Kulturë
Hasan Blakaj: Kush të vrau
E enjte, 30.06.2016, 07:35 PM
Heroi Kosovës Ilir Konushevci
Kush të vrau
Kushtuar Heroit Kosovës Ilir Konushevci dhe Dr Hazir Malës
Kush të vrau
O yll i mëngjesit
Kur agimi ty nuk të zinte në shtrat
Kur si qiri i ndezur udhëtoje nëpër natë
Që ti ndihmoje shokët e luftës
Në Alpe atje lart, qytet e n´fshat
Me fytyrë të buzëqeshur dhe t ´lartin shtat
Për jetë të jetëve ti paq uratë
Kush të vrau o engjëlli i kombit
Kurrë ditë t ‘bardha ai mos paftë
Pika në zemër e shpoftë
u verboftë
E më faqe të zezë terë jeta i shkoftë
Pse të vranë o i miri i Dardanisë
Në ato Alpe të bukura të Shqipërisë
Për interesa të ngushta të parasë ?!
a për hatër të Serbisë
Më dorën e zezë të tradhtisë
Gjakpirësit nuk të falen
As ty as doktor Hazir Malen
Nuk të falen sepse ishe yll
Ishe Ilir
Më shpirt të pastër e më zemër të dëlirë
O i miri i tokës kreshnike
Ti bir i devotshëm i Shqipërisë Etnike
T ‘kishin kurdisur kurthet tradhtare
Kjo bandë e ndyrë kriminale
Por, ti
as s´u përkule dhe as si fale
flakë për flakë pushka jote krisi
n ‘lule të ballit tradhtarët i qëndisi
mbeten të vrarë si qen ndërsyesi
Matanë urës, atje buzë lisi
Plagët e hapura ta renduan frymëmarrjen
Mala të barti të plagosur si të vetin djalë
Nuk mund të shkonit më
Ecnit më ngadalë
Gjersa u shuat
Për të mbetur përjetësisht në altarë
Yjet nuk shuhen, gjithmonë bëjnë dritë
Errësirën e ndriçojnë dhe e bëjnë ditë
Viganët si ju përherë i mbajnë në gji
Për ty atdhe, për ty nënë SHQIPËRI
Dr. Hasan Blakaj
Stockholm 30 qershor 2016