Kulturë
Vahit Nasufi: Malli për vendlindjen
E hene, 20.06.2016, 06:17 PM
Vahit Nasufi
MALLI PËR VENDLINDJEN
Gjithmonë n`zemër kam pasë mall -
Dhe do ta kem, sa t`jam gjallë!
Për vendlindjen shumë të dashur -
Kënaqsitë e jetës aty i kam pasur!...
Në anën e saj veri - lindore -
E rrethojnë malet pyjore,
Në anën tjetër jug - perëndimore -
Shtrihet fusha e saj pjellore.
Aty kam lindë dhe jam rritë -
Për herë t`parë i kam çel syt!
Aty lëshova zërin e parë -
N`prehër t`nënës duke qarë!...
N`qendër t`fshatit kam shtëpinë -
N`lumturi kalova fëmirijnë,
Rrugën e dijes aty fillova -
Shkrim e lexim, aty i mësova!...
Vendlindja ime, është më e mira -
M`ka plotësuar shumë dëshira!
Që i ëndërronte çdo i ri -
Kisha fat, gëzime dhe lumturi!...
Prej saj ruaj kujtime plot -
Kur m`kujtohen m`rrjedhin lot!
Kush çka donë le t`thotë -
Për mua është më e mira n`botë,
Nuk e harroj deri kur të vdes,
Me shokë kur rrija deri n`mëngjes!
Të shkurtëra ishin netët dimërore -
Ishin vitet e arta t`moshës rinore!
Dasmat bëheshin në oborr -
Me këngë, valle dhe humor,
Dëshra për sportin ishte e madhe -
Luajshim top, nëpër livadhe!...
Mjerisht kurbetin e kem trashëguar -
Shumë t`ri n`kurbet kan shkuar!
Shtigjeve t`Europës dhe unë kalova -
Lash vendlindjen n`kurbet shkova!
Që kur e lash vendlindjen time -
Për mua s`pat më kurrë gëzime!...
Ka qenë shkruar prej Perëndisë -
Të jetoj larg shtëpisë!
Dalë nga dalë duke u larguar -
Këtheva kokën për t`i premtuar,
Vendlindja ime po t`betohem -
Kurrë me zemër nuk largohem!
Ia këtheva shpinën dhe vazhdova -
S`e di kah m`erdhi, një zë dëgjova!
Zëri vendlindjes, duke qarë -
Më dëshiroi rrugë të mbarë!...
T`lësh vendlindjen s`është e lehtë -
Malli për të, është shumë i nxehtë,
Që nga zemra s`mund ta largoj -
Shpeshëherë natën e ëndërroj!
Hap albumin e fotografive -
Më kënaqet shpirti prej bukurive!
Ah! sa i lezetshëm është ai vend -
Nuk e di, si s`më ikën mend!
Sa herë syri që i shikonë -
Thellë n`zemër m`përvëlonë!
Shpesh mendoj sa s`është vonë -
Të këthehem për gjithmonë!
Prej mallit që kam, unë ndaj saj,
Mbushet zemra plot me vajë!
Shpirti im, më s`duronë dot!
Zemra qanë, sytë derdhin lot!...
Sa herë shkoj në pushime -
Rahatohem n`vendlindjen time,
Kur i shoh ato ndryshime -
Mal më bëhet zemra ime!...
Kur shkruaja këngë për vendlindjen -
Kujtoja se do t`shëroj dhimbjen,
Por, kjo s`qenka e vërtetë -
Dhimbja e saj s`shërohet për jetë!
Kush nuk donë t`ketë dhimbje -
Le të qëndrojë në vendlindje,
Le të ushqehet me buk e krypë -
Janë t`shijshme te vendi yt!