Kulturë
Kadri Kadiu: Më mbeti mendja, më mbeti
E diele, 03.07.2016, 10:08 AM
MË MBETI MENDJA, MË MBETI
Me trup jam këtu, me shpirt jam atje
Jam një pemë e shkulur, pa rrënjë në dhe
Ky kurbeti i shkretë, na hëngri të gjallë
Qenka shumë i rëndë, malli për Vatanë
Shumë i rëndë qenka, malli për Vatanë
Për varret e Fshatit, për nënën, babanë
Për gurët dhe drurët, malli më ka marrë
Për shokët e miqtë, që kur s'i kam parë
Mendja më ka mbetur, veç në Shqipëri
Më gjezdis e shkreta dhe nuk njeh kufi
Si s'pashë një ëndërr, për vendin ku jam
Veç në Shqipëri, ëndrrat unë i kam
Veç në Shqipëri, atje mendja rri
S'këmbehet Vatani, me një vend të ri
Ku ta gjej Devollin, ku ta gjej Bilishtin
Kudo që të vete, s'e gjej Mançurishtin
Sikur të më falin, gjithë Universin
Prapë në Shqipëri, mendtë do më mbesin
Mendtë do më mbesin, me shpirt do lëngoj
Dhe me sytë e mendjes, atje do të shkoj
Kadri Kadiu
Denver, qershor 2016