyen jetën  me armë në dorë ,

Për Lirinë e shtrenjtë  këtu kanë ra dëshmorë :

Ranë Bekim Maliqi  e  Bekim Lushaku –

Trima të paepur që s’ iu hahet haku !

 

Ka ra Habib Zeka  e   Nazmi Zhegrova –

Deri sa t’ jetë jeta s’i  harron Kosova !

Ra Fadil Sejdiu e  Islam Rekaliu ,

Bashkë me ta radhitet  Selim Rekaliu ...

 

Në shenjë përkujtimi për  këta dëshmorë ,

Që ranë n’ këtë betejë me armë në dorë –

Përmbi lapidare dhe mbi përmendore ,

Ne iu bëjmë  homazhe  me lule kurore !


Dëshmorëve të kombit  iu bëhen  nderime ,

Nga bashkëluftëtarët evokohen kujtime ...

Betejën e lavdishme që pat  Kaçanolli –

S’e harron Kosova , s’ e harron as trolli !

 

Gjilan, më 15.09.2016.        Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora