E merkure, 11.12.2024, 03:14 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Vendi im i shenjtë

E diele, 03.07.2016, 09:58 AM


VENDI IM I SHENJTË

 

O, vendi im ,

O, djepi trim !

Kund si n’ ty nuk gjejë gëzim ,

As nuk bëjë pushim !

Erdhi nata , tash është terr –

Mua gjumi nuk më merr !

Unë me trup në shtrat jam shtri ,

Por me mendje te ti rri !

Refreni :

Mirë mëngjes , o Tugjec –

Djepi im i shtrenjtë !

Mirë mëngjes , o Tugjec –

Vendi im i shenjtë !

 

O, vendi im ,

O, djepi trim !

Ti që shtrihesh n’ atë Malësi –

N’ ty  gjejë shumë  kënaqësi !

Vend mikpritje e bujarie ,

Buka jote ka shumë shije !

Ke rritë burra për trimëri ,

Atdhetarë me besnikëri !

Refreni :

Mirë mëngjes , o Tugjec ...etj.

O, vendi im ,

O, djepi trim !

Ti që shtrihesh në Gollak –

Ke traditë  n’ konak !

N’ shtëpi t’ vjetra mbulua me kashtë –

Nuk e len udhëtarin jashtë !

Çdo bir nëne në Gollak –

Çdo pëllëmbë toke e mbron me gjak !

Refreni :

Mirë mëngjes , o Tugjec ...etj.

 

Gjilan, më 25.06.2016.  Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora