E marte, 19.03.2024, 07:58 AM (GMT)

Kulturë

Afrim Caka: Ku duhet ta kërkojmë fajin?

E diele, 26.06.2016, 11:00 AM


KU DUHET TA KËRKOJMË FAJIN?

Nga Afrim Caka

Këtë gjë nuk mund ta presim nga vullneti politik, i cili për fat të keq në Dardani është vullnet për të fituar zgjedhjet...

Duhet të flasim për lirinë në kuptimin më të gjëre!

Liria e tyre – është fiksion, sepse ata nuk e dinëse se çfarë është liria dhe kombi. Dhe për këtë e kërkojnë lirin e shantazhimeve dhe flasin për të në kuptimin më të gjërë. Kjo ndodhë sepse një vizion i limituar i edukimit vetëm në rrafshin dijësor, pa marrë parasysh integralitetin e formimit të këtij apo atij politikani dhe të formimit të këtij apo atij fetari, pjellin teknokrat të ligë dhe xhëmatëlinj të dobët mendërishtë e fizikishtë. Pjellin kuadra antikombëtare të pa aftë të bëjnë ligje e politika korruptive, shqiptarë të ligë vetëm për të jetuar në ambiente familjare, pjellin njerëz të varfur dhe trutharë dhe jo shenjë të hapjes ndaj jetës është shenjë e hapjes ndaj së ardhmes.

Liria nga e zakonshmja e sotit, është përçudnuar. Shqiptari gjithnjë gjatë shekujve është përpjekur dhe përpiqët të çlirohet prej diçkaje, robërisë së fjalës, korropsionit dhe krimit të organizuar. Kjo është aspekti më negativ i lirisë. Liria është për të krijuar e jo për të vjedhur. Renegatët këtë e kanë në ëndërr, të cilën dëshirojnë ta materializojnë, dhe për këtë atyre u duhet kjo llojë lirie korruptive dhe krimit politikë! Të gjithë këta injorantë kanë krijuar urdhërat e veta të çuditëshme dhe jo në interes të Atdheut e kombit, nga dëshira e lakmisë duke prodhuar mjerim e pasiguri.

Si duket liria e jonë është e lidhur gjithnjë me të kaluarën e largët nën turqi e shkja e nën korrupsion. Liria është matje shpirtërore, sepse ajo lëviz në mes së panjohurës dhe, ndoshta, dikur do të futet tek e panjohura e errët.

Liria duhet të jetë e lidhur gjithnjë me të ardhmen tonë dhe për të na dhënë krahë... Ajo rastin më të mirë, liria heq prej saj prangat. Por kjo nuk shkon gjithnjë në favor të popullit e shtetit. Disa politikanë e fetarë të korruptuar asnjëherë nuk e vrasin mendjen për popullin dhe lirin e tyre, gjithnjë sillen mbi lirinë, sepse atyre u mungon largpamësia dhe intuita. Nga vjenë intuita, për çfarë dhe përse. Ajo vjen diku së jashtmi, jo nga vetë intelekti, mungesa e të lexuarit. Tek ne mungon drejtësia, mungon guximi i të shprehurit që është shumë e dukëshme në mjedisin tonë. Grumbullohet aq shumë frikë, saqë është e pamundur të jetojmë. Mund të jetojnë vetëm guximtarët. E para gjë që duhet mësuar, është të jemi guximtar. Mund të them me plot bindje se pjesa dërrmuese e shqiptarëve nuk besojnë në “gjykatësit e në polici?”. Në Dardani ka vite që mjedisi ynë është “helmuar” keqas nga pasiguria politike, grabitje pronashe e tje... Të duket sikur kaosi e ka mbërthyer shoqërinë shqiptare e është përhapur një lloj pasigurie. Në këtë kaos, forcat e errësirës përfitojnë deri në ligësi. Nuk ka qenë gjithmonë kështu, tani po ndodhë gjithmonë kështu. Jam i sigurt se dikush nesër do të dal në media dhe të thotë shifra, emra, numra dosjesh të gjykuara duke dhëne rezulltate pozitive. Por shohim se pasiguria në lidhje me krmin ka mbërthyer psikiken e shumë shqiptarëve.

Këtë gjë nuk mund ta presim nga vullneti politik dhe nga hoxhallarët, i cili për fat të keq në Dardani është vullnet për të fituar zgjedhjet dhe kapja pas xhëmatit...

Shqiptarët duan të heqin prej vetes barrën politike dhe të krimit të organizuar. Liria e kësak kaste politike e fetare thjesht kishte krijuar dhe krijon kaos, ky është degradimi e një shteti. Me kaosin duhet luftuar. Vendi u nda në dy kampe. Kjo nuk marakoste asnjë politikan dhe asnjë fetar. Ne vend sundon anarkija e korrupsioni. Njerëzit që morën pushtetin e xhamit, kishin kualifikim të pa caktuar, diploma të falsfikuara “Universitare”, kishin diploma arape nga vendet më ekstreme: këta dinë të vjedhin pasurit e shtetit, këta dinë të vrisnin njerëz sipas sheriatit. Ku kualifikim nuk ka asgjë të përbashkët me zotësinë për të ndërtuar një Dardani të re. Udhëheqësit e luftës luftuan, fituan... dhe në duart e tyre kaloi pushteti e leku, në duartë e tyre kaloi i tërë xhëmati. Por duart e tyre nuk ishin shqiptare.

Për ne është e nevojshme të gjenden njerëz, të cilët dinë të krijojnë, por ata do të jenë ata intelektual e guximtar, të cilët nuk kanë marrë pjesë në luftë... Kjo çështje nuk duhet të jetë delikate. Duhet të vijnë njerëzit krijues të të gjitha kohërave që janë marrë me krijime. Pikërisht për këtë “revulucionarët” nuk i lejojnë ata ta drejtojnë vendin dhe nuk ua japin pushtetin e karrigen. Njerëzit jokrijues - janë renegatë të armikut. Krijuesit nuk kanë marrë pjesë në revulucionet e Brojës e të Prapashticës, e si mund t’u jepet atyre krijuesve pushteti? Këta janë krijues krejtësisht të tjerë, këta nuk marrin pjesë në shkatrrime e shpërlarje truri, nuk marrin pjesë në zhvatje e shpërlarje parash. Por këta nuk duhet ta marrin pushtetin!?

Pushteti duhet të bjerë në duart e atyre krijuesve që kënë prodhur kultur dhe artë. ?do renegat lakmon korrupsionin dhe prandaj ata as që kanë ndërmend ata as që kanë ndërmend ta japin pushtetin. Mirpo në vend sundon kaosi dhe shkatrrimi. Dhe nga dita e ditë vendi zhytet poshtë e më poshtë në vorbullën e mosmarraveshjeve.

Dhe mbajeni në mend: shkatrrimi dhe korrupsioni shkojnë dora – dorës, duke e mbajtur njëri tjertin! Por në kaos të dy këto cilësi si dhe shpërlarja e trurit bashkohen si shoku me shokun...



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora