E premte, 19.04.2024, 09:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Shqipëria ky vend i mrekullueshëm i Europës

E shtune, 10.09.2016, 08:00 PM


Shqipëria ky vend i mrekullueshëm i Europës

Nga Gjon Keka

Me anë të historisë një komb e kupton dhe njeh thellësinë e misterit të tij, të rrugës , të kaluarës të tashmes dhe të ardhmes. Pa njohjen e vetëvetes përpjekjet tjera janë të kota,rrugët më të lehta janë rrugë të gabuara, prandaj shpëtimin askund nuk mund ta gjej kombi ynë pos nëse ai arrin të vetëndriqohet t'i rikthet shpirtërisht dhe fizikisht jetës reale të tij dhe jo mashtrimeve ideologjike, helmeve dhe rrugavë të shpikura ,si rrugë më të lehta për ta harruar të kaluarën dhe të tashmen.

Me ikjen e pushtueseve nga trojet arbnore ,shqiptarët si popull nuk e shfrytëzuan kohën e tyre për t'ia rikthyer vendit imazhin, dritën dhe të vërtetën e tij si një komb i lashtë europian, por ai mbeti duke bart copat e pushtuesit që i ishin imponuar si në shpirt ashtu edhe fizikisht-pra në imazh. Po të shfrytëzonte populli shqiptar dhe pushtetarët e njëpasnjëshëm gjerë më sot kohën për ta orientuar popullin drejtë rrugës së tij të natyrshme pas gjithë dëmeve që lanë pushtuesit turk e sllav ,kombi ynë sot do të arrinte në një pozitë të fuqishme në gadishullin ilirik do të ishte pjesë e unionit europian dhe do të kishte rol primar në këtë union ,saqë ndikimet tjera turko-sllave nuk do të kishin gjetur vend në hapësirën e popullin shqiptar për ta helmuar dhe ideologjizuar deri në mohim e devijim të shoqërisë sic shohim tani në këtë shekull.

Shqipëria ,kur them Shqipëria mendoj sigurisht për Shqipërinë që e ka fal Zoti në trojet e tij, vetëm po të kishte një lidership serioz , të urtë e me identitet që do të realizonte testamentin e Gjergj Kastriotit dhe pasardhësive të tij të vërtetë që ndjek rrugën e tij do të ishte një nga vendet me prestigjin më të madh në gadishullin europian, një nga vendet më të fuqishme të këtij gadishulli dhe nuk do të kishte më zëra fqinjësh e truqish barbar që do të nxirrnin kokën për të njollosur dhe penguar këtë popull në rrugën e tij .Por janë pikërisht pushtetarët si më parë edhe tani që nuk kanë patur guximin, ndoshta edhe nuk e kanë në gjenë dhe as në gjak shpirtin e Gjergj Kastriotit për ta nxjerr vendin e tyre nga mjerimi, errësira dhe vendos në dritën e tij, të vërtetën e tij dhe rrugën e tij ashtu sic bëri Gjergj Kastrioti.Dhe populli edhe në kohën e Gjergj Kastriotit priste një lider, një strateg ,një clirues, dhe ai erdhi dhe bëri ashtu sic duhej bërë natyrshëm e rikthej vendin në rrugën e tij, i dha popullit mësimin e duhur se si duhet dashtë atdheu dhe liruar nga prangat e armikut, u bë shpresa e atij vendi ,sepse në të të gjithë arbnorët e shihnin të ardhmen, iu bashkua populli në realizimin e planeve të tij të forcimit të vendit, zhvillimit dhe ecjes në udhën e tij të paraardhësve duke mos bartë asnjë element as në shpirt as në trup të pushtuesit turk.

U bënë shekuj nga ikja e pushtuesit osman,dhe dekada nga ikja e pushtuesit serb dhe kombi ynë mbetet ende me copat e tij në shpirt e trup duke jetuar ,thjeshtë me pengesat e tij që i lanë pushtuesit dhe nuk qe ende i zoti t'i shqyej e t'i hedh tej përgjithmonë këto copa ideologjike ,t'ia heq pengesat vetes dhe të ecën në rrugën e tij dhe i cliruar .

Duhet përmendur këtu edhe një gjë se si përhapeshin gënjeshtra në botë nga të tjerët se gjoja shqiptarët janë hajdut, të rrezikshëm,të egër,të pacivilizuar, të paarsimuar,janë servil etj, prandaj ishin armiqtë e brendshëm e të jashtëm që i jepnin botës një imazh krejtësisht ndryshe për Shqipërinë dhe shqiptarët.Ky mendim i krijuar nga të tjerët vinte nga mosnjohja e këtij rajoni, sepse ishte Perandoria osmane e cila e kishte mbyll Shqipërinë që të mos shoh të tjerët dhe të tjerët atë, pra e kishte futë nën petkun e ideologjisë së saj. Dhe sic dihet Shqipëria në kohën e pushtimit osman identifikohej sipas mentalitetit të saj, sistemit të saj politik, ideologjisë së saj në botë, gjerë në momentin kur shumë hulumtues e vizitor të huaj hynë në këtë vend dhe e panë realitetin krejt ndryshe nga ajo që flitej për të.Dhe ja se sic shprehet studiuesi H.A.Bernatzik në një vepër të tij për Shqipërin të botuar në vitin 1930 se „ nuk është e vërtetë se Shqipëria është një vend hajdutësh, të rrezikshëm...nuk është e vërtetë se populli i saj është i ndarë në dy klasë në qytetar inteligjient dhe të ultë e të padobishëm të pjesës tjetër... nuk është e vertët poashtu se malet dhe kodrat e saj janë të egra dhe të pakalueshme...është tepër e pavërtetë ajo cfarë është shpërndar mbi këtë vend të mrekullueshëm...“

Ky vizitor ka treguar realitetin edhe përkundër asaj se në mesin e këtij populli ka hajdut, ka të rrezikshëm, ka njerëz të pacivilizuar, por kjo nuk e bënë një popull të tërë. Madje studiuesi H.A.Bernatzik shkruan më tutje në librin mbi udhëtimin e tij në Shqipëri „edhe për veset e ndryshme në kohën e sundimit osman“.Por ato vese të osmanlinjëve që lanë tek ne shihen edhe sot ,edhe në këtë shekull që po jetojm.

Por Shqipëria ashtu edhe Kosova dhe pjesët tjera mund të lulëzojn, mund të bëhen vërtetë„Kalifornia e Europës“ vetëm pasi të fillojn të ecin në rrugën e tyre të natyrshme ,të punojn me drejtësi e dinjitet, të edukohet e arsimohet, të ruaj traditën e kulturën e saj të përgjithshme europiane e kombëtare si dhe të zhvilloj kapacitetet e brendshme ,kjo mund të arrihet vetëm me punë,urtësi dhe vizion.

Shqipëria mund të bëhet e pasur, e fuqishme pasi ta rizbuloj në vetëveten e saj arinë e brendshëm të historisë së saj europiane, ajo mund ta nxjerr këtë ari ndricues që të pasurohet jo vetëm ajo por edhe tërë kontinenti europian.Sepse një herë vetëm ka ndodh që ky ari të shihet përgjatë historisë dhe kjo në epokën e artë të Gjergj Kastriotit ,i cili për aq kohë sa jetoj bota mbajti sytë tek ai dhe ai rrezatoj plotë urtësi, trimëri dhe lidership në kontinentin europian.Me pak fjalë ta rikthejm frymën e Kastriotit të lidershipit të tij në mesin tonë dhe të fillojm të shohim në mënyrë të sigurtë të ardhmen tonë që na pret si komb në mesin e kombeve të civilizuara të familjes europiane.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora