E shtune, 27.04.2024, 08:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Beqir Buzuku: Misionarja e mirësisë

E premte, 26.08.2016, 07:21 PM


Beqir BUZUKU

 

MISIONARJA E MIRËSISË

 

(Të lumes Nëna Tereze)

 

Në prag të lulesës të stinës së rinisë

Gonxhja* u hodh në një rrugëtim të gjatë.

Në ç’drejtim vajti? – pyesnin shoqet ,

Duke mos ditur për cakun e saj të largët.

 

Rruga e jetës nuk dihet ku të degdisë,

Ecja nëpër të nuk është e lehtë,

Për t’iu shmangur të gjitha zigzageve

Lypset për të qenë  mendjemprehtë.

 

Në Kalkutën në skaj të botës ajo shkoi,

Shkoi e shtyrë nga ndjenjat humane;

Atje të varfërit vuanin për përkujdesje...

Gonxhja për ta ishte nënë e përtej nëne.

 

Planet e saj nuk ishin të rëndomta,

Dallonin nga ato të vajzave të tjera,

Ajo gjithnjë parashihte hapa konkret

Që duhej të shpienin kah shendvera...

 

Ajo vajzë  e spikatur sikur yll shndëriti,

E një ditë zbarkoi në cakun e synuar,

U  mirëprit nga të varfërit e nga paria;

Aty iu dha titulli misionare e merituar.

 

Pluhuri i harresës nuk e mbulon dot

T’madhin emër të simbolit të mirësisë,

Pa mëdyshje puna e vet e ka ngritur

Në majë të lavdisë dhe të përjetësisë...

 

Vepra  e t’lumes Nëna Tereze ka shkëlqye,

Shpërblimi  N o b e l  është vulë dëshmie...

 

(*Gonxhe  Bojaxhiu emri dhe mbiemri origjinal)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora