E premte, 29.03.2024, 05:30 AM (GMT)

Kulturë » Berisha

Berisha: Vepër me peshë historike dhe kulturore

E shtune, 06.08.2016, 02:15 PM


Doli nga shtypi MONOGRAFIA “PEJA NËPËR VITE E SHEKUJ” e autorit, Reshat NURBOJA

VEPËR ME PESHË HISTORIKE DHE KULTURORE, KU TANI MUND TË MËSOHET PËR PEJËN DHE PËR VLERAT E PËRGJITHSHME KOMBËTARE DHE JO VETËM KOMBËTARE...!

(Reshat NURBOJA: MONOGRAFIA “PEJA NËPËR VITE E SHEKUJ”, botoi “Lidhja Qytetare e Kosovës” – 2016)

Nga Sejdi BERISHA

Në këtë vepër-dokument e dëshmi, e cila këto ditë doli nga shtypi, autori, opinionit dhe lexuesve ua ka sjellë një rrumbullakim të vlerave historike, historiografike, kulturore, arsimore, shkencore, ekonomike dhe shoqërore që nga kohërat më të vjetra. Ai, në këtë libër ka shtruar e përjetësuar një materie e një material të rrallë dhe përmbajtjesor, si dëshmi të rrallë, që kësaj qendre komunale me rëndësi të veçantë i ka munguar deri me tash, e cila dëshmi reflekton rrugëtimin historik dhe shkencor e kulturor të Pejës nëpër vite e shekuj, nëpër periudha të ndryshme kohore.

Shprushje dhe begatim i shkencës dhe i historisë

Monografia “Peja nëpër vite e shekuj” e Reshat Nurbojës, pa hy tani në analiza të thella, i ngjanë një stralli mbase një drite që zbardhë e përshkon të kaluarën e këtij qyteti, të këtij vendbanimi, i cili, padyshim se tash ka një peshë të re të veçantisë por edhe të rrugëtimit historik, ekonomik, kulturor, politik dhe arsimor e shkencor.

Këto veçanti, autori i ka vënë në piedestal përmes literaturës së shumtë, përmes shënimeve nga më të lashtat e deri në ditët e sotme. Andaj, ky dokument-histori, tani, në mos asgjë tjetër, sot do të shërbejë edhe si shprushje dhe plotësim i diturisë, i shkencës dhe i historisë, me dëshmi e dokumente për zhvillimin e përgjithshëm të kësaj qendre komunale me bagazh të madh historik, e cila, deri me tash ka qenë një dëshmi kohe e shkapërderdhur nëpër shkrime e dokumente, shumë prej të cilave edhe atëbotë janë shkruar sipas aktualitetit shoqëror dhe politik.

Vepër e cila sikur historinë e Pejës dhe më gjerë e sjellë në shuplakë dore...

Kjo vepër, në të cilën janë prezantuar shumë dëshmi, dokumente dhe foto nga më të vjetrat, pothuaj se detalisht janë përjetësuar ngjarje historike, kulturore, ekonomike, arsimore dhe shkencore, të cilat sikur historinë e Pejës e sjellin në shuplakë dore tek secili lexues dhe tek i tërë opinioni i gjerë.

Janë përjetësuar emra e emra të fushave të ndryshme, të cilët tash, lashtësinë, të kaluarën historike, të djeshmen dhe të sotmen e kësaj ane e kanë bërë shumë më me peshë, por edhe më me vërtetësi për heqjen e dilemave, për rrugëtimin e Pejës dhe të banorëve të saj.

Pra, Monografia “Peja nëpër vite e shekuj” e Reshat Nurbojës, tani është thesar që i ngjanë një stacioni prej nga secili mund të orientohet, dhe nga këtu për të mësuar e ditur për vlerat tona të përgjithshme kombëtare dhe jo vetëm kombëtare.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora