E marte, 19.03.2024, 07:56 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Gruaja burrit po ia mbledh betë

E hene, 27.06.2016, 04:19 PM


GRUEJA BURRIT PO IA MBLEDH BETË

 

Po i thërret grueja : “ O, ti Njeri –

Çou puno , mos ia le seri !

 

N’ daç n’ shtëpi mos me u ba  zheg –

Shko e blejë sende në treg !

 

Mos me t’ rrahë si darabukë –

Shko te furra e na blejë bukë !

 

N’ daç me  pshtue  pa  ngranë  qytek –

Shko te furra na blejë byrek !

 

N’ daç me   pshtue  pa t’ ngranë ndo ‘i  dreq –

Shko te furra  na blejë kuleç !

 

N’ daç me   pshtue   pa hangër spica –

Shko n’ gjellëtore  e na  blejë  pica !

 

N’ daç me   pshtue   pa  hangër  llos –

Shko n’ shitore e na blejë kos !

 

N’ daç me  pshtue  pa hangër grusht –

Shko n’ shitore e na blejë qumësht !

 

N’ daç me   pshtue  pa t’ ngrehë për qafe –

Shko n’ shitore e na blejë kafe !

 

N’ daç me  pshtue  pa u rrahë me faj –

Shko n’ shitore e na blejë çaj !

 

N’ daç me  pshtue  pa t’ ba  beter –

Shko n’ shitore na blejë sheqer !

 

N’ daç me  pshtue  pa t’ ngranë ndo ‘i  plesht –

Shko n’ shitore na blejë ujë t’ thjeshtë !

 

N’ daç me  pshtue  pa t’ dhanë shup kartë 

Shko n’ shitore na blej ujë t’ thartë !

 

N’ daç me  pshtue  pa t’i  shkulë  flokët –

Mos mi sill nëpër shpi shokët !

 

N’ daç me  pshtue  pa  u ba  qafir –

Mos na bjer n’ shpi mysafir !

N’ daç me t’ ndejë trupi rahat –

Dil në bahçe e mbill rasat !”

 

Gjilan, më 21.06. 2016.       Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora