E enjte, 25.04.2024, 02:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Gjergj Kastrioti ishte figura më popullore në Europë

E shtune, 30.07.2016, 07:59 PM


Gjergj Kastrioti ishte figura më popullore në Europë

Nga Gjon KEKA

Sic dihet Gjergj Kastrioti me trimërin e tij të madhe,pastaj urtësin dhe vizionin ka bërë jehonë jo vetëm tek arbnorët dhe popujt e gadishullit ilirik ,por edhe në mbarë botën. Europa e pa atë jo vetëm si të zotinë e arbërisë, por nga veprat edhe si të zotin dhe shpëtimtarin e Europës dhe të civilizimit të familjes europiane në përgjithësi.Ndërsa bota e lakmoj dhe admiroj veprën dhe atë se si një njeri si ai doli përball dhe ndali hovin e Perandorisë famëkeqe osmane e cila kishte numër më të madh të ushtrisë në terren nga ajo që kishte Gjergj Kastrioti respektivishtë shteti i arbërit.Kështuqë ai me urtësin e një monarku të madh dhe me veprat e tij u bë figura më popullore e Europës.Shumë popuj në kohën e tij kishin vënë shpresat tek ai, kishin kërkuar ndihmën e tij, rasti i ndihmës për mbretin e Napolit dhe përpjekja e tij për të qenë i pranishëm në Betejën e Varnës tregojn se ai ishte aktori kryesor i lëvizjes së gjallë të shpirtit europian dhe mbrojtjes së themeleve të këtij kontinentit që rrezikohej nga barbarët osman.Duhet nënvizuar se që nga viti 1443 respektivisht viti 1444 Gjergj Kastrioti shihej para syve të botës si një lider i madh ,si një monark i cili me urtësinë e tij bashkoj trupin politik e ushtarak të shtetit të arbërit dhe gadishullit ilirik ,si një kryetrim i europës që mbronë atdheun e përbashkët nga pushtuesi barbar osman.Figura e tij u kornizua tek shumë kombe të Europës dhe botës edhe sa ishte gjallë, ndërsa lavdia e tij u rritë pasi vdiq(1468),kjo sepse mungesa e tij përkonte njësoj me mungesën e shpirtit të heroizmit të arbënisë dhe Europës,prandaj vlera e tij e madhe u njoh edhe më shumë kur europën dhe botën e pushtuan librat e karaktereve të ndryshme mbi historinë e jetës dhe veprës së tij e gjerë edhe tek prodhimi i filmave e kengëve për të dhe heorizmin e vizinin e tij.Në fakt duhet thënë edhe këtë bota duke shkruar për të ,shkroi edhe për arbërinë, duke shkruar për arbërin ata e njohën edhe më mirë se cilat ishin rrënëjt e tij, cilët ishin paraardhësit e tij dhe mbi të gjitha e njohu madhështinë e tij.

Prandaj popullariteti i madh i Gjergj Kastriotit në Europë dhe botë është edhe sot dhe se ai do të jetë popullor gjithmonë ,kjo për faktin se ai tani është i pranishëm kudo në sheshet, rrugët dhe metropolet europiane e më gjerë.Thjeshtë ai është gjallë ,shpirti i tij dhe vepra e tij jetojn brenda gjallërisë së trupit arbnor dhe europian përjetësisht.Kështu gjaku i tij dhe shpirti i tij nuk do ta lë të vdes arbëria dhe as civilizimi ynë, ai , pasardhësit e tij janë ata që duhet ta qojnë në vend testamentin e tij ,sepse vetëm kështu përmbushet vullenti i tij i madh për një arbëri të lirë dhe një europë të qëndrueshme e të fuqishme që ruan rrënjët e saj në unitet.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora