Kulturë
Vladimir Muça: Sfida e një proze
E enjte, 18.08.2016, 06:07 PM
SFIDA E NJE PROZE TE SHKURTER NE LETERSINE BASHKEKOHORE
(Vëzhgim rreth librit “Aksion në shkumën e vaskës” të Sazan Golikut (Pandeli Koçi) )
Nga Vladimir Muça
Sot në prozën bashkëkohore, tregimi i shkurtër, sidomos ne mediat e shkruara, është zhanëri më i pëlqyer, më i lexuari ne krijimtarinë letrare. Ai po sfidon me sukses indiferencën e lexuesve me librin në format xhepi, të këndshëm për t?u lexuar në udhëtime. Kjo pëlqyeshmëri që është një dukuri e mirë, një shpresë për shkencën humane të letërsisë, është fituar nga se tregimi i shkurtër dhe rrëfenjat, të ngritur në art, janë antraktivë, kanë një strukturë të ngjeshur narracioni, përthithen shpejt dhe lehtë. Gjithashtu kjo lidhet ngushtë dhe me parimin estetikë të sygjestionit duke mbajtur lexuesin në fikshën, duke i zgjuar mendimtarinë me nëntekstet që fshihen nën lëkurën e metaforave dhe të simboleve.
Proza e shkurtër vjen me një frymë, si një proçes jete siç shkruhet poezia, ndaj në vetvete, çdo tregim apo rrëfenjë mbart sharmin poetik si një pjesë e domosdoshme e produktit.
Me kënaqësi viteve të fundit, vëmë re se shumë krijues janë bërë “pre e këtij kurthi” dhe gazetat, portalet elektronike “po çmendem” nga kjo prurje e re. Në këtë “kurth” të prozës së shkurtër bashkëkohore Sazan Goliku ka rënë që në skalionet e para.
Në këtë përpjekje të dytë librare ai vjen disi i veçantë, vjen më rracional si në ndërtimin morfologjik, përfshirjen e temave dhe problemeve aktuale, duke i paraprirë supstanciales së pritëshme social-politike. Rracionaliteti në prozën e shkruar është cilësi e dukuri e krijuesve me një bekgraund dhe eksperienca të gjera jetësore. Këto dukuri në thelbin e tyre mbartin si promotorrë inovacione.
Në librin “Aksion në shkumën e vaskës” inovacioni shkrimor i Golikut është : se ai ka dijtë me mjeshtëri të aranzhojë ato pak fjali dhe fraza me një organizim të përsosur fjalësh, që quher arti i të shkruarit. Ky vëllim i dytë me tregime e rrëfenja, (prozë koncetrate do ta quaja) vjen si një sprovë e suksesshme në prozën bashkëkohore. Ajo vjen si një angazhim mbrojtës ndaj të keqes që na ndjek me absurded e jetës së sotme, si një demaskuese e saj, si një opozitë me largpamësi.
Nëpërmjet tyre Sazan Goliku na sjell surprizat e këndëshme, kënaqësinë dhe hidhërimin, përballesat e atyre që e kanë humbur shpresën në vorbullat e digresioneve sociale dhe që vorbullohen në mjegullën e monotonisë dhe asgjësë, u ndez një dritë shprese njerëzve në këtë terrine, që kjo errësirë të mos jetë me e tillë.
Gjithçka nga tregimi në tregim, nga rrëfenja në rrëfenjë, ecën në shinat e një dramaciteti sa social lirik aq dhe grotesk, si dëshmi e një vitaliteti të natyralitetit shqiptar. Autori operon në ngjarje e ndodhi me një bisturi të mprehur mire, duke operuar me art inflamacionin e rëndë të shoqërisë, por dhe vetë stilistikën dhe estetikën e dogmatizuar nga soc-realizmi (surreal).
Ndryshe nga shumë prozatorë të tjerë, Sazan Goliku me dy vëllimet me proza të shkurtra e rrëfenjat ndjek një rrugë disi më origjinale, ndjek rrugën e sfiluar me shumi metaforash simbolesh, sa funksional aq dhe kuptimplotë, po aq dhe mbresëlënëse. Edhe nëse do të pranojmë se Ai (Goliku) ka rënë në “grackën” e një supstance të re kohore, të dëshirueshme dhe të lakmueshme nga çdo krijues, nuk do të gabonim, por pa dashje do e klasifikonim sipëror të kësaj sprove.
Duke lexuar tregimet etalonë si: “Fatale”, “Përbindëshi i nesërm”, “Burgu”, “Grimca Higgss”, “Thurja”, “Bisedë pas darke”, “Borxhi”, “Oratorio”, lexuesi ndoshta dhe padashje bie në “kurthin” e kënaqësisë të leximit.
Dalëngadalë, lexim pas leximi, ai sheh se stili dhe forma, alternohen mire e bukur me përmbajtjen, idetë dhe mesazhet, nëpër skena e mizanskena të jetës së sotme shqipëtare. Don apo nuk don, lexuesi do të gjejë here veten si personazh, here njerëzit më të njohur, here do të kujtojë se dikur diçka ka dëgjuar, por pena dhe magjia krijuese e Sazan Golikut ua sjellë si diçka në mëdyshje të përpunuar e të kthyer ne art, veshur me një tis magjik tregimtarë.
Këto skena, mikroskena, na sjellin mozaikën e jetës shqiptare në librin “Aksion në shkuën e vaskëns”, nëpërmjet 69 copra mozaike, të latuara bukur në triorin e mendimit artistik të autorit. Ky trior, ka zgjedhur e seleksionuar si ajo trokashka mbi gurin e mullirit të blojës, duke lënë mënjanë egjërat e formave pseudo-moderne, me tekste të shtirur, qendisr me maniera marramëndëse, me injektime fjalësh të huaja.
Autori është treguar autokton, bioshqiptarë, i rrallë në sojën e tij duke përdorur një shqipe të pastër pa u rrëmbyer nga fryma e sygjestionit, por duke futur ekstrakte nga urtësia popullore, e duke krijuar fjalëformime të reja të përshtatura aq bukur në këtë lloj proze.
Këto neologjizma e fjalëformime, në këto proza, zen vend si ato hojet mjaltëzuese, të cilat i japin dallueshmërinë nga shumë krijime simotra. Me fonemat e tyre, tropet, sinonimet, shprehitë morfologjike e krahinore, ato japin një kontributë në pasurimin e fjalorit shqip si një buran siç janë: “hapsa”, “herdokur”, “ pagëtyrat”, “torën e torën”, “kokangulthi”, “syshqyer”, “rrenësi”, “spërdredhës”, “përthith”, “mbushëlluar”, “barnatorja”, “shitore”, “mishtore”, “syrrasës”, “çartallosur”, “korrozi”, “mizavrasëse”, “pasunarit”, “çaprashit”, “qiqërim”, “zabranisen”, “rrënjas”, “vendar”, “diell vrasës”, “shkapërdarje”, “trimësare”, “mjellnajzë”, “grahën”, “nëpërdhëmbi”, etj.
Veçori tjetër në këto proza është se fabulat e tyre shtrihen gjerë e gjatë qyteteve, fshatërave, luginave dhe maleve, nomeve në Golikut, stoleve nëpër parqe ku pleqërojnë pensionistët, por dhe jashtë kufijëve kombëtarë, si një ndërlidhje e opsioneve jetësore.
Magjistrimi i këtyre prozave arrin pikën e vlimit ahere ku autori ngulmon me temat shoqërore si tek prozat: “Caste me kohë”, “Fluturim në parajsë”, “Dialog i pa inçizuar”, “Balada e vajzës në pallatin 137”, “Në anijen shpresa” ku gjithçka e magjistruar, njehësohet me një sinonim me realitetet e përjetuara.
Masksimat dhe loja me metaforat, në të tilla raste, është më shumë e pranishme në tregimet: “Një shaka pa kripë”, “Qumështi i bardhë dhe qumështi i zi”, “Një vizitë e padëshiruar”, “Litari”, ku hapsirat e shpirtit njerëzor transkiptohen një me atë të mendjes. Një gjë e tillë në artin e të shkruarit, sjell relacione kuptueshmërie. Magjia e autorit dhe personazhit bëhet një më e besueshme, njehësohet me realitetin mes një dramaciteti të mohim mohimeve në kontekstet e filozofisë dialektike ku: “Dhe nuk thirri”, “E fituan , dhe nuk vdiq”, as nuk flutiroi në qiell si Jezusi”. Hyri, hodhi rrënjë dhe çeli lule në zemrën e njeriut-njeri”.
Po ti vëresh me vëmendje analitike, këto proza t shkurtra mozaike, përshkohen nga një bosht unik i letërsisë së re shqiptare, azhornuar me atë botërore, ngërthyer modernisht në estetikë dhe stilistikë.
Tek libri “Aksion në shkumën e vaskës” kjo stilistikë duke flakur tutje provincializmin, vjen si një inovacion në prozën e sotme bashkëkohore. Më shkoqur, ajo vjen si një integrim i letërsisë shqipëtare në kuadrin globalizues me simotet e saj nëpër botë. Në fakt, kjo zanafillë, ka hedhur rrënjë që herët me mijra e qindra vjeçarë me poetët Ilirë, Gjon Buzukun, Frank Bardhin, Pjetër Budin, De Radën, istitucionalizuar si estetikë me novacione të reja moderne nga Migjeni i Madh.
Sazan Goliku këtë sintezë e sjell kënshëm në prozën “Grimca Higgss” ku: “Një shkëndijë që nuk dihet se nga cili zjarr prometheanë u shkëputë, fluturoi nga tragjeditë e Eskilit, tek ato të Shekspirit, nga vargjet e De Radës e të Migjenit, nga prozat e Borhesit e të Kadares dhe hyri në ëndrrën time pa dyer.”
Ajo që u jep lezetinë këtyre prozave, këndjell lexuesin, është humori i këndëshëm, grotesku. Kjo vjen dhe si një veçori e Pandeli Koçit (Sazan Golikut) importuar nga bisedat mes miqsh i cili është transplatuar nër pasazhe përmes situatave komike e groteskut nën frymën e Jeroslav Hashek si një karakteristikë ne sharmin të tij tregimtar. Një humor i njohur shumë mire nga bashkëbisedues që kanë patur nderin të ulen në një tavolinë me të ku hera-herës, fije të mëndafshta qendistarie kokolepsen si rrokoko me fijet e arta të mendimit. Sigurisht që duke kokolepsur këto fije, me humorin dhe groteskun e hollë, autori përshfaq në këtë lloj krijimtarie një tjetër veçori e cila vjen si një tjetër inovacion: që është mëdyshja e fikshioni i lexuarit.
Mëdyshje jo vetëm në subjektivitetin, trajtimin artistik, idetë e mesazhet e shumta që vijnë here-herë të dyzuara, tipar i prozës postmoderrne. Kjo më sjell në mëndje mëdyshjen kafkjane që jo çdo shkrimtar mund ta kthejë në art.
Sazan Goliku me punën e tijë, këtë mëdyshje e ka çiltësuar me stilin e magjistrimit artistik jashtë korniazve formaliste, jashtë kozmofonisë, të një fjalori të huazuar gjoja moderrnë, por i pakuptueshëm në morfologjinë e leksikun shqip.
Libri me tregime dhe rrëfenja “Aksion në shkumën e vaskës” me personazhet që gjallojnë si vetë e vërteta e jetës, dhe jo si ato skulpturat “modern” pa rifinitura (por dhe pa koka e gjymyrë). Ata vijnë jetësorë, u bien trakullorëve në dyert e lexuesve, duke zënë një vend plotë ndriçim në mendjet e tyre, me plotëshkëlqim, me bukurinë dhe klorofilen e gjelbërimit.
Besoj, se jo Sazan Goliku u bë pre e këtyre prozave të shkurtra, por lexuesi do bëhet robi i tyre, autori si gjithnjë, si një toreador, sfidanti i prozës në një lloj të ri tregimtarë.
Vladimir Muça
Shkrimtar Kritik
Dyrrah Gusht 2016