Kulturë
Kolec Traboini: Çohu Avni nga varri me Adem Jasharin
E shtune, 13.08.2016, 05:11 PM
Kolec Traboini
ÇOHU AVNI NGA VARRI ME ADEM JASHARIN!
Çohu Avni nga varri
Me Adem Jasharin
Gjamë ka sot Kosova
Kërkon Nana djalin.
Çohu Avni nga varri
Se të ka ardh sahati
Këlyshët në Kosovë
I ka lënë Esati.
Troje fal shqiptari
Is Mustaf tradhtari
Hashim Pash magari
Mjer Kosova sot.
Del Kadri Veseli
Si Kadri Mehmeti
Ikën toka e shtetit
Si një mall pa zot.
Shtrenjtë kushtoi liria
U vranë gra e fëmija
Tokën e përgjakur
Sot e qajmë me lot.
Po ku janë dëshmorët
Që në Çakorr u vranë
Ja falën malazezit
Dhe pa varr i lanë.
Moj Kosovë martire
Ma s’të paskan Nanë
Sepse trupin tënd
Shkaut sot ja dhanë.
Linde, një Anvi
Linde, moj sojnike
Me Adem Jasharin
Ti thonë fund kësaj klike!
Më mirë është me dekë
Se Nanën me dhanë
Me ta kall huaji
E pa nder me të lanë.
Me dhanë Nanë e motër
Bashkë me truall e shpi.
Ah, e mjera votër
Kuku, moj Shqypni!