Kulturë
Luan Kalana: Devoll, yll në Shqipëri
E premte, 01.07.2016, 08:11 PM
DEVOLL , yll ne Shqiperi..
Devoll, të shoh si pasqyrë me mendje,
syte në horizont, në valët i kam tretur ,
në këmbë, mbi oqean me valët ne breg,
shikimi mbi fushë, lumi gjerdan i derdhur.
-S'më dëgjon, shaluar mbi re, po flas me ty,
në sofer, me ju Burnesha e Kapedanë,
çdo fshat shndrit per ty, fanar diell a hënë
në shkollat , në klasat bëj apel per Ju, me zemër.
-Dua të këmbej fjalë, me sy hapur, si në ëndrër,
t'ju bëj bromb me shishe me dhallë, a kupkë raki,
me Dritin e Devollit, Mbretin , të parin basht dolli,
Skënderi, e bilbilë me fletë më trazojnë me poezi.
-Jemi larg oqeaneve , humbëtirë prapa diellit,
Devoll të kemi në mendje, serenatë a simfoni,
ketu jam me Fuatin , Hysenin, Lidën e Thanin,
Odisej, thurrin si Penelopa, qilima me poezi.
-Devoll e di, një ditë do vij, të të shoh me sy,
me trup e me shpirt të prehem , të tretem në hi,
duam të ngremë per ju devollinj, një bust të artë, ,
se Morava, Ivani e Gramozi, vello stoli , kurorë lavdi.
Luan Kalana
Florida SHBA