E hene, 09.12.2024, 12:58 PM (GMT)

Kulturë

Nafi Çegrani: Folklori shqiptar në Maqedoni

E diele, 03.07.2016, 10:52 AM


TË RUHET FOLKLORI SHQIPTAR NE MAQEDONI

Nga Nafi ÇEGRANI

Në Maqedoni, vend piktoresk me bukuri të panumërta natyrore ku jetojnë shqiptarët me  gjuhën, traditat dhe kulturën e tyre të begatë dhe të stërlashtë, me një xhelozi e kujdes të  posacëm ruajnë thesarin e tyre më të cmuar – folklorin dhe traditën në   përgjithësi dhe në vecanti  ritmin e këngëve dhe të valleve burimore, nuancat dhe tonet karakteristike të veshjes kombëtare popullore. Madje  edhe zakonet, doket e ndryshme, këngët e motmotit, ato të dasmave dhe martesës, por edhe këngët e gyrbetit si një kategori e thukët dhe të gërshetuar me të gjitha elementet e vlerave folklorike shqiptare…

Dihet se folklori shqiptar është një  fushë  që karakterizohet me cilësi dhe vecori të spikatura dhe të  posacme, të cilat fare pak i ka folklori i popujve të tjerë në shtigjet e Gadishullit  Ballkanik. Shqiptarët si popull me tradita që jetojnë me shekuj të  stërlashtë në trojet e tyre etnike në Maqedoni, duke e cmuar dhe ruajtur me shpirt këtë thesar, gjatë tërë historisë së tyre përballë stuhive dhe uraganeve, përplotë batica dhe zbatica në  kohë dhe  hapesirë, sipas prirjes dhe  sipas shpirtit të kultivuar dhe të  qenies që kanë shqiptarët në përgjithësi, edhe këngët, valet, doket, traditat  dhe tiparet e veshembathjes popullore i përcjellin me një passion të thukët brez pas brezi… E tërë  kjo më së shumti vërehet gjatë interpretimit të këngëve të dashurise dhe ato lirike në dasma e gëzime familjare, festa e tubime të ndryshme popullore, këngët e bukura  burimore nga këngëtarë  e muzikantë të shquar  / duke perfshirë këtu edhe këngët e burrave me sharki  e qefteli,  këngët e grave dhe të vajzave të cilat I interpretojnë  me dajre e def. Valle të  bukura e të  larmishme janë si ato të  burrave njashtu edhe të grave, të përcjella edhe me  veshjet e bukura kolorite sipas traditës si tek burrat njashtu edhe tek femrat, duke marrë pamjet kolorite dhe me tone të ngrohta, tek meshkujt tirqit me gajtana dhe xhamadana të përshkuar me sumbulla ari, kurse tek femrat me jelek e kemisha të qendisura dhe të pershkuara me ruaza shumëngjyrëshe, të ngjeshura me një prirje e kujdes, e qe edhe në aspektin lirik dhe të artit janë të ngërthyera me naunca e motive të bukura, respektivisht, të pasionuara si rrallë kund, / e që më aë shumti të gjitha këto mrekulli I gjejmë në jetën e banorëve të fshatrave të bjeshkës të Koritës, Gurguricës, Sedllarevës, madje të Strajanit, Padalishtit, Sëmnovës, Qafës, Kalishtit dhe disa fshatrave të tjera që struken pas kurorave të maleve të Sharrit…/

Meloditë, ritmi i këngëve, interpretimi i valleve dhe veshja  malësorce përbëjnë një folklor  mahnitës dhe të cmuar që ka  specifikat dhe karakteristikat e veta përplote elemente ngërthyese të kësaj natyre. Këtu,  hasim edhe  në shumë këngë kreshnike, e që interpretohen me melodi shume te bukura, njashtu edhe me ritme  suptile, gjë të cilat si elemente i hasim edhe  te vallet e burrave që kultivohen rrjedhshëm dhe po aq origjinale me nuancat e një lirike të ëmbël  burimore !

Bie fjala, në Dibër dhe Strugë, ne Kërcovë dhe anet  pitoreske  të Rekës së Epërme, dhe gjer në bjeshkët e Korrabit dhe Opojës, janë këngë, veshëmbathje, valle dhe një folklore I kulluar dhe  gjithsejtë i ngjajshëm me ato të fshatrave të Malit të Thatë  kur përmenda  Sëllarevën, Gurguricën,  Koritën dhe gjer në Simnicë, Padalisht e Strajan, gjetiu ku  shqiptaret ruajn elemente te thukshme te folklorit tone ne përgjithësi, me një xhelozi të vecantë në vite e shekuj, duke  kultivuar  këngët e bukura  popullore të  traditës dhe dashurisë / vecmas ato të gyrbetit/ e që njëkohësisht këto këngë aq mbresëlënëse dhe që të ngërthejnë në shpirt, në shumë raste përcillen edhe  me fyell, def  dhe kavall.Por  në Koritë e Gurguricë, njashtu si në fshatrat e Rekës së Epërme me zyrle e tupan, me daulle e dajre, sidomos dallohen për nga  forma e ngjeshur me karakteristikat e veshembathjes si të femrat njashtu edhe te meshkujve… E gjithandej, edhe dashuria është  e fshehtë dhe pa lahjka, e ciltër dhe e kulluar si burrimet e tyre që vijnë furrishëm nga shkëmbenjt e maleve dhe bjeshkët baritore që të  japin freski edhe në pikë të  verës, plotë shushurimë e arome lulesh e jargavani në pranverë, e në  tbane e stane dëgjohet cicërima e zogjëve larkatar dhe kënga e bareshës me blegërimën e deleve  apo jëhona e fyllit të bariut…

Edhe kërcovarët, sidomos Zajazasit këndojnë bukur /të njohura janë këngët dhe valet  e tyre me aq lirikë dhe bukuri interpretimi, sic ka qënë  shembull kreshniku i këngës Rexhep Zajazi  madje edhe të tjerëve të gjeneratave më të reja me vëllëzërit Dervishi/.Gati në cdo hap janë të njohura këngët melodike të cilat i përshkon  një melos specifik i toskërishtes që I kemi ato të Ladolishtit, por edhe andej ku gërshetohen me  elemente të melosit gegërisht të Veleshtës, Livadhisë apo edhe disa fshatrave të tjera të kësaj ane, gjithësesi janë këngë që të ngërthejnë thellë më uzdajë e mallë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora