Kulturë
At Pjetër Mëshkalla: Jetë e re
E merkure, 03.08.2016, 06:47 PM
Nga At Pjeter MËSHKALLA S.J.:
JETË E RÉ
Në kthesën e një djali të ri:
“Kaq i vogël fëmi e kaq i madh mëkatar!”
Sh’Augustini
Në zemrën teme lindi jeta,
shpirti asht mbushun me dëshirë,
me ndriti mendjën e vërteta,
vuejtjet më duken gurrë me hirë.
Lindi Krishti në zemrën téme,
më pruni paqë e dashuni,
më rreshi forcë e ngushëllime,
zhduku errësinën e burgut të zi.
Unë dikur me mburrje shkojshe
për pusina, kurtha e léqe;
krime n’têrr unë farkëtojshe:
holla vrapin për rrugë të kéqe...
Epshi e faji janë veriga
që, tue lëmue, të skllavënojnë;
shpirti s’ka qetësi në punë të liga,
që, veç rrathët ma fort shterngojnë.
Mallkue kjoftë për jetë mbrapshtia,
rruga e turpit sot kjoftë pré!
U thyen prangat, ktheu liria,
shtegu u hap për J E T Ë TË R É !
BB 1954.
Shenim nga Fritz Radovani: At MËSHKALLA poezinë e ka shkrue në Burgun Burrel, (BB) në 1954. Piksynimi i Autorit nder të gjitha shkrimet e Tij ishte: “Mbajtja naltë e optimizmit tek Rinia Shqiptare, e cila, nder pranga vetëm dëshprohej..!”