Kulturë
Luan Kalana: Gezim Demçolli (1956 -2012)
E diele, 14.08.2016, 12:50 PM
-Opozitare, por vellezer-Idhulli I demokratit
GEZIM DEMCOLLI- (1956 -2012)
Nga Luan Kalana
Le të kujtojmë, të nderojmë e të vleresojme per gjithmonë, emrin dhe vepren e te paharuarit, figurë e shquar te Demokracise, GEZIM DEMCOLLI, -Bilisht, Devoll.
Intelektuali popullor, specialist i talentuar ekonomist, kuader i perkushtuar, i thjesht e teper modest, fjale pak e kopetent ne cdo fushe, nismetarin dhe ideatorin e levizjes demokratike ne Devoll e ne gjithe qarkun e Korçes, te paperkulurin ndaj veshtiresive te jetes dhe ndaj semundjes te pasherueshme deri ne momentet e fundit te jetes, pishtarin e mencurise progresit shqoqero e ekonomik.
Ai ndodhet mes nesh ne bisedat tona, me fjalen e tij, me urtesine popullore qe e karakterizonte, ne jete ne pune e ne shoqeri, me keshilat dhe porosite te paharuara, i pavdekshem, ne perjetesi.
GEZIM DEMCOLLIN e kujtojne dhe mbajne mend te gjithe, jo vetem qytetaret e Bilishtit, ku banonte me familje, dhe ku punoi me devotshmeri si kuader ekonomist, i palodhur dhe i pergjegjshem, por edhe banoret e Vishocices, ku punoi per disa vite, si para syve kane pershendetjen e tij buzagas, e vellazerore, si bir i tyre, duke mos e haruar kurrë.
Mbi te gjitha ai ishte, Nejri, i thjeshte, person, dhe i dashur me tegjithe, fjalen dysh nuk ia bente asnjerit, dallohej per shpirtin e tij human, bamires, dhe i predispozuar per te ndihmuar te gjithe pa dallim.Gjate viteve te fundit te tij, spikati shembulli i tij edhe si figure politike ne demokraci, idhulli i demokratit largpames dhe opozitar.
Ai perket asaj plejade te shquar ekonomistesh te shquar devollinj te Thani Naqo, Zaim Bajaraktari, Berti Palloj, Roland Paluka, Myslim Osmani, Willson Bedulla, Vaske Shopi, Shyqyri Meka, Zaim Barolli, Dashamir Mersuli, Fejzi Ahmetli, Haki Ajce, Kastriot Agastar, Myfteren Duçi, Meri Naqo, Lehta Neim Musa, Landi Cane, Zhuljeta Kalana, Besnik Sulce, Rusha Lame, Merita Cangonji Bajraktari e te tjere, qe bene emer ne pune, ne profesion, ne ekonomi me profesionalizmin e tyre te perkushtuar e progresist.qe lane gjurme te pashlyeshme., duke reflektuar ne shifrat, realitetin e jo ne slloganet e propogandes te sisitemit te deshtuar.
Duke e kujtuar shpesh ne biseda Gezimin, me mikun shokun e tij te ngushte, kolegun Berti Palloj, ketu ne Florda, i cili punoi bashke per disa vite, me lindi idea per te shkruar keto fjale modeste, duke qene borçlinj te jetes, punes dhe te emrit te tij.
-Cdo fjale e mire, qe te thuhet a te shkruhet, I perket dhe e meriton Gezimi, -thote Berti-Ai ishte e mbetet misherimi I thelbit te demokratit, -opozitare, por vellezer!.
Mendoj qe portretin e tij, mund ta bejne te plote, shoket, koleget, familja, bilishtaret, devollinjte dhe pushtetaret, PD, por dhe ta vlersojne e ta nderojme, per meritat e tij, nje figure e gjalle e pavdekshme, nje pishtar model i demokracise.
Per kete deshmojne dhe fjalet e ish Presidenti te Shqiperise, z.Sali Berisha, derguar familjes ne ngushellimine tij :
Kryeministri Sali Berisha ka ngushualluar pasditen e së dieles familjen e Gëzim Demçollit, ish-kryetarit të këshillit të Qarkut të Korçës, i cili u nda nga jeta diten e djeshme pas nje « sëmundje të pashërueshme.Gjatë vizitës në familjen e Demçollit Kryeministri i shprehu ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të Demçollit, tha se Partia Demokratike humbi një nga kryetart e saj të
talentuar.
-"Kjo eshte njr humbje e madhe per Partine Demokratike teKorçes, e te gjithe vendit.
Gezim Demçolli la pas nje emer te shkelqyer, PD humbi nje nga kryetaret saj te talentuar dhe te pergjegjshem .Ai - u shpreh Berisha, -Gezim Demçolli nderroi jete ne banesen e tij ne Bilisht, ne moshen 54-vjeçare. Ai vuante prej disa koheshsh nga nje semundje e pasherueshme. Demçolli u vendos ne krye te Keshillit teQarkut te Korcës pas zgjedhjeve vendore të vitit teshkuar, si perfaqsues i Aleances per Qytetarin.".
Rrugen e ndritur te intelektualit te ndershem democrat, po e ndjekin, shoket kolegete e tij, femijet ELDA dhe GENTI, per nje demokraci te paster e te shendoshe.
Le te shndrohen keto fjale modeste tonat perkujtimore, per te paharuarin Gezim Demçolli, si pararendese per nje motivim e vlersim me real e te merituar, nga organet dhe intituconet e vendit e ato lokale, si simbol dhe frymesimi te kesaj figure te shquar, per te ardhmen e shendoshe te demokracice dhe te ekonomise ne Shqiperine e prapmbetur, per kaperximin e tranzicion te pafund, progresin ekonmik dhe avenirin e jetes ekonomike, si bashkeudhetare e denje e Europes moderne e te qytetruar.
Mirenjohje e krenari, me respekt te paharuar familjes