Kulturë
Tefik Selimi: Frymëzime të dhembshme
E diele, 24.07.2016, 01:55 PM
Një vepër poetike me frymëzime të dhembshme e të dinjitetshme…
Nga Tefik Selimi
Poezia është një lloj “arti” muzikor. Është një lloj kënge që ka gjini, melodi, ritëm, përjetim, ndjeshmëri, por ka edhe fuqi vullkanore nga brenda, e cila shpërthen për frymëzime aktuale. Poetët janë ata që shpërthejnë dhe këndojnë për jetën, atdheun, prindërit e për movite të tjera. I tillë është Ahmed Mora, një poet që është nisur kaherë rrugës poetike. Ai ka bërë hapat e guximshëm në hartimin e vargjeve, sidomos të vargjeve të “sinqerta” e me plot frymëzime poetike e artistike. Këto vargje të tij janë plot kumbim e gjallëri jete. Janë dhembja e tij e brendshme.
Autori Ahmed Mora është i lindur më 1944 në fshatin Jagoll, rrethi i Kërçovës. Shkollimin fillore e kreu në vendlinje, ndërsa ka diplomuar në Gjuhë e letërsi angleze në Universitetin e Prishtinës – dega e Fakultetit Filozofik. Pas studimeve, karierën e ka filluar në Gjimnazin “Hajdar Dushi” të Gjakovës, mandej ate e shohim në Gjimnazin “Ivo Llolla Ribar” tash “Sami Frashëri” në Prishtinë, e më vonë ai ka punuar në Qendrën shkollore në Kaçanik e në disa mese të tjera shqiptare. Ahmed Mora është një zë kryengritës. Kryengritës me shpirt e me vepra. Andaj, në vitin 1988, Ahmed Mora shpallet si disident politik për aktivitetet e tij subverzive ndaj sistemit komunist në ish-Jugosllavi. Pas kësaj, ai më 28 dhjetor të vitit 1988, ishte shpallur si papërshtatshëm dhe i rrezikshëm për sistemin komunist. Jo vetëm kaq.
Para pak kohësh, A. Mora botoi vepren poetike me titull: “Poezi frymëzimi”. Është kjo një vepër poetike e frytmëzuar nga dashuria e madhe që ka poeti ndaj atdheut dhe popupllit të tij shqiptar. Më tepër kjo vepër poetike të lë përshtypjen e një vepre me tone e “zjarmi” poetike, por të lë pështypje për ato frymëzime me motive atdhetare. Poeti në fjalë, edhe vetë e thotë këtër “uni” tij poetik që në fillim të vepërës së tij se, “bota duhet të vetëdijësohet e të mos i mundëson askujt të krijon monopol mbi emrin e Iliro-maqedonasëve antik, aq më pak t’u mundësohet të paidentifikuarëve sllavo-“maqedonëve” n‘Dardani – IRJM-në që është pjellë e artificiale e kopukut Tito...”(f.6). Këtu poeti është plot revoltë dhe, duke parë kahjet e zhvillimeve në dëm të shqiptarëve, ai ngre zërin e qytetitit intelektualë. Poeti është për jetë normale, jeteë të re. Na kujtohen vargjet e poetit të mjerimit, Migjenit, “Tëq birt e shekullit t’ri”, të cilat janë aktuale edhe sot.
Veprës në fjalë “Poezi frymëzimi” i prinë poezia “Rikthimi në atdhe”. Kjo poezi është me elemente nostalgjike, por ajo “prek” edhe pjesën atdhetare. Kjo është një lloj poeme lirike, ku autori ikjen e popullit nga atdheu dhe vendosjen e tij në dhe të huaj, e she dhe e shijon “ si pelin”, sepse populli i tij është i dërmuar nga ky vallëzim me brengat e jetës. Poeti qan me ngashërim e papushim . Ai në këtë pomë të gjatë i drejtohet masës duke i quajtur “malok”, të cilët, si shton ai, “ndaj prindit e atdheut s’keni besë”, sepse, atdheu ynë, është “ari çdo pëllëmbë toke e tij” etj. Kjo është një nostalgji e poetit, i cili nuk dëshiron t’i shohë vëllezërit e tij në mërgim apo në dhe të shuaj. Ja si shton autori: “Ktheni fëmijët tuaj në vatrën që shqip flet/ vetëm atdheu do t’ju ruajë si folur n’kuletë” (f.9).
Ahmed Mora, poet kërçovar, qahet dhe i mallkon ata që marrin rrugën e kurbetit. Ja si ia thotë këngës poetike: “Oh! Sa e poshtër është kjo jetë sot!/ E mira dhe e keqja s’dallohen dot!/ As i urti s’e njeh diturinë/ As i robëtuari s’e përjeton lirinë!”(f.11). Është kjo një poemë paksa prektëse me tone të dhimbshme që ndjen poeti thell nga brenda, ndaj popullit të tij që vuan dhe duke jetuar në skamje, ai detyrohet ta marrin rrugën e kurbetit, atje ku nuk gjen qetësi jete e as pune.
Poezia “Hija e rrapit” është një krijim fort intim, ku autori shpreh dashurinë e flaktë ndaj të dashurës së tij. Këto përvlime të zjarrta janë të kohës së rinisë së autorit, i cili, si shumë krijues të tjerë, të cilët e “posedojnë” këtë aspekt të poezisë, edhe Mora e posedon dhe me një artikulim jo vetëm origjinal e intim, por mjaft të ndikuar nga këngët popullore të dashurisë. Ja si ia thotë këngës autori: “Ku të takohemi me përkushtim/ Ishte vendi i hijes së rrapit vendtakim/ Rrrugëtimi deri atje të kapur dorë për dore/ Zogjtë pushonin këngët, fladi bënte qetësi” (f. 14). Kjo “pjesë” e artikulimit është një lloj idile dashurie rinore.
Andaj, ky artikulimi i sinqertë i autorit të përkujton poezitë e Zef Serembes apo të Naimit, poetit të madh të Rilindjs sonë kombëtare. Aty gjen shprehje të rrralla poetike, shprehje që dalin nga fundi i zemrës dhe gulqojnë për një puthje me plot afsh, apo, kur te dy të rinjtë takohen dhe takimi i tyre është i zjarrtë, njëri-tjetrit disa fjalë ia thonë, si:”a të kujtohet sa të çmendur ishim që të dy në valët e zjarrta prush... /Ngelëm të sodisim qiellin e shohim yjet me radhë/...zemrat u përvluan e shpirti na u bë prush/ pengesa mbetën vetëm siluetat tona në sy/ E ne ikëm që të dy të lagur të bërë qull...!(f.14). Kjo është bukuri e rrallë poetike! Vërtet, poezi frymëzimi.
Krahas poezisë me motiv dashurie, Ahmed Mora, në veprën e tij ka të radhitura edhe poezi të tjera me motive nga historia jonë e hershme shqiptare etj. Ai, në poezinë “Mustafë, Rexhep e Fazli Mora”, poeti i kthehet të kaluarës sonë historike, ku, nëpërmjet tri figurave atdhetare, ai e lidhë ngjarjen e historike, Lidhjen e Prizrenit, ku shton: “Jeni vazhdimësi të Lidhjes së Prizrenit/ Themeluesëve Abdyl e Mid’hat Bey Frashërit”! (f.157).
Në veprën “Poezi frymëzimi” të Ahmed Morës gjejmë edhe poezi të tjera, të cilat autori ua ka kushtuar disa figurave të njohura shqiptare. Është poezia me vlera poetike kushtuar Nënë Terezës, e cila, si shton autori, kjo ishte një nënë e zonja shqiptare, e cila”Një shekull skamjesh mbajti mbi supë/ Nyjen e trishtimit e mbëtheu/ U kthye pastaj iu përkul Zotit:/ - Mëshirë e mirëqenja për njerëzimin!”(24). Pra, autori nuk e anashkaloi këtë figurë të madhe të bamirësisë, e cila, si shton autori: “Kur u nda nga jeta/ Baladë për Nënë Terezën shkruaj/ Të jehojë amaneti i saj brezërive:/ Paqa, urtia të jetësohen në shekuj!” (f.24).
Sidoqoftë, në këtë vepër poetike të A. More, veçmas dallohet poezia “Frymëzimi”, e cila është marrë edhe si titull i veprës në fjalë. Kjo poezi është kulmore e kësaj vepre poetike. Këtu ka dhembje, ka vaj, por ka edhe lot e evokim i së kaluarës së hidhur të popullit shqiptar. Këtu poeti qan, loton, derdh lot, madje edhe lëshon edhe zjarrmi nga brendnësia për kohën e rëndë, e cila po e tjetërson popullin e tij nëpër vende të huaja. Poeti di të këndojë e të ngre kushtrimin se erdhi koha dhe populli në zjarr hidhet për të mbrojtur atdhenë. Ja si shton poeti në fjalë: “Të huajve ua themi: Ti pjellë e keqe barbare!/ Nuk të lejojmë t’na mbush peng Mëmëdhenë!/ Të katër vilajetet të ujitura me gjakun tonë/ atdheu im është tokë stërgjyshore e jo copë copë!” (f.68-69). Poeti këtu ngre zërin dhe proteston që të rinjtë tanë t’mos shkojnë në vende të huaja, sepse atje larg do të jetë i mallkuar.
Ai kështu këndon: “Mos shkoni n’shtete t’huaja se humbni vetëvetën/ Është mallkim hyjnor të humbni vlerën dhe besën/ Shteti lulëzon kur të rinjtë i rrit vetë në këtë botë/ Atëherë është hija e rrapit e vatha me shqerra plotë!” (f.69). Është pra një krijim i fortë poetik dhe, kjo poezi e autorit konsiderohet një perlë e veprimtarisë së tij poetike. Aty ka refleksione atdhetare, por ka edhe refleksione dhimbjeje dhe mallkimi. Sepse, si shton autori, “në shtet të huaj i humb fa gjitha, gjuhë e komb”, e mandej, “ e gjora zemër do të rrënkojë veç për vatan!”. Autori qan, rrënkon, por edhe e mallkon këtë rrugë djellakeqe që e marrin të rinjtë tanë, ku në atdheun e stërgjyshërve “ruhet gjuha, vlerë e lashtë pellazge” Poeti shton se, “atje ku do të veni, vendin tuaj do ta harroni, ku do t’ju merr malli për dru, lisa, rrap e shkurriza, e më tepër do t’ju merr malli për farefisin që e latë me brenga e lot n’sy!” (f.70).
Lidhur me veprën në fjalë, në Antologjinë poetike me titull “Duke vallëzuar nëpër fjalë”, Baki Ymeri, një figurë e shquar e përkthyesit dhe poetit, që tash e 30 vjet jeton në Bukuresht, ka shtuar se, poezia e Ahmed Mora është poezi e guximit dhe e dinjitetit. “Porositë e Ahmed Mora janë konstruktive për përspsektivën e vlerave tona letrare. Poeti Mora fshikullon krokodilët e kolektivit shtetëror të një kohe të kaluar: nëkujtime është ngulitur skenari i kthetrave kolektive, me ca projekte të zeza e agresion, që s’më hiqet as sot! Murtaja mbante shpatën e Demokleut mbi qafën tonë, gra e burra si Sizifi arrin në kulm të mbijetojnë”, kështu është shprehur B. Ymeri, poet e përkthyes nga Bukurishti.