E enjte, 29.07.2021, 11:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Begzat Rrahmani: Thënie të tunxhta (11)

E diele, 17.07.2016, 06:03 PM


Begzat Rrahmani

THËNI TË TUNXHTA DHE MEND(DIME) TË TURBULLTA XI

GRA TË DHUNUARA

1.-Pas luftës Shqiptarëve u është mbyllur goja, kurse politikanëve dhe të punësuarit në administratë ndien si gra të dhunuara...???!!!

LIDERËT PERENDIMOR

2.-Po të bënte këto marrina një lider perendimor ai menjëherë do të jepte dorëhekje prej pozite, bile edhe do të vetëvritej. Kurse te ne ato krenohen dhe marritë i rrisin...???!!!

LIDERËT TONË

3.-Liderët tonë barabarsinë e shikojnë duke marrë pjesë në Qeveri dhe kënaqësitë e tyre i përjetojnë duke vrarë popullin e vet dhe askush su bënë gjë...???!!!

SHTETI MUSKULOS

4.-Me marritë e zgjedhjeve dhe shtetasit shqiptar  atë që se bëni shteti Shqiptar tash e bënë shteti Maqedon-muskuloz...???!!!

ÇMENDURI INJORANTI

5.-Ministri i arsimit hiç pa marre tha:

- Nuk kam ditur se Kushtetuta (s)’na lejon të kemi Universitet. More i çmendur a nuk dinë çfarë të drejtash kanë pakicat në botë, u turrët me Marrëveshjen e Ohrit të jemi komb si romët, serbët, vllahët ...???!!!

PAGIM DHE TRAJNIM

6.-NËNA SERBI i ka paguar dhe trajnuar shumë mirë SHQIPTARËT Qeveritarë, parlamentarë, liderë dhe kryetarë për të pasur KOSOVËN-SHTET vetëm një mandat apo një dekadë dhe pastaj NËNËN e dashur Serbi e ulin këmbëkryq në mes të Prishtinës...???!!!

SHQIPTARËT

7.-Shqiptarët janë një popull i çuditshëm ato të keqen nuk munden ta shohin prej leximit të shkrimeve dhe të kaluarën historike, por e shohin atëherë kur e përjetojnë në lëkurën e vet, atëherë është shumë vonë...???!!!

BOMBARDIMI AEROPLANIT

8.-Nuk do të kishin ndodhur këto marri dhe shkatërrime sikur të kishin bombarduar aeroplanin i cili mori rrugën për në Brisel, por ashtu janë të porositur...???!!!

SHKABA DHE KRYQI

9.-Përherë shqiptarët prekin me gisht e hanë me grusht, por dijeni prej tradhtisë...???!!!

VOTIMI

10.-Presidentin e votuan ato dhe ata që ti mbrojë dhunuesit dhe kanibalët serb...???!!!

TORBESHET

11.-Torbeshët mendojnë se janë Turq te devotshëm vetëm me përshëndetjen MERHABA...???!!!

TRADHTI TË MËDHA KOMBËTARE

12.-Politikanët shqiptarë janë INTELEKTUAL të vegjël me tradhti të mëdha kombëtare...???!!!

POLITIKANËT SHQIPTARË

13.-Të gjithë politikanët shqiptarë janë për një përdorim, pastaj hidhen në pleh si qen të zgjebosur, ose theren si derra e derrkucë...???!!!

PRESION NDËRKOMBËTAR

14.-Shqiptarët kurrë nuk kanë pasur kërcënime dhe presione siç kanë pasur Serbët në Kumanovë dhe Maqedonasit në Ohër,  por ato kanë ditur ç duan dhe nuk kanë qenë dhe nuk janë frikacakë analfabet dhe poltronë si SHQIPTARËT me një fjalë kërcënuese i zgjidhin dhe i mbushin brekët...???!!!

SHTIMI SHQIPTARËVE

15.-Shkrime nëpër gazeta dhe me fjalë nëpër kafene shtohen SHQIPTARËT, kurse me shkrim dhe statistikë shtohen MAQEDONASIT...???!!!

MAQEDONIA

16.-Shqiptarët e duan Maqedoninë,  por Maqedonia nuk i donë SHQIPTARËT...???!!!

S’ KANË AS KOMB E AS FE

17.-Ato në që në shpirt e zemër kanë paratë e arin, ato s’ kanë as komb e as fe...???!!!

KTHEJNË BYTHËN

18.-Partitë shqiptare ku duhet të tregojnë muskujt ato tregojnë dhe kthejnë bythën...???!!!

VRASJE ME POROSI

19.-Ne Kumanove  u be vrasja prej mikut e jo prej armikut...???!!!

TE CMENDUR

20.-Shqiptaret besën e kane trashëgim por jo për

vëllain dhe mikun, por për armikun veçanërisht për atë sllav... ???!!!

REALITETI

21.-Maqedonasit e dine realitetin prandaj janë aq te frikuar...???!!!

 

 

VENDI I PUNES

22.-Vendi i punës nuk te bene te mençur, shume here ta rrite mendjen dhe bëhesh budalla...???!!!

GISHTIN NË BYTHË

23.-Xha Bitin e pyeta çfarë mendimi kishte  për MARRËVESHJEN E OHRIT, ai duke dridhur  cigaren ashtu ngadalë ia nisi:

- Eh more nipçe Marrëveshja e Ohrit është një PALLAT me një bahçe të madhe ku pronar janë vetëm MAQEDONASIT, kurse  SHQIPTARËT janë qiraxhi prandaj përherë politikanëve tonë ua fusin GISHTIN NË BYTHË...???!!!

KU SHKOHET PA GJUHË

24.-Një funksionar i lart i NATO-s i tha një funksionari të lart të BDI-së:

-Pse rreni se do tu pranojmë në NATO, ne në NATO pranojmë KOMBE me GJUHË, e FLAMUR, kurse ju hoqët dorë nga këto. U treguat të pa pjekur dhe të çmendur...???!!!

POLITIKANËT JANË TË PISTË

25.-Të gjithë politikanët janë të pistë, por më i pistë është ai që mohon nënën e vet që e ka lindur...???!!!

 

 

HERONJ KOMBËTAR

26.-Vetëm shqiptarët në botë sjellin dhe votojnë ligje që janë kundër KOMBIT  dhe vetvetes, dhe pastaj kërkojnë të shpallen si heronj kombëtar...???!!!

FAKULTETI JURIDIK

27.-Në Maqedoni duhet të mbyllet dhe kurrë më të mos ekzistoj Fakulteti Juridik. Krejt kompetencat duhet ti jepen kryetarit të shtetit, por me kusht që ai të jetë total analfabet...???!!!

ÇMIMI NOBËL

28.-Çmimi Bobël duhet ti jepet atij që fali kriminelët që bënë krime të rënda dhe duhej të bënin më tepër se një mijë (1000) vjet burg, por ai KRYEKRIMINELI i shpalli si  të ndershëm dhe të pa fajshëm...???!!!

VETËVRAJE

29.-Unë përpara kisha bërë vetëvrasje se të lëpirë atë që e kam pështyrë! Unë nuk jam shqiptar që aq lehtë dhe shpejt të heq dorë nga emri, mbiemri, gjuha, flamuri, himni...ashtu siç hoqi dorë ai atje dhe ky këtu prej këtyre që i përmenda pak më lartë...???!!!

LIMANOSKI-SKAT

30.-Dikur kishim një LIMANOSKI kurse tash kemi shumë Limanoski dhe Limanoska, më mirë me thënë e tërë Qevereja, Parlamentarët dhe anëtarësia e tyre, në mes Limanoskit së atëhershëm dhe këtyre ka një dallim të madh, ai Limanoski nuk e mohonte gjuhën shqipe dhe Shqiptarët, kurse këto kanë një ALERGJI ndaj këtyre dy fjalëve, prandaj kurrkund nuk përmenden as në Kushtetutë e as në nëpër ligje, u lumtë DUISTA ...???!!!

OFENDIMET

31.-Shqiptarët në pushtet dhe shqiptarulët nuk mërziten kur i ofendojnë ato, por ato mërziten kur shqiptarët ofendojnë ato të tjerët, ashtu siç na ofendojnë me ENCIKLOPEDINË. Ajo nuk qenka kurrgjë, në krahasim me atë veprën e rrezikshme “THËNJE TË TUNXHTA DHE MEND(DIME) TË TURBULLTA”, e të mos flasim për të tjera...???!!!

NË HESHTJE

32.-Në heshtje kaloi “MARREVESHJA E ORISË”, në heshtje kaloi ligji për PASAPORTAT, ku të gjithë jemi MAQEDONAS, u realizua ëndrra e atij që është në Qeveri se kur do të vijë do ta bëjë modelin AMERIKAN. Në heshtje kaloi ligji heqje dorë prej GJUHËS SHQIPE për të shkuar në Evropë dhe në NATO, atje nuk shkuam por ligi MARREVESHJA me shkrim ngeli, atje pranojnë KOMBE me gjuhë, kulturë dhe burra e jo burreca, me morra. Në heshtje kaloi ligji për mbylljen e fakulteteve në Universitetin e Tetovës. Afër është të kaloje ligji për paralelet e përziera-arsim të integruar( ua ka tollovitur trurin parja-kosi si atëherë kur ia bënte atë punë hoxha asaj...e ai mendohej). Në heshtje përgatitet ligji për regjistrim, por sipas modelit Amerikan...???!!!

ME SHKRIM DHE ME GOJË

33.-Kur sillet ligj në dëm të Shqiptarëve përpilohet dhe precizohet mirë dhe shkruhet me germa të arta, kurse kur sillet ndonjë ligj në dobi të Shqiptarëve ai bëhet me gojë, bile njëri thotë duhet tjetri thotë s’duhet dhe nuk e shfuqizojnë atë ligjin e parë që ishte në dëm të Shqiptarëve, ashtu siç është ligji për TOPONIMET i disa viteve më parë. Prandaj mua më vjen një vendim prej atij qytetit me dy Universitete Begzat RRAHMANI nga Kiçevo...???!!!

DY BETIME

34.-Funksionarët shqiptar kur vinë në poste japin dy BETIME. Njërin se do të jenë të devotshëm, ndaj shtetit dhe se do të punojnë me mish e me shpirt, për të mirën e shtetin. Dhe i BETIMI i dytë që është me shumë vlerë për shtetin se aty BETOHEN se do të punojnë me mish e me shpirt në DËMË të kombit të vet, kuptohet më vonë edhe në dëm të vetvetes, por aq ua pret truri. Prej shtetit kanë shumë privilegje, por edhe kontroll të rreptë, një devijim i vogël u shkon koka, kurse ata të kombit të vet zgjohen shumë vonë, kur dëmet

janë bërë...???!!!

MINJ LABORATORËSH

35.-Shqiptarët në Maqedoni trajtohen si minj laboratorësh në medicinën moderne...???!!!

PROFILET

36.-Në shtetin e Maqedonisë Shqiptarët kanë ekspertë të çdo profili, por jo edhe për liderë partiak...???!!!

SATIRA

37.-Satira satirizon, godet, apo fishkëllen një person, apo disa persona dhe ato me të drejtë nervozohen, por ama duhet ta dinë se ato persona apo i person godet, apo godasin tërë kombin, prandaj duhet të kërrusin kokën dhe të  heshtin...???!!!

ENVERISTA-STANILISTAT

38.-Enverista-Stanilistat shqiptar janë më të rrezikshëm për kombin se sa ortodoksët sllav...???!!!

MALLKIMI SLLAVO ORTODOKS

39.-Sllavo ortodoksët mallkojnë teknikën e shekullit të kaluar për shkak se zbuloi fëlliqësirat e tyre ndaj botës e veçanërisht ndaj shqiptarëve...???!!!

 

 

SHQIPTARËT ORTODOKS

40.-Dikur shqiptarët ortodoks kanë qenë shumë të mençur, duke parë rrezikun nga ortodoksët sllav se ato mund ti sllavizonin ata pranuan  fenë islame, por në shpirt e në zemër u ngeli dhe më shumë u forcua SHQITARIZMI...???!!!

DRAMATIZIMET

41.-Në Maqedoni nuk ka krizë politike, por ka dramatizim dhe MARRËVESHJE politike, në mes maqedonasve dhe partnerit të koalicionit maqedono-shqiptar për bërjen e Maqedonisë si shtet mono etnik. Këtë kur do ta kuptojnë shqiptarët do të jetë shumë vonë...???!!!

VIKTIMAT E ORTODOKSIZMIT

42.-Viktima të ortodoksizmit në Ballkan kanë qenë, janë dhe do të jenë Shqiptarët, kurse në Evropë ishin Anglezët prandaj një ditë thanë ne kthehemi në shtëpinë tonë e ju vazhdoni me VËLLEZËRIT ortodoksë...???!!!

FUNFSIONARËT SHQIPTAR

43.-Funksionarët Shqiptarë janë si ushtarët GEJ. Ata kur e shohin atë shokun i hedhin armët, kurse funksionarët shqiptarë kur i shohin paret i ulin pantallonat dhe harrojnë; babën, nënën, fëmijët, familjen, kombin e vatanin vetëm e vetë të ruajnë ato të shkreta pare dhe pozitën në pushtet...???!!!

KRYQI ORTODOKS

44.-Leja për ndërtimin e kryqit ortodoks në lagjen shqiptare ktheu fakultetet e mbyllura në UT, por kryqi do të jetë i përjetshëm, kurse ato fakultete të përkohshëm dhe do të mbyllen kur do të jetë koha më e përshtatshme për qeveritarët e lartpërmendur...???!!!

KONDICIONI

44.-Të gjithë politikanët e popujve të Evropës kanë kondicion politik dhe nuk lëshojnë pe për atë që shkon në dëm të atij populli, por kjo nuk  është edhe te politikanët Shqiptarë. Atyre si u plotësohen interesat personale ata pranojnë çdo të keqe në dëm të popullin e vet...???!!!

SHQIPTARULAT FAKULTETLINJË

45.-Ata që s’munden ta arrijnë perëndimin me kulturë dhe dijeni, i kthehen lindjes, siç është rasti me ata mjekroshët shqiptarë dhe disa shqiptrula fakultetlinjë  që rrugëve përshëndesin me merhaba dhe selama vetëm e vetëm të kenë autoritet te masa e ulët, bile edhe vajzat dhe gratë e veta i kanë mbuluar të tregohen si besimtarë të mirë, pa mos e çarë kokën se tregohen si antikombëtar...???!!!

DIKUR TURQIT

46.-Dikur Turqit e jepnin (e shitnin) tokën dhe detin tash Shqiptarët e japin dhe e shesin Shqipërinë dhe Kosovën...???!!!

SOFRABEZI

47.-Dikur si sofrabez te besimtarët e mirë është përdorur flamuri, kurse tash një imamatllar si sofrabez përdor pëlhurën me kryq...???!!!

INTELIGJENCË E SHKATËRRUAR

48.-Në xhami ligjëroi imami gati dy orë, një orë e gjysmë arabisht-s’ di, ndoshta dhe gjysmë ore shqip, por jo pastër. Mohoi gjuhën shqipe dhe Kombin Shqiptar të gjithë kishin hapur sy e veshë, kur dolën u përshëndetën me selam e kabull e magbull, por asnjë fjalë shqipe, i lumtë kësaj inteligjence dhe rinie...???!!!

MYFTIU I SERBISË

49.-Këto ditë u zgjodh MIFTIU i Serbisë, si dikur IMAMËT e Turqisë, me Kuranin nën sqetull e Kryqin për qafe...???!!!

ISHTE HABITUR GJERMANI

50.-Në një fshat shqiptar së bashku me një kurbetçinj kishte ardhur edhe një gjerman. Ishte habitur me shtëpitë pallate, por më së shumti ishte habitur kur në qendër të fshatit kishte parë shkollën e fshatit ahur për kafshë dhe xhaminë e fshatit pallat të pa parë. Kishte thënë:

- Ju vërtetë jeni mëkatarë, rinoni pleqërinë e

vdisni rininë...???!!!

E HËNGRËM

51.-E hëngrëm në Përzhinë-o një lloj siç e hëngrëm me Marrëveshjen e Ohrit...???!!!

ËMBËLSIMET

52.-Muzikën e bëjnë fjalët-tekstet, kurse ajo i ëmbëlson fjalët...???!!!

GJËRAT E MËDHA

53.-Gjërat e mëdha i bëjnë njerëzit e “ vegjël”, deri atëherë kur ato dalin në sipërfaqe dhe atëherë fillon ti respektojë rrethi...???!!!

MARRËVESHJA E TRETË

54.-Në Marrëveshjen e tretë në rend dite do të jetë të vriten njëqind mijë shqiptarë (100.000), me kompromis jo aq sa thash më lart por gjysmat dhe me kusht që të mos ketë në atë numër djem dhe vajza liderësh...???!!!

PA HERDHE

55.-Deri tash të gjithë shqiptarët që kanë qenë në Qeveri, para i kanë tredhur, dhe pastaj kanë filluar punën por këta s’kanë pasur aspak herdhe...???!!!

QELBËSIRAT

56.-Ranë  maskat edhe për ato që heshtin në Partallment siç i thoshte dikur baca Salë Kërçova, por edhe për ato dramatizantët që lehin e ndërsehen vetëm e vetëm me shpresë për ato të shkreta vota, por kundërmimi i tyre qenka edhe më i qelbur se ato të parët...???!!!

REGJISTRIMI

57.-Kriza dhe Marrëveshja politike Maqedono-Shqiptare ia arriti qëllimin. Shqiptarët tash më do të jenë nën njëzet për qind. Regjistrimi do të bëhet pa droje. Arsimi superior do të shkrihet si kripa në ujë, Ju lumtë o tradhtarë me vepra e jo si neve që na bënit pa asnjë argument...???!!!

TË MIRAT E LUFTËS

58.-Lufta na solli shumë të mira, por më së shumë varre e lapidarë, vejane e bonjakë dhe urrejtje e varfëri...???!!!

TASH E  KUPTOJ KURANIN

59.-Dikur daja më tha:

-Tash e kuptoj se ç’ thuhet në Kuran edhe pse është serbisht, por pse intelektualët dhe imamët nuk kërkojnë të kemi Xhamit tona siç i kanë kishat ortodoksët dhe katolikët...???!!!

ÇAJUPI ËSHTË I MADH...

60.-            I                            II

S’ di ç’ e ka shtyrë       Ndoshta e kanë kripur Ta mbrojë ai fenë         Si kaun në livadh

Kur deri dje thoshte     Që ta bëjnë të vogël

Është vetëm rrenë...     At dikur të madh

III                                IV

Ti thuash idiot               Ndoshta ai dikur

Çajupit të madh             Që më dërgonte adresa

Do të thotë s’ka merita  Gjeti një të përkulur

Ai kokë livadh...           Që i mungon qëndresa...

V

Dimë çfarë ka bërë

Turku në këto troje

A prapë e pritni

Juve tu bëjë roje...???!!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora