E marte, 03.12.2024, 01:56 AM (GMT)

Kulturë

Baki Ymeri: Humanizmi, bujaria, respekti dhe solidariteti

E diele, 10.07.2016, 10:59 AM


HUMANIZMI, BUJARIA, RESPEKTI DHE SOLIDARITETI

(Behide Hasanaj, Koordinatore e Shoqatës "Nënë Tereza" me seli në Luzern të Zvicrrës dhe anëtare për të Drejtat e Njeriut "Für Menschenrecht - Weltweit für Bedrohte Völker - Schweiz")

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Jeta është një jehonë që kalon nëpër tunelin e kohës. Koha është një vlerë që rend drejt ardhmërisë, duke i fshehur shekujt e shenjtë. Aq e çuditshme është kjo jetë, saqë një ditë zhgënjehesh edhe nga njeriu që e ke dashur më shumë se vetveten mund të zhgënjehesh! Aq shumë e donin gjermanët Hitlerin dhe shqiptarët Enverin saqë më në fund e panë, u  bindën se ata nuk ishin njerëz por “patriotë” dhe idiotë. Kështu mund të thonë edhe për ne një ditë, ata që e frenojnë ardhmërinë duke u marrë vetëm me të shkuarën.

Varfëria e veshur në të zeza,  vjen si një korb i zi në mesnatë. Shpirti është shkenca supreme. Asgjë nuk mund të qëndrojë përmbi këtë shkencë. Qenja e shpirtit është tejet e thellë. Sipas Heraklitit, atë s'mund ta gjesh, edhe po qe se e kërkon përgjatë krejt rrugëve të botës. Nga burime të verifikuara kuptojmë se Zonja Behide Hasanaj, motra jonë kosovare me banim në Zvicër, të cilës ia kushtuam një numër të revistës “Shqiptari”, gjatë dhe pas luftës, vazhdimisht ka qenë dhe është në mesin e skamnorëve, të cilëve u duhet ndihma sa materiale aq edhe morale. Me nismën e saj u organizua edhe koncerti i bamirësisë në pranverën e këtij viti, në Solothurn, në hapësirat e restorantit „Rrushi“ pronar i së cilit është zt. Gjergj Laskaj, për t`i ndihmuar gratë pa burra, në zhvillimin e punës dhe ekonomisë në Dardhë të Madhe (Krushë të Madhe), ku me punën e tyre në Kooperativën Bujqësore „DARDHA E MADHE (KRUSHA E MADHE)“, të rrisin dhe shkollojnë fëmijët e tyre jetimë. Nënat Dardhane (Krushjane). Znj. Behide i falënderon nga zëmra të gjithë ata të cilët shprehën vullnetin e tyre për të ndihmuar këtë nismë të saj, që në vijim dëshmohet me të dhënat respektive, ku defilojnë bamirësit dhe ndihma e dhënë e tyre. Si ilustrim kemi foto me pamje ku shprehen falënderimet për ndihmat e dhëna në vijim:

Behide Hasanaj -50 Fr, Dr. Sefejdin Haxhosaj – 1.000 fr, Fitim Hasanaj – 100 fr, Ganimete Bajraktari – 30 Euro, Naim Dellova -100 fr, Fran Gjini – 30 fr, Zojë Gjini- 30 fr, Sali Beslimi – 30 fr, Arta Dina – 30 fr, Arben Dina – 30 fr, Agim Demolli – 40 fr, Feride Demolli – 40 fr, Sylejman Morina – 30 fr, Skender Laçi – 30 Euro, Pren Bala -100 Euro, Florie Avdyli – 30 fr, Herolinda Avdyli – 30 fr, Jetmire Avdyli – 30 fr, Bardhe Nanqe – 30 fr, Bashkim Berisha – 30 fr, Fahrije Berisha – 30 fr, Mirjeta Ukzimaj – 30 fr, Ramë Ukzimaj – 30 fr, Almedina Halimi – 30 fr, Dedë Prenoka – 30 fr, Dafina Prenoka – 30 fr, Diana Prenika – 30 fr, Behlul Berisha – 90fr, Ramadan Esati – 210 fr, Bexhet Sela – 30 fr, Fatime Jashanica – 100 Euro, Flora Balaj – 100 fr, William Nokaj – 50 fr.

Në këtë koncert bamirësie përveç zonjës Behide Hasanaj, si organizatore për organizimin e këtij koncerti për bamirësi, ndihmuan edhe shumë të tjerë si: Masar Dogani–dizajn, Andolina Muja – moderatore, Flora Balaj-ndihmës, Aladin Ramadani–ndihmës, Abaz Fejzullahu–me shkrime për media, Syri Blu–televizon me seli në Soloturn, Astrit Mulaj–këngëtar, William Nokaj–lojë shpërblyese, Ansambli folklorik “Mërgimi” në Lozan, televizioni shqiptar TVSH, Gjergj Laska me bashkëshortën–Tereza pronar të restorantit “Traube-Rrushi”, Langendorf Soloturn, që mundësoi koncertin, si dhe Hekuran Rexhepi–rapsod i mirënjohur i trashëgimisë shpirtërore të folklorit shqiptar në Zvicër.

4 Nëntor 2015. Kështu ështe Zvizra Humane! Kryetari për të Drejtat e Njeriut jep Çmimin Kryetarit të nje Komune të Italise se si ka ndimuar refugjatët qe të kenë strehim në Riace të Italisë, ku edhe sot aty jetojnë. Prej kahmosit kanë ardhë me anije në atë kohë. Dominikano Lugamo, Kryetari i Komunës. Ishte kënaqësi me pa dikend duke marrë Shpërblim për Humanitetin siç e ka bërë Zvizra. E bëri këtë jo veç për këtë, por shumëkujt i ka dhënë Çmim Kryetari për të Drejtat e Njeriut, Gopf Berweger Me shumë respekt, Behide Hasanaj.

Nga faqet e “Shqiptarit, sipas Zonjës Behide kuptojmë: 31 Tetor 2015. Pason një Mirënjohje ndaj kontribuesve dhe vullnetarëve të kohëve kur Kosova pat nevojë për ndihmen e Zvizrës, ku edhe rezikuan me jetë shtetësinë zvizrane. Me krejt familje e lëshun Zvizrën e shkuan. Plot 16 vite nuk u respektuan deri më sot, as mirënjohje, as veteranë, as strehë mi krye, plus minat as që shkojn me i hekë! Ky është respekti falas. Unë e ndij veten shumë keq për ket rast. Jam e prekur moralisht dhe shpirtërisht se ia kemi borxh që të bëjmë diçka për këtë familje të dashur që sakrifikuan për larine. Si e gëzojmë sot që t’i dalim në ndihmë Familjes Bala? Të paktën të kenë rrymën, ujin, bukën, krypën, miellin dhe strehimin e duhur, sepse e meritojnë. Kontakti 00386.49.364.228. Ju falemenderoj nga zemra për ndihmën Tuaj! Me Respekt, Behide Hasanaj.

FEMRAVE TË DHUNUARA GJATË LUFTËS NË KOSOVË (1998 - 1999)

Zürich, 05. 05. 2013 - Ju bëjmë thirrje, të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë, ta përkrahni nismën për ndihmë femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë (1998 - 1999), nga forcat militare e paramilitare serbe. Serbia bëri gjenocid ndaj shqiptarëve, duke i larguar me dhunë nga vendbanimet e tyre, vrau e masakroj rreth 15 mijë shqiptarë, dhunoj rreth 20 mijë femra të të gjitha moshave, pastaj plaçkiti, dogji e shtakërroi shtëpi e pasuri të shqiptarëve. Për këto veprime të shëmtuara e të pa dënuara deri më sot, përgjegjësinë e mbanë aparati kriminal shtetëror i Serbisë në krye me kriminelin Sllobodan Millosheviq dhe institucionet tjera akademike e fetare siç janë: Akademia e Shkenceve të Serbisë, Kisha Ortodokse serbe etj.

Këtë nismë e morrëm, për t`ua lehtësuar, sado pak jetën e përditshme nënave e motrave tona, në të gjitha drejtimet e nevojshme, si kategori e veçantë jo vetëm të rrezikuar materialisht por edhe me pasoja të rënda shpirtërore dhe fizike, shumica prej tyre me sëmurje të pashërueshme, të lëna jashtë PËRKUJDESJES institucionale e shoqërore deri me tani! Behide Hasanaj, Koordinatore e Shoqatës "Nënë Tereza" me seli në Luzern të Zvicrrës dhe anëtare për të Drejtat e Njeriut "Für Menschenrecht - Weltweit für Bedrohte Völker - Schweiz".

*  *  *

Nderimet më të larta për të gjithë luftëtarët, heronjë e dëshmorë të rënë për lirinë e atdheut, në të kaluarën, për luftëtarët e U?K-së, për veprimet e tyre, familjet e tyre, për familjen e Jasharajve për vetëflijimin e bërë për lirinë e Kosovës, familjet e mbeta pa burra, fëmijët jetim, të pa aftit e mbetur nga lufta, këtë ua kemi borxh për jetë e mot. Por, një nderim të veçantë ua kemi borxh, mbi 20 mijë femrave të dhunuara nga formacionet ushtarako-policore të Serbisë gjatë viteve 1998-1999, gjatë luftës në Kosovë, sepse ato ishin të pa mbrojtura në kushtet dhe rrethanat e krijuara qëllimisht nga Serbia pushtuese! E kemi për detyrë dhe përgjegjësi vetanake dhe shoqërore, besa edhe u kemi shumë borxh, dhe duhet të mbajmë përgjegjësi dhe të kujdesemi për jetën e tyre të rëndë e të lënduar, pa fajin e tyre, me pasoja të shumta shpirtërore e shëndetësore.

Është një padrejtësi që u është bërë deri më tani atyre, (për moskujdesin e treguar nga institucionet shtetërore të Kosovës), të cilatë ballafaqohen me jetën e përditshme, jo vetem me skamje dhe mjerim, pa përkrahje materiale, morale dhe institucionale në nivelin e duhur dhe të merituar. Andaj Ju bëjmë thirrje të nderuar bashkëatdhetarë/e, kudo që jeni, të jepni ndihmesën tuaj materiale dhe morale, në mënyrë që sado pak t'ua lehtsojmë dhimbjet nga skamja dhe vuajtjet shpirtërore, vajzave, nënave dhe motrave tona heroina..! Me nderime, Behide Hasanaj,  Koordinatore e Shoqatës "Nënë Tereza" me seli në Luzern të Zvicrrës dhe anëtare për të Drejtat e Njeriut "Für Menschenrecht - Weltweit für Bedrohte Völker - Schweiz". Zürich, 05. 05. 2013

TË DHËNAT PËR HUMANITARËT

Shkruani emrin dhe mbiemrin, nr.e telefonit dhe adresën tuaj elektronike, në përkrahje të nismës për ndihmë femrave (vajzave, motrave dhe nënave) të dhunuara nga ushtria dhe policia serbe, gjatë luftës në Kosovë 1998 - 1999. Ju falëminderit për mirëkuptim!

Sab Gashi shkruan: Kam Nderin te ka nje mike siç është Zonja Behide Hasanaj. Ky eshtë Interneti, që na bën te mundur të komunikojmë ndërmjet nesh me Njerëz Humanë që punuan për Atdhe – për kombin me vite të tëra! Kurse sot jem të zhgënjyer me atê që kemi nje qeveri të korruputar. Qe po e çon vendin drejt shkatërrimit- humnerës . Pra kjo eshte qe gjith ata veprimtarë te shumtë të kauzës kombetare. Nuk po mundemi te marrim veten kur po shofim se si dikush munndohet te dal mbi veprat tua dhe mundi tend, me vite. E nuk e kan nje lek - evro ne xhep . Dhe mundohen te bejn Fajtor në qoftes, nuk bashk punon me ta! Pra ka ardhe koha ta ndajm shapin nga sheqeri! Ne qoftes duam të ecim para me popullin! Per Ty Zonje e nderuar respekt shume qe jeton dhe vepron ne Zvicer!

Rrespekt per ju dhe kontributi qe keni dhën . Me dekada . Po dotë kemi bashkpunim rreth kauzés të Diaspores ku dote jemi gjith bashke me ata qe ikan duart e pasterta! Ju pershendes dhe shume shume flm per info! Paçi një ditë të mbarë!



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora