Kulturë
Agim Gashi: Për këtë verë nanë do të vi
E diele, 26.06.2016, 08:01 AM
AGIM GASHI
PËR KËTË VERË NANË DO TË VI
Kohë e largët që kur ike
N´rrugë të botes u degdise,
Qaj me lotë e qaj me mall
Bir i nanes t´pres me ardhë;
Tridhet vjet n´mërgim që vate
A t´merr malli i kësaj balte?
Më le guri në rrokullimë
S´të vjen keq për Arbëninë,
S`të vjen keq për fushë e mali
Nanen bir e ka marr malli;
Me të pa, me hjek merzi
Me ti puth dy sytë e zi.
Bir, të them: më mbyti malli,
Me u pa po për së gjalli,
E marr krroqen dal te udha
Aty pari kalojnë burra;
Fort i kqyri mos je ti
Me lotë n´sy kthehem në shpi.
Këta lotë që po më tretin
Po e shtojnë ujin e detit,
Ulem rri nën hije fiku
Sikur zogu jashtë furrikut;
Nëse t´vjen shëndeti n´derë
Eja bir për këtë verë.
Hajt moj nanë ti dert mos ki
Edhe i smutë këtë verë do t´vi,
Se shumë nanë, më mori malli,
Zemren time tanë e kalli;
Do t´ja zamë rrugën e mallit
Kur ti puth rrudhat e ballit.
Hajde bir të pret atdheu
Dhe flamuri i Skënderbeut,
Mos u plak por eja djalë
Të ndalim lotë, të ndalim mall`;
Ska ma kandshëm, ska më mirë
Kur merren ngryk nanë e birë!
23.06.16
Düren