E diele, 28.04.2024, 05:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Kritiku me poetin për dore

E premte, 02.09.2016, 07:11 PM


KRITIKU ME POETIN PÊR DORE

NGA NEBI DRAGOTI

Duhet të ndodhë kështu, sipas ftillimit që bëj në këtë shkrim, kur kritiku ka sensin e kritikës, është vëzhgues i drejtpërdrejtë dhe gjithëpërfshirës i kësaj game letrare. Ndodh kështu dhe duhet të ndodhë kështu, që, krijimtaria e poezisë të futet në rrugë mbarësie dhe të rroki cilësinë në shkallën më absolute, sepse, në këtë mënyrë arrin objektivin dhe kënaq e plotëson shijen e lexuesit. Ja, kjo duhet të jetë kërkesë e çdo autori ndaj vetes, sepse kështu krijimtaria vihet plotësisht në shërbim të shoqërisë. Pranë njëri-tjetrit: kritiku para e poeti pas. Hera-herës, kritiku me poetin për dore të jenë bashkë në udhën e bukur të artit të poezisë, sepse kjo udhë ka edhe udhëkryqe. Ajo ka pikëpyetje, se ç’ rrugë duhet të marrësh dhe cila është më e mira pë t’u ndjekur.E, kur largohet poeti nga fjala e kritikut, del edhe nga rruga, sa për kujtesë, për t’u drejtuar:- Mos le kritikë konstruktive asnjëherë pa lexuar( sugjerim i vazhdueshëm ky ),- mos u trego fodull, se fodullëku kërkon të shesë poezi tejet mediokre për të cilën lexuesi nuk të shtije qoftë edhe një dorë kashtë në shportën e vlerësimit.Poet i tillë ngopet me lugë zbrazur; është i dehur euforikisht. – Dakord, dakort,- përgjigjet poeti,- por ka të tillë menefregist, që s’e lexojnë fare gjininë e kritikës dhe kërcasin pas labirintit të mendjes si të droguar duke u gënjyer nëpër ëndrra keq e duke kujtuar, se ç’ka i pëlqen atij si krijues, i pëlqen edhe lexuesit. – Jo,jo, nuk është kështu dhe, të tillë, - thotë kritiku,- shkëputen nga jeta reale duke gatuar në magjen e tyre jo bukë me miell, por kulaçka me baltë. E, kjo “bukë” nuk hahet; është e shpërfillur edhe nga kritika e vëtetë, sepse kritika nuk merret me vargëzime të tilla zhgarravina krejt bajate. Kjo konstatohet tek volume që botohen nxitimthi, siç dalin këpurdhat pas shiut, volume të cilët edhe mburren nga “miqtë’’ të vetquajturit  kritik të rremë, që nuk kanë pikën e idesë, se ç’është shkenca e kritikës, se ç’rol luan, se si duhet trajtuar ajo dhe përse shërben dhe sa shërben si shtysë për të rrokur risi poetike në çdo kohë, ( e përsërisë), risi poetike në çdo kohë. Pastaj, kritikucë të tillë thonë për mburrje, se diç filozofuan, p.sh.: krijimtaria e x poeti ka vlera të padiskutueshme. Këto “vlera” që ka dhënë autori mund ta mburrësh me proçkulla të tilla duke u shprehur, se kështu, ky x ka meritë, se nuk qënedron as në qiell e as në tokë. Pra… një qëndrim të tillë në ajër e quan fenomen, kur kjo vlerë rrejshëm e cilësuar si e tillë është, qiqra në hell.Dhe, po the këtë gjë, i ke thënë të gjitha si triumfator. Vlerësim me fjalë të çartura, vlerësim kotsëkoti, vlerësim në ajër siç bëhet sot e kësaj dite për volume ka sa të duash, që pas tri ditësh këto stoqe letrash, siç shihet, i mbulon pluhuri i harresës nëpër librari e biblioteka. Ka kështu, ka, prandaj duhet përdorur me ngulmim përdorimi i sitës, i seleksionimit të pamëshirshëm për të eleminuar krijimet e dobëta pa vlerë, së pari edhe nga vetë autori, që kritiku, pastaj, të mos e ironizojë atë: “Hajde, hajde, krijues, ulu në zabel parnasian, jepi udhë idiote frymëzimit duke kujtuar se me vjershën që bën je talent dhe habit lexuesin me kulaçkat e tua me brum balte. Pra një poet i tillë është shkëputur nga dora e kritikut, si njëherë e një kohë si në gojëdhënën:”Patoku i printe në kullata të bollshme tufës me pata. Ato ecnin serbes. Patoku para e patat nga mbrapa me ga-ga-ga. – Të shkathtë e kemi komandantin tonë, se na çon në çaire me bar të njomë gjer në gju,- thoshte tufa me pata. (Gjyko metaforën)…Por…kur shkëputej një patë nga tufa, se nuk e dëgjonte prijësin, as vezët s’ia haje të uruarës. Shkonte për dhjam qeni, se e hanin dhelprat gëmushave… Prandaj, pa koment, nga herë kritiku me poetin përdore e këshillon:”Lexoje kritikën. Ditësohu dhe dritësohu në motive që rrok! Merr frymë në tematika me vlerë, siç merr frymë në ajrin e bjeshkëve. Jo krijime si tekste këngësh në një klub nate tallavaje. Lexo shumë dhe hap horizontin e dijeve. Duhet mençuri, veç mençuri duhet nga poeti që ta kthejë krijimtarinë në burim të kristaltë me poezi si ushqim dhe vërtet joshës që të lexohet dhe rilexohet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora