E diele, 28.04.2024, 02:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mërgimtarët ikën

E premte, 02.09.2016, 07:22 PM


RRUGËT EDHE SHESHET NË QETËSI KANË MBET

 

N’ fund të  muajit Gusht , unë dola në qytet –

Rrugët  edhe  sheshet  në qetësi kanë mbet !

Mërgimtarët ikën , u kthyen n’ kurbet –

Nuk janë ma në dasma , jo as në bregdet !...

Refreni:

Aman, moj dynja , o moj dynja e shkretë –

Sa larg na ke hupë e sa larg na ke tretë !

Babë e nanë të shkretët , derisa t’ jenë gjallë –

Fëmijët e vet , o,  rrinë tu  i bartë mallë !

 

Nuk ka ma kolona , sirena , vetura –

Për kurbet  u kthyen  shumë gra edhe burra ...

Për kurbet  u kthyen  shumë djem edhe çika –

Bashkë me ta na  ikën  shumë mbesa e nipa ...

Refreni:

Aman, moj dynja , o moj dynja e shkretë ...etj.

 

Një erë e stuhishme  ia ka nisë me fry –

Shumë shtëpi familjesh mbetën mbyllë nën dry !

Ato mbyllë do t’ presin deri n’ tjetrën verë ,

Se ma njeri i gjallë s’ iu troket në derë !

Refreni:

Aman, moj dynja , o moj dynja e shkretë ...etj.

 

Gjilan, më 30. 08.2018 .           Demir KRASNIQI



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora