Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Devoll, yll në Shqipëri

| E premte, 01.07.2016, 09:11 PM |


DEVOLL ,  yll ne Shqiperi..

Devoll, të shoh si pasqyrë me mendje,

syte në horizont, në valët  i kam tretur ,

në këmbë, mbi  oqean me valët ne breg,

shikimi mbi fushë, lumi gjerdan i derdhur.

-S'më dëgjon, shaluar mbi re, po flas me ty,

në sofer, me ju Burnesha e Kapedanë,

çdo fshat shndrit per ty, fanar diell a hënë

në shkollat , në klasat bëj apel per Ju,  me zemër.

-Dua të këmbej fjalë, me sy hapur, si në ëndrër,

t'ju bëj bromb me shishe me dhallë,  a kupkë raki,

me Dritin e Devollit, Mbretin , të parin basht dolli,

Skënderi, e bilbilë me fletë më trazojnë  me poezi.

-Jemi larg oqeaneve , humbëtirë prapa diellit,

Devoll të kemi në mendje, serenatë a simfoni,

ketu jam me Fuatin , Hysenin, Lidën e Thanin,

Odisej, thurrin si Penelopa, qilima  me poezi.

-Devoll e di, një ditë do vij, të të shoh me sy,

me trup e me shpirt të prehem ,  të tretem në hi,

duam të ngremë per ju devollinj, një bust të artë, ,

se Morava, Ivani e Gramozi, vello stoli , kurorë lavdi.

Luan Kalana

Florida SHBA