Kulturë
Kristaq Turtulli: Orë të pagjuma jemi vëlla
E marte, 05.07.2016, 07:11 PM
KRISTAQ TURTULLI
ORË TË PAGJUMA JEMI VËLLA!
Orë të pagjuma jemi vëlla, Ne,
Orët e zemrave të emigrantëve,
Me vete kemi marrë uratën e nënave,
Heshtjen e rëndë të baballarëve...
Por kanë marrë të ftohtë brinjë më brinjë...
Shpërndarë jemi në skaje të ndryshme,
Ku ka filiza jete;
Në cepat e holluar, të lektisur të yjeve,
Në krahët e dehur të ëndrrave të purpurta të fëmijve,
Në bishtat e përflakura të kometave,
Në mesin e monopateve, dallohen gjurmët e përrenjve,
si shpirtra të humbura xhunglave,
Rruginat e memories gjarpërojnë në shpate, male,
Por shpesh herë zënë skorje.
Behet errësirë,
Duhet drita e Pormetheut t'u prijë...
Ikën shqiponjat, ikën vëlla,
S' kanë më fole,
Ngaqë ka shumë zvarranikë.
Në kthinat e pista dergjet etja, dehja, orgjia
Mizantropie dhe prinçeshë është kurvëria,
Orët e pagjuma grinden në rrudhat e thella..,
Me tik-take të pandërprera dhe të malluara.
Atje gjenden zemrat e vagëlluara të emigrantëve
Vëlla im i lodhur. Atje....
Por frymët e ngrohta
Po ftohen prej erërave të rrugëve,
Po bëhen akull vizionet e papara të ëndrrave.
Baballarët ndanë udhës me baltë,
u bënë plepa të thatë,
Dhe kandilat e zemër plagosura
NËNA,
Po shuhen një nga një.
Ashtu siç bien litarët e urave lidhëse...