Kulturë
Zejdush Kastrati: "Stenta", krim dhe trafikim
E diele, 03.07.2016, 09:19 AM
Rasti "Stenta", krim dhe trafikim...
Nga Zejdush Kastrati
Rasti "Stenta" eshte skandali dhe krimi me i madh pas lufte qe i eshte bere ketij populli e ketij vendi, dhe kesaj radhe, jo nga armiqet e jashtem, por nga vet shqiptaret, apo disa shqipefoles dhe disa turqe e ndonje sllav, jane shumica e tyre qe e kane dhen betimin e Hipokartit, por ne realitet na dolen hipokrite, jane disa qe jane pjese edhe te stafit akademike, apo ligjerojne ne fakultet, jane disa qe edhe jane pjese te subjekteve politike qe perfaqesohen edhe ne Parlamentin e Kosoves, jane disa qe jane pjese te kabinetit qeveritar, jane disa qe axhirojne dhe shkojne edhe ne xhami e kryejne ritet fetare, ...jane shumica preju tyre, qe do te ishte mire, te mos kishin qene fare pjese e kesaj bote, jane disa qe jo vetem na vodhen, na plaqkiten, na rrejten, por edhe na mbyten, na vrane, na koriten, e bene edhe ate kemi menduar se e bene vetem armiku, apo ai, qe jo moti kohe, deshi te na shfaros nga faqja e dheut, por pa menduar kurren e kurres, , se kete e bejne, dhe do ta bejne, ata te cileve, me se shumti u besuam dhe duhet tu besojme!!!
Cdo njeri normal, i cili, , lexon shkrimet e botuara , ne disa media kosovare, te dosjes "Stenta", nuk ka se si te mos tmerrohet, iritohet, sikletohet, te humb besimin e durimin, por edhe shpresen, te urrej e te mallkoj, te shaj, besa edhe te qaj, sepse eshte ne pytje jeta, eshte ne pytje ardhmeria, eshte ne pytje shendeti, eshte ne pytje kombi, atdheu e shteti..( por cili shtet)!!!.
Rasti "Stenta" eshte krim, eshte kemb e krye , trafikim me qenie njerezore, eshte vrasje, por edhe me shume, dhe kete dhimbje, kete traum e kete marri, mundet ta zbus , ta zbraz paksa energjine negative te akumuluar, vetem drejtesia, perkatesisht hetuesia me prokurorine, qe jane hallkat e fundit qe duhet domosdo te veprojne. .