Kulturë
Drita Lushi: Sekreti
E shtune, 25.06.2016, 08:06 PM
DRITA LUSHI
SEKRETI
-tregim-
1) Eusebio dhe Diogjena.
Eusebio, u ngrit të mbyllte grilën.
Pikat e shiut që filluan të binin me forcë mbi xhamat e dritares, iu dukën si lajmëtarë të zhurmshëm vjeshte.
“Vjeshtë mëndjemadhe”- mërmëriti ai me vete, në kohën që largonte perdet bojëmjaltë,për të ulur grilën bojëkafe të dritares.
U kthye në shtrat ngadalë,që të mos i prishte gjumin Diogjenës, e cila kishte dy muaj që kishte ndryshuar sjellje, e dukej sikur diçka i fshihte.
Sado që u perpoq të vepronte lehtë, zhurma e grilës, bëri që gruaja të hapte sytë.
Sa e bukur që dukej ashtu me sytë e mëdhenj bojëkafë, gjysëm të hapur!
Llërët dhe gjinjtë e bardhë qe i dilnin pakëz nga këmisha rozë, ia nxorën përfundmisht gjumin Eusebios, i cili sapo u afrua në shtrat i puthi flokët e artë të shpërndarë deri në jastëkun e tij.
Pastaj, i puthi sytë, vetullat, faqet, hundën dhe buzën.
Aty, puthja e tij mori përgjigje, e nën abazhurin që lëshonte një dritë të bardhë ftuese, nën puthjet që e nxehën atë natë të freskët vjeshte, ata të dy, dukeshin si një skulpurë e bukur, që mund të titullohej: “Dy në një” .
Gjumi i mori në krahët e njëri-tjetrit dhe kur hapën sytë nga zilja e zgjimit, u çuditën dhe qeshën, që mëngjesi i kish gjetur ashtu,siç kishin fjetur.
Pasi u veshën, zbritën, morën makinën nga garazhi, dhe pasi la Diogjenën në qëndrën estetike ku ajo punonte, vrapoi në studion e tij, ku kishte mjaft pune që e prisnin.
Ora trembëdhjetë i gjeti duke drekuar në shtëpi, përballë njëri-tjetrit.
Përmes gotës së ujit, Diogjenës i vajtën sytë tek karrigja bosh, në krye të tryezës.
I hoqi sytë, dhe uli vështrimin.
Eusebois, nuk i shpëtoi ky vështrim,si dhe shpërqëndrimi i së shoqes, e cila që pas vdekjes së Elisës dukej sikur fshihte diçka.
Ai, vuri dorën sipër të sajës dhe i foli butë:
“E dashur, ke gjë për të më thënë?”
Diogjena, ishte shpirtbutë dhe e ndjeshme, cilësi që përputheshin përsosmërisht me pamjen e saj, si diell mbi dëborë.
Eusebio përpiqej të ishte i kujdesshëm, sidomos, tashmë që ajo po futej në muajin e katërt të shtatzanisë.
I dukej sikur po ta mërziste pakëz, lekura e saj do pësonte papritur ndonjë rrudhë që do ia prishte atë lëmim, si lëkura e një fëmije.
E donte, dhe e respektonte fort, për sinqeritetin, drejtësine dhe brishtësinë e saj.
Tashmë tridhjetëetetëvjeçar, i dinte mirë caqet e veta,të familjes, dhe të shoqërisë.
Diogjena ngriti kokën dhe i buzeqeshi ëmbël, kur dora e tij po rrinte pak gjatë mbi të sajën.
Nuk kishte vend për shumë fjalë. Ajo e kuptonte, që ai priste nga ajo, t’i thoshte se çfarë e mundonte.
S’mund t’u shpëtoje atyre syve të zinj aq lehtë, as vështrimit te tyre tundues e ngulmues qe ishin shenja e parë, qe e kishin terhequr aq shumë Diogjenën, dhe kish bërë të binte në dashuri me të.
Kaçurrelat e tij të zeza e të gjata, s’të jepnin përshtypjen e një inxhinieri, por të një artisti.
Ishte një dashuri , “me shkim te pare”
Pasi u martuan,Diogjena ishte mrekulluar nga mirësia dhe eleganca e Elisës.
Ajo e kishte thërritur që në fillim “bija ime” si ta kishte vërtetë,bijën e saj.
Edhe pse i kishte shtatëdhjete vjet mbi supe, ishte akoma e bukur.
2-ELISA
Ajo,binte në sy, për elegancë dhe fisnikëri, në paraqitje dhe sjellje.
Si mesuese muzike, profesioni i saj përshtatej aq bukur me shpirtin e saj te ndjeshëm, dhe të brishte. Elisa të ngjallte mirësi dhe s’mund të rrije pa e adhuruar që pas takimit dhe bisedës së parë me të.
I shoqi, Kastrioti,i duhej te ikte shpesh me sherbime si ushtarak qe ishte, dhe ajo mbetej vetëm. Edhe pas dhjetë vitesh martesë, ata akoma s’kishin arritur te kishin fëmijë.
Eliza e kalonte kohën në piano, e cila i ishte bërë si shoqe, gjate orëve dhe ditëve, që ishte vetëm në shtëpi.
Kur Kastrioti kthehej në shtëpi, ajo vraponte dhe i futej në gji, me mall të madh.
Me vonë, niste e njëjta bisedë që s’mbaronte kurrë; pikërisht ajo e birësimit të një fëmije, i cili ishte bërë i domosdoshëm për të dy.
Me në fund, dëshira e tyre, mundi të bëhej realitet.
Disa muaj rresht u bënë vizitorë të rregullt në shtëpinë e fëmijës.
Aty njohën Ermalin e vogël,që shpejt i bëri për vete, e u bë aq i afert me ta, sa vendosen ta birësonin pas nje viti takimesh të rregullta.
Elisa ia ndryshoi emrin dhe e quajti Eusebio.
Me dëshirën e një gruaje të etur për një fëmijë,ajo ngulmoi që emri i të birit të ishte sa më i veçantë.
Jeta e tyre, me ardhjen në shtëpi të Eusebios ndryshoi tërësisht
Të dy e shihnin të birin në sy;
Kujdeseshin për çdo imtësi, për çdo hap, për çdo ditë e çdo orë të tij; Kujdeseshin për çdo të qeshur të tij.
Kastrioti ikte më rrallë me shërbime, që të ishte pranë të birit sa më gjatë..
Eusebio hidhte shtat e rritej shpejt nen kudesin e dashurine e panderprere te prinderve.
Vitet iknin dhe Eusebio, tashmë adoleshent kishte fituar pavarësinë e vet.
Në bisedat qëElisa bente me te shoqin, kishin vendosur, që sapo djali të mbushte njezet vjec, ta vinin në dijeni, për birësimin e tij.
Por që të dy, e shtynin atë çast, kur do t’u duhej të përballeshin me të birin për ti treguar të vërtetën.
Nuk dinin si do ta priste Eusebio, sidomos tani,qe i dhene i teri pas shoqerise, kthehej vone ne shtepi,e ndonjehere vinte dhe i dehur.
Te dy e prisnin zgjuar derisa ai arrinte ne shtepi,e pastaj shtriheshin me zemer te ngrire.
Shpirti i Elises copetohej nga deshperimi, e nga ndryshimi i te birit, por ndihej e pafuqishme per ta ndryshuar gjendjen.
E donte aq shume te birin, sa druhej dhe ti fliste, se mos ai lendohej. Kjo arriti kulmin kur ai la dhe shkollen.
Ata, s’munden te merrnin guximin ta hapinin kete bisede me djalin e tyre.
Prisnin gjithmone nje dite me te mire.
Kur Eusebio ishte njezetepese vjec, Kastrioti pësoi nje aksident dhe vdiq.
Kjo qe nje tronditje e vertete per te dy: nene e bir.
Ne kete periudhe Eusebio, u shkeput nga shoqeria dhe u mbyll ne vetvete, e iu kushtua perkujdesjes per te emen.
Ndihej fajtor, qe i ati kishte ikur nga kjo bote, dhe s’mundi ta shohe te behej “nje njeri i mire”- keshtu thoshte shpesh.
E kishte peng, te madh.
Rifilloi perseri ne shkolle dhe arriti te mbaronte inxhinierine, madje filloi pune ne nje studio projektimesh.
Elisa e kish brenge qe s’mundi dot t’ia thoshte atehere kur duhej te verteten djalit te saj.
Sa me shume kohe, kalonin se bashku, aq me te veshtire e kishte t’ia thoshte Eusebios te verteten.
Ai po kalonte te tridhjetat dhe Elisa i thoshte shpesh qe duhej te gjinte nje shoqe, te krijonte familje, ta gezonte me nje nip apo mbese.
“Akoma s’ka lindur dikush per mua”- thoshte ai dhe qeshte, e rrokte per qafe te emen, ndaj se ciles kujdesej shume, sikur donte te shlyente tere vitet, ku vemendja e tij kishte qene larg saj.
“Do doja te gjija nje nuse, qe te ishte e mire si ty, dhe te te donte sic e meriton”
Njohja e te birit me Diogjenen e gezoi pa mase.
E donte si ta kishte bijen e vet, ajo ishte aq e embel dhe e sjllshme, sa ia fitoi zemren Elises, sa me shume qe dashuronte Eusebion …
Me ardhjen e Diogjenes ne shtepi, Elisa mendoi qe do ta kishte me te lehte t’ia thoshte te birit te vertetën, por kjo kish qene vetem nje shpresë e kote.
Kur i shikonte te dy qe e donin aq shume njeri tjetrin, por dhe vete atë, mendonte se nje fjale e saj vetem do ti merziste te dy.
E gezimi I tyre, vlente me shume se cdo gje tjeter.
Kur kishin kaluar me shume se dy vjen martese, Elisa pesoi nje goditje cerebrale, dhe s’mundi te ece me.
Me kalimin e muajve, gjendja e saj u be e parikthyeshme.
Diogjena dhe Eusebio u pikelluan aq shume, sa nuk gjinin fjale te ngushellonin njeri- tjetrin.
Ne kete kohe Diogjena i dha lajmin e gezuar Elises, per shtatzanine e saj.
Lotet e gezimit qe rrodhen nga syte e saj, nuk munden ta rikthenin ne gjendjen e meparshme te miren Elize.
Gjendja e saj, sa vinte dhe rëndohej.
Shkëlqimi i syve i venitej ngadalë dhe Eusebio, pikëllohej kur shihte lotë ne cepat e syve te saj.
Diogjena i sherbeu jo si ta kishte vjerre, por si te ishte mamaja e saj. U shkëput nga qendra estetike, duke lënë nje punonjese tjeter, derisa nje dite Eliza “iku” pergjithmone në qiell.
3-Sekreti
“Duhet të flasim i tha bute Eusebio,duke i vënë dorën në faqen e lëmuar.
Të lutem thuamë se çfarë fsheh”
Diogjena u shkreh në vaj.
Ai, e mori pranë vetes dhe u ulën të dy në të njëjtin kolltuk.
“Zemër, nuk duhet të mbash asgjë për vete.Dua të më thuash ç’të mundon.E di që ti e ke dashur njëlloj si unë mamanë.
Jeta vazhdon e ne do bëhemi me fëmijë së shpejti.Ty s’të bën mirë të mërzitesh kështu’’
“I dashur”- mori guximin Diogjena.
“Elisa, dy javë para se të ndahej nga jeta, më kerkoi pranë vetes dhe bisedoi me mua, për disa disa dokumeta, të cilat vajta dhe i mora në dollapin e saj, ku i mbante të mbyllura në një valixhe.
“E di se çfarë ishin ato dokumte?”- iu drejtua Eusebios sikur të priste përgjigje nga ai, për të lehtësuar vazhdimin e bisedës.
“Vazhdo zemër”- e nxiti ai.
“Sigurisht që s’di gjë.Nëse do të dija s’do të të pyesja”.
“Aty lexova aktin e birësimit tënd nga Elisa dhe Kastrioti, dhe emrin tënd të vërtete Ermal’’
Ja ky ishte sektreti që ka ruajtur Elisa, duke mos guxuar të ta thoshte, se mos ti nuk e prisje mirë, dhe ajo e vetme me ty, i trembej aq shumë të vërtetës.
Ajo nuk mund të vdiste pa marrë dhe ti vesh të vërteten, duke ditur që kjo kishte qenë dhe dëshira e babait tënd. Ajo s’guxoi të ta thosh vetë, kur të shihte kaq të lumtur”
Eusebios, i rrëshqitën dy lot.
“Elisa, nëna ime e shtrenjtë dhe e bukur!”- foli si me vete ai.
“Ke jetuar gjithë vitet e tua, me këtë sekret dhe barrë në vetvete”- tha,duke parë foton e së ëmës, që zinte murin kryesor të dhomës së ndenjes, krahas familjarëve të tjerë.
Përqafoi Diogjenën duke i thënë: “Faleminderit e dashur që nuk e mbajte më gjatë këtë sekret”.
“Per mua ata kanë qënë dhe do jenë prindërit e mi të vërtetë, e trishtohem kur mendoj sesa kokçarje u kam sjellë”
****
Atë fundmaji, një cift i bukur me një fëmije gati motak, zbritën nga makina dhe mbajtën rrugën për në varreza.
Vazhduan rrugën të qetë dhe qëndruan para një varri të madh.
Për kalimtarët ishte diçka e pazakonte që këta të rinj, kishin marrë atë femijë të vogël me vete, por atyre s’u bënte përshtypje para “misionit” që i kishin vënë vetes.
Në
varrin e përbashket lexohej:
“Këtu prehen Elisa dhe Kastriot Azgani,
prindërit më të mirë dhe të vetmit në jetën time”
Eusebio.
Mbajtën këmbët, e për një çast heshtën.
Vajza belbëzonte, e tregonte me gisht.
Eusebio ia mori vajzën nga krahët Diogjenës, u ul në gjunjë dhe foli sikur ti drejtohej një të gjalli:
“Elisë, nëna ime e shtrenjtë, nëse vërtet shpirtrat jetojnë e ti na sheh, po të prezantoj me Elisën e vogël, mbesën tënde,për te cilën do isha i lumtur të të ngjante ty”
Heshti dhe ndenji gjatë me vajzën në dorë i menduar.
“Unë e ndiej që shpirtrat tuaj jetojnë në frymën time”- tha, dhe puthi flokët e
Elisës së vogël.