Kulturë
Skënder Hoxha: Tropoja në dritën e ojkonimeve
E diele, 03.07.2016, 09:53 AM
Autori i këtij shkrimi, me disa bytyçasë, gjatë një vizite pune Luginës së Bytyçit, më 27 shtator 2015.
RRETHI I TROPOJËS NË DRITËN E OJKONIMEVE (EMRAVE TË VENDBANIMEVE) DHE TË PATRONIMEVE (MBIEMRAVE FAMILJARË)
NGA MR. SKËNDER R. HOXHA
DISA TË DHËNA PËR TROPOJËN
Tropoja ndodhet në verilindje të Shqipërisë dhe kufizohet në veri me Malin e Zi, në jug me Rrethin e Hasit, në perëndim me Qarkun e Shkodrës (me rrethet Shkodër dhe Pukë) dhe në lindje me Republikën e Kosovës. Vendet historike dhe gojëdhënat [ Kalaja e Rosujës, rrënojat e së cilës ndodhen në fshatin Gri të Tropojës, paraqesin një objekt me vlera studimore historike, i cili dëshmon vendbanime dhe rrugë antike ilire që vërtetojnë lashtësinë 4-shekullore parahistorike. Rreth viteve ’80 një grup arkeologësh zbuloi disa enë antike dhe gurë të fosilizuar, që pas studimeve të shumta rezultuan të datonin rreth 2000 vjet më parë.[62] "Gjyteti" (Qyteti) është një legjendë e cila bazohet në rrënojat e mureve deri në katër metra trashësi që shtrihen në skajin veriperëndimor të fshatit Shoshan, sipër Urës së Shtrejtit dhe përgjatë luginës së Valbonës. Gojëdhënat flasin për shtatë vëllezër dardanë që mbretëruan në këtë qytet antik.[63] "Kungji i Armëve" "Kungji i Armëve" (Kunji i armëve) është një kreshtë malore e bjeshkëve të Tropojës, e cila ndodhet në një pikë strategjike përgjatë shtigjeve që të nxjerrin në zonën e Plavës dhe Gucisë dhe shërben si pikë orientimi për shtegtarët. Të vjetrit deklarojnë se rrëzë kësaj kreshte ka qenë vendi i përshtatshëm dhe më i sigurti ku luftëtarët i strehonin armatimet e rënda pas kthimit nga lufta në mbrojtje të territoreve të sulmuara nga serbo – malazezët.[64] “Mrizet e zanave” lidhen me Eposin e Kreshnikëve, konkretisht me figurat mitologjike - “Orët dhe Zanat”. Mrizet janë hije lisash të gjatë, zakonisht në afërsi të një burimi ujor që shërbejnë për çlodhje dhe pushim. Vendasit besojnë që orët dhe zanat të kenë qenë krijesa të mbinatyrshme që pushonin dhe dilnin nga vende të tilla, të veshura në të bardhë që mbronin personin përkatës që u ishte caktuar (kryesisht kreshnikët e maleve), por edhe ishin shumë të rrezikshme në rast se shkeleshin rregullat e mirësjelljes ndaj tyre.[65] “Dhija briprerueme” (Dhia me brirë të artë) është një legjendë që bazohet në tufat e shumta të dhive të egra, që jetonin në pllajat e bjeshkëve të Tropojës. Gojëdhëna flet për një zanë mali që ishte maskuar si një dhi me brirë të artë dhe personi që do arrinte ta kapte të gjallë, do zotëronte menjëherë aftësi hyjnore. Trimi kryesor i Ciklit të Kreshnikëve, Gjeto Basho Muja (i njohur me emrin Muji) arrin ta kapë dhe në atë moment dhia shndërrohet në zanën e Mujit, e cila e mbron nga çdo rrezik i mundshëm. Poezia e mëposhtme e Ciklit të Kreshnikëve e mbështet këtë variant: "Muja ngusht te kanka kanë Ka rá kershi e ka nxanë S’mun lue dorë as s’mun lue kamë Fort pisket ku je moj zanë, Ku e ki besën qi m’ke dhanë, Po’i pisket Orës s’vet, Thirri shoqet e hajde shpejt, Se, ka rá kershi e m’ka nxanë, S’muj luej dor’ e s’muj luej kamë, Kurrë ma ngushtë nuk paskna kanë."[66] "Guri i shpuem" (Guri i shpuar) është një majë shkëmbi me përmasa të mëdha në bjeshkët e Tropojës, i cili është i shpuar tejpërtej. Legjenda është pjesë përbërëse e Ciklit të Kreshnikëve dhe e lidh këtë fakt me shpjegimin e saj: Kur baruti ishte prodhuar për herë të parë, Muji ngrit dorën lart dhe urdhëron ta qëllojnë me armë për të provuar fuqinë e këtij mjeti të ri luftarak. Kur e shikon se plumbi depërton nga të dyja anët e dorës dhe shpon edhe gurin, Muji deklaron që: “…i paska ardh funi takatit t’njerit” (i paska ardhur fundi fuqisë njerëzore) dhe nga ai moment kreshnikët nuk janë parë më në trojet shqiptare.[67] Mali i Shkelzenit “Shkelzeni” është një mal me një emër të vetëformuar në dialektin e Tropojës që nënkupton: "shkëlzen – shkëlqen – lëshon rreze drite". Gojëdhëna bazohet në ekzistencën e një shpelle të pozicionuar në faqen verilindore të malit Shkelzen (2407 m), të cilën askush nuk ka arritur ta eksplorojë, pasi banorët mendojnë të jetë pika lidhëse e rrugëve të nëndheshme të bjeshkëve të Tropojës. Banorët vendas këmbëngulin në vërtetësinë e legjendës duke shtuar se kjo shpellë ka qenë vendbanimi i Mujit dhe Halilit. Version tjetër që lidhet me këtë mal konsiston në vendndodhjen e dy varreve të mira të dy princërve dardanë. Gojëdhëna tregon se në pamundësi për të mposhtur dyndjet sllave, shtatë vëllezër dardan vendosin të hedhin topuzin nëpër të gjitha trojet shqiptare, në mënyrë që të varroseshin në vendin ku do të binte topuzi. Topuzi i vëllaut të madh dhe të vogël pëplasen me njëri – tjetrin dhe bien mbi një mal ku lëshojnë një dritë “verbuese”, nga ku ka marrë emërtimin “Shkëlzen” dhe varret vendosen mbi majën e këtij mali. Në periudhën e Ilirisë së madhe, Shkelzeni rezulton të jetë në mes të gjitha territoreve shqiptare. Sipas matjes lineare veri – jug, distanca në vijë ajrore nga Mali i Shkelzenit deri në lumin Danub në territoret e Dalmacisë në veri, është e barabartë me distancën e këtij mali deri në Prevezë në jug.[68] “Zogu Sokol” është një legjendë karakteristike që mbizotëron në rrethin e Tropojës. Legjenda thotë se Sokole Halili (vëllau i vogël i Mujit) kishte rënë në dashuri me të bijën e krajlit (mbretit) serb, Tanushën “e bukur si zana”. Ai tenton ta rrëmbejë Tanushën, por zbulohet nga e ëma e vajzës dhe e burgosën për shtatë vite me rradhë. Muji ishte zemëruar me të vëllanë, pasi nuk e kishte dëgjuar këshillën e tij që të merrte nuse shqiptare duke zgjedhur një serbe, prandaj nuk shkon pas tij për ta nxjerrë nga burgu. Pasi plotësohen shtatë vite, krajli e nxjerr trimin në oborr që t’ia presë kokën. Dëshira e fundit e Halilit ishte të këndonte me lahutë dhe mbreti pranon. Gjatë këngës së tij, një zog fluturon mbi kokën e trimit, dhe Sokole Halili i jep mesazh zogut që të thërrasë kreshnikët për ta shpëtuar. Muji me 30 kreshnikë mbërritën në trojet sllave, maskaruan mbretërinë e tyre dhe liruan Halilin, duke u kthyer në bjeshkët e Jutbinës krenarë që kishin nderuar vendin dhe Shipërinë. Në nder të kreshnikut Sokole Halili, ky lloj zogu edhe në ditët e sotme quhet Sokol.[69] “Fusha e Mejdanit” është një fushë e cila shtrihet në fshatin me të njejtin emër të komunës Tropojë, Mejdan. Fjala “mejdan” nënkupton shesh lufte, ku sipas gojëdhënave mendohet të jenë zhvilluar shumë dyluftime kreshnikësh në këtë fushë. Dyluftimet më të rëndësishme që gojëdhënat e Tropojës parashtrojnë janë: dyluftimi mes Mujit e krajlit serb dhe dyluftimi mesGjergj Elez Alisë dhe Bajlozit të detit.[70] "Lkeni i Dashit" (Liqeni i Dashit) emërtohet në këtë mënyrë njëri nga liqenet akullnajore të bjeshkëve të Tropojës, i cili nuk e ndryshon nivelin e ujit në katër stinët e vitit, fakt që lidhet më dëshmitë rreth lidhjeve burimore me akullnajat dhe shpellat mijëra vjeçare. Gojëdhëna pretendohet të jetë e bazuar në një ngjarje të vërtetë, ku motër e vëlla së bashku me dashin e tyre mbyten në këtë liqen. Furka dhe flokët e vajzës dalin tek Vrella e Mulliqit në Kosovë dhe brirët e dashit së bashku me fyellin e çobanit dalin tek Vrella e Shoshanit në Tropojë.[71] Rrethi i Tropojës është i përbërë nga tetë Njësi të Qeverisjes Vendore (NJQV): 1. Bashkia Bajram Curri 2. Komuna Bujan 3. Komuna Bytyç 4. Komuna Fierzë 5. Komuna Lekbibaj 6. Komuna Llugaj 7. Komuna Margegaj 8. Komuna Tropojë Këto NJQV përmbledhin gjithsej 54 fshatra 1.-Qyteti Bajram Curri-ndërtuar në ish fshatin Kolgecaj 2,-Komuna Bujan,-ku përfshin,-fshati Bujan,-Markaj,- Rosujë,- Gri, Lekurtaj, Selimaj, Dunishe - 7 fshatra
3.Komuna Bytyç,-fshatrat:-Zogaj, Kepenek, Kam, Leniq, Pac,-Vlad,-Zherke, Rodogosh,Visoce,-Rusht-Shengjergj,---10 fshatra 4.-Komuna Fierze,-fshatrat,-Degë, Tpla, Dushaj, Raje. - 4 fshatra 5.Komuna Lekbibaj [Nikaj –Mertur]-Fshatrat:-Tetaj, Betoshe, Qeresh-Mulaj, Curraj-Poshtër, Curraj-Epër, Lekbibaj, Gjonpepaj, Palc, Salce, Bricë.-10 fshatra 6. - Komuna Llugaj, f shatrat:-Lugaj, Bukovë, Luzhë, Cërrnicë - 4 fshatra. 7.Komuna Margegaj,-fshatrat:-Margegaj, Fushë-LUMI, Koçanaj, Shoshan, Bradoshnicë, Dragoi,Valbonë, Rrogam, Çerem—9 fshatra. 8.Komuna Tropojë, fshatrat: - Tropojë, Mejdan,Viçidol, Shumicë -Ahmataj, Babinë, Begaj, Berbat, Kërrnajë, Kovaçe, Myhejan, Kasaj, Buçaj, Papaj, Gegaj -14 fshatra.
Tropoja ka një popullsi prej 24491 banorë (sipas censusit të vitit 2011). Vihet re një ndryshim relativisht i ndjeshëm mes të dhënave të censusit dhe numrit të popullsisë së regjistruar në vitin 2014: 28216 banorë NJQV Grupmoshat 0 - 14 15 - 64 - 65+ Gjithsej Bajram Curri 1406 3497 437 5340 , Bujan 565 1636 349 2550, Bytyç 419 968 176 1563, Fierzë 395 1015 197 1607, Lekbibaj 338 786 83 1207, Llugaj 424 1147 216 1787, Margegaj 577 1470 299 2346, Tropojë 1006 2643 468 4117, Gjithsej 5130 13162 2225 20517
Monumentet natyrore –
Vendndodhja: Rrasa e Pesmarrës Margegaj, Shpella e Haxhisë, Maja e Thatë; Margegaj, Shkëmbi i Forcës, Curraj i Epërm, Burimi karstik i Qireçit; Lekbibaj , Rrasa e Currajt; Curraj i Poshtëm, Liqenet akullnajore të Dobërdolit; Çerem, Liqenet akullnajore të Sylbicës; Malësia e Gashit Depozitimet fluvio-glaciale të Shoshajt ; Shoshan,
Depozitimet fluvio-glaciale të Shëmtirës Ragam Bredhishta e Ragamit, Ragam - Shelgu i Rrjetëzuar, Margegaj - Burimi i Qukut të Dunishës, Valbonë - Burimi i Shoshanit, Shoshan - Burimi i Valbonës, Valbonë - Shpella e Akullit, Valbonë - Lugina e varur akullnajore e Kukajt, Ragam - Lugina akullnajore e Motinës, Dragobi - Kanioni i Shoshanit, Shoshan - Blijtë e Markaje, Markaj - Dushkajat e Qafë-Luzhës, Bytyç - Liqeni i Ponarëve - Maja e Hekurave, Margegaj - Mështekna e Lugut të Zi - Lug i Zi Ahishtja "Gurra e Hasan Gashit", Mali Mërtur - Rrobulli në liqenin e Ponarëve, Margegaj - Arra e Dragobisë, Dragobi - Shpella e Dragobisë, Dragobi - Ahishta e Vranicës - Mali i Vranicës, Lugina e lumit të Gashit - Pellgu ujëmbledhës i lumit të Gashit - Lugina e Valbonës, Valbonë [43]
Ne vend te referencave:
Marrë nga një studim i bërë nga specialistë-historianë, shkrimtarë, e specialistë të fushave të ndryshme pranë Muzeut Hisotik të rrethit Tropojë.
“JANË DISA FAQE ME REFERENCA TË SHKRIMTARËVE E STUDIUESVE BRENDA VENDIT DHE TË HUAJ.. (S. Musaj)
OJKONIME (EMRA FSHATRASH) DHE PATRONIME (MBIEMRA FAMILJARË) TË RRETHIT TROPOJË
Në këtë shkrim do të paraqesim ojkonimet (emrat e fshatrave) si dhe patronimet (mbiemrat (llagapet) familjarë) në Rreth të Tropojës. Këtë lëndë onomastike e kemi sistemuar sipas rendit alfabetik:
Emri i fshatit Mbiemra familjarë
AHMATAJ: Mustafaj.
BABINË: Agaj, Bajraktari, Baliaj, Haxhiaj, Hysaj, Lushaj, Madani,
Qeleposhi, Rexha (Rexhaj), Rrustaj.
BAJRAM CURRI: Doçi, Gjuriqi, Logu, Ndoci.
BEGAJ: Halilaj, Imeraj, Kurmekaj.
BERISHË: Avdiaj, Belinjehi, Danaj, Hoxha, Hysenaj, Koloshi, Paloka,
Qerimaj, Saraqini, Vatnikaj.
BËTOSHË: Bushgjokaj, Ukcamaj.
BRADOSHNICË: Arusha, Malizi, Nokshiqi.
BREG – LUMI: Marklekaj, Pepkolaj, Ramaj.
BRISË: Kolndreu, Mhillaj.
BUÇAJ: Boshnjaku, Haxhiaj, Kuçana, Kuliçi, Leci, Neza, Qelia, Qeliaj,
Trezhnjeva.
BUJAN: Basha, Haluci, Malaj, Margjerka, Mulosmani, Vatoci, Vidrica.
CURRAJ POSHTËR: Hasa, Zhivanaj.
CURRAJ - EPËR (të Nikaj - Mërturit): Mrishaj, Ndrevataj, Nikbibaj, Perpepaj,
Prebibaj.
ÇEREM: Çelaj, Goçaj,Isufaj, Murataj, Sylisufaj, Sylshabanaj.
DEGË: Çuka, Hajdaraj, Hoxha, Osmanaj, Vakaj, Zmakaj.
DOJAN: Buçpapaj, Haluci, Hasanpapaj.
DRAGOBI: Dragobia, Ismajlaj, Metaliaj, Sokolaj.
DUSHAJ: Dushaj, Ponari.
GEGAJ: Bajramaj, Dautaj, Dermishaj, Haziraj, Koldedi, Lataj, Lushaj,
Madani, Mema, Padeshi, Sallahi, Sefaj, Shabanaj, Trezhnjeva, Tutaj.
GEGHYSEN: Mulgeci.
GOSTURAN: Gosturani.
GRI: Agaj, Berisha, Hasa, Malaj, Muçhasa, Muldaka, Pecmarku,
Sinani , Sinanaj.
GUCI E TROPOJËS: Nikoçi.
GJONPEPAJ: Dakaj, Gjeloshaj, Gjergjndreaj, Hasvataj, Ndrepepaj, Niklekaj.
KAM: Halilaj, Jahelezi.
KASAJ: Aliaj, Kasaj.
KEPENEK: Ahmetaj, Avdullai, Avdullahi, Mulaj.
KËRRNAJË: Brahaj, Haklaj, Hysenukaj, Kërrnaja, Madani, Tahiraj.
KOÇANAJ: Dollapi, Gelaj, Muçaj, Mustafvataj, Oruçi, Rrustemaj.
KOLGECAJ: Gjongecaj, Gjuriqi, Mustafa, Mustafaj.
KOVAÇ: Çelaj, Gosturani, Hoxha, Sylaj.
LEKBIBAJ: Bushati, Nikaj, Paplekaj, Rosaj, Susaj, Ulnikaj.
LEKURTAJ: Bashkurti, Demushi, Ismajlgeci, Mulgeci, Pepniku, Prengzi, Prengzaj.
LENIQ – ÇORRAJ (i fshatit Pac): Neza.
LUZHË: Abazi, Balaj, Bici, Haziraj, Kaja, Kurbalaj, Matoshi, Mulkurti, Neziraj, Preçi, Ukhysaj, Zeneli.
LLUGAJ: Çakrraj, Gjocaj, Hajdarmataj, Ismailukaj, Mehmetaj.
MARGEGAJ: Ahmetaj, Bisheva, Camaj, Elezaj, Korbalaj, Ormanaj, Sella, Toska.
MARKAJ: Breçani, Buçpapaj, Hajdarmataj, Hasukaj, Kobilja, Logu, Mulaj, Seci.
MEJDAN: Agaj, Memiaj, Sylaj.
MYHEJAN: Kortoçi, Memia, Memiaj, Myhejani.
PAC: Belinjehi, Bytyçi, Demaliaj, Hoxha, Hysaj, Imeraj, Paci.
PALÇ (të krahinës Nikaj – Mërturit): Geci, Muslia, Ukaj.
PAPAJ: Demaj, Hakaj, Haxhiaj, Hykaj, Papaj.
PERAJ: Gjonpali, Kolbuçaj, Marticanaj, Neçaj.
QERESH – MULAJ: Mulaj.
QERRET: Ukshi.
ROSUJË: Hoxha, Margjeka, Margjekaj.
SALCË (të krahinës Nikaj – Mërturit): Kolndreu, Lekndreaj, Progni, Sadriaj.
SELIMAJ TË GEGHYSENIT: Gjonaj, Hajdaraj, Kalbaj, Lomnica, Musaj, Ndrecaj, Osmanaj, Qerimaj, Rexhaj, Sylhajdaraj.
SHËNGJERGJ (të zonës Nikaj – Mërturit): Mulaj, Pjetërnikaj
SHIPSHAN: Qeliaj.
SHKELZEN: Dezdari, (Dizdari), Kovaçica, Osmajnaj.
SHOSHAN: Bashukaj, Byberi, Dega, Mahmutaj, Palaj, Rrukaj.
SHUMICË: Jahaj, Memiaj, Ramaj, Sylaj, Zmakaj.
SHUMICË – AHMATAJ: Ramaj, Sylaj, Zmajlaj.
TETAJ: Gjoklaj, Qehaja, Rucaj.
TPLA: Bashkurti, Buçpapaj, Doçi, Malaj, Mehmeti, Ponari.
TROPOJË: Berisha, Kelaj, Malaj, Mulaj, Papaj, Selmani.
VALBONË: Malaj, Selimaj.
VIÇIDOL: Ferizaj, Halilaj, Papa, Pitamina, Tabaku, Tafaj.
VILIQ: Kaloshi.
VLAD: Geci, Imeraj, Lahukaj, Mahmutaj, Mehmetukaj, Vladi.
ZOGAJ: Aliaj, Gjediaj, Hajdarmataj, Muhametaj, Neza.
ZHERKË: Gjedia, Gjediaj, Hajdarmataj, Mustafaj, Tafaj, Ukaj, Zhuta, Zhutaj.
1.Patronime të sajuara nga antroponime ne trajtën e shquar, me mbaresat: a, i, u:
Babinë: Koloshi, Madani, Rexha; Bajram Curri: Doçi, Logu,Ndoci; Buçaj: Kuliqi, Leci, Neza, Qelia; Bujan: Basha; Bradoshnicë: Arusha; Curraj: Hasa; Dragobi: Dragobia; Degë: Çuka, Hoxha; Dushaj: Ponari; Gegaj: Padeshi; Guci e Tropojës: Nikoçi; Gosturan: Gosturani; Kepenek: Avdullahi; Kërrnajë: Madani; Koçanaj: Dollapi, Oruçi; Kolgecaj: Gjuriqi, Mustafa; Luzhë: Abazi, Bici, Kaja, Matoshi, Preçi, Zeneli; Myhejan: Kortoçi, Memia, Myhejani; Margegaj: Bisheva, Sella, Toska; Markaj: Breçani, Logu, Seci; Pac: Bytyçi, Hoxha, Paci; Palç: Geci, Muslia; Qerret – Zherke: Ukshi; Salcë: Progni; Shoshan: Byberi, Dega, Pala;
Shkelzen: Dezdari; Tropojë: Berisha; Tpla: Doçi, Ponari; Tetaj: Qehaja; Viçidol: Papa, Tabaku; Vlad: Geci, Vladi; Zherkë: Gjedia, Zhuta.
2. Patronime të sajuara mbi bazë antroponimesh (ne trajtën e pashquar) me prapashtesën – aj, si: Ahmataj: Mustafaj; Babinë: Agaj, Baliaj, Haxhiaj, Hysenaj, Lushaj, Rexhaj, Rrustaj; Berishë: Avdiaj, Hysenaj, Qerimaj; Begaj: Imeraj, Halilaj; Breg – Lumi: Ramaj; Brisë: Mhillaj; Buçaj: Qeliaj; Bujan: Malaj; Curraj: Zhivanaj; Curraj – Epër (Nikaj Mërturit):Mrishaj; Çerem: Çelaj, Goçaj, Isufaj, Murataj; Degë: Hajdaraj, Osmanaj, Vakaj, Zmakaj; Dragobi: Ismajlaj, Sokolaj; Dushaj: Dushaj; Gegaj: Bajramaj, Dautaj, Dermishaj, Haziraj, Lataj, Sefaj, Shabanaj, Tutaj; Gri: Agaj, Malaj, Sinanaj; Gjonpepaj: Dakaj, Gjeloshaj; Kam: Halilaj; Kasaj: Aliaj, Kasaj; Kepenek: Ahmetaj, Mulaj; Kërrnajë: Brahaj, Haklaj, Tahiraj; Koçanaj: Gelaj, Muçaj, Rrustemaj; Kolgecaj: Mustafaj; Kovaç: Çelaj, Sylaj; Lekbibaj: Nikaj, Rosaj, Susaj; Lekurtaj: Prengzaj; Luzhë: Balaj, Haziraj, Neziraj; Llugaj: Çakrraj, Gjocaj, Mehmetaj; Margegaj: Ahmetaj, Camaj, Elezaj, Osmanaj; Markaj: Mulaj; Mejdan: Agaj, Memiaj, Sylaj; Myhejan: Memiaj; Pac: Hysaj, Imeraj; Palç (N. Merturit): Ukaj; Papaj: Demaj, Hakaj, Haxhiaj, Hykaj, Papaj; Peraj: Neçaj; Qeresh – Mulaj: Mulaj; Rosujë: Margjekaj; Salce (N. Merturit): Sadriaj; Selimaj dhe Selimaj të Geghysenit: Gjonaj, Hajdaraj, Kalbaj, Musaj, Ndrecaj, Osmanaj, Qerimaj, Rexhaj; Shëngjergj (të z. Nikaj – Merturit): Mulaj; Shipshan: Qeliaj; Shkelzen: Osmaj; Shoshan: Mehmetaj, Rrukaj; Shumicë: Jahaj, Memiaj, Ramaj, Sylaj, Zmakaj; Shumicë – Ahmataj: Ramaj, Sylaj, Zmajlaj; Tetaj: Gjoklaj, Rucaj; Tpla: Malaj, Mehmetaj; Tropojë: Kelaj, Malaj, Mulaj, Papaj; Valbonë: Malaj, Selimaj; Viçidol: Ferizaj, Halilaj, Tafaj; Viliq: Gjidiaj, Lahukaj, Mehmetaj; Vlad: Imeraj, Mahmutaj; Zogaj: Aliaj, Gjediaj, Muhametaj; Zherkë: Gjediaj, Mustafaj, Tafaj, Zhutaj.
III. Patronime kompozitore:
Begaj: Kurmekaj; Berishë: Vatnikaj; Betoshë: Bushgjokaj, Ukcamaj; Breg-Lumi: Marklekaj, Pepkolaj; Brisë: Kolndreu; Bujan: Margjeka, Mulosmani; Curraj-Epër: Ndrevataj, Nikbibaj, Perpepaj, Prebibaj; Çerem: Sylisufaj, Sylshabanaj; Dojan: Buçpapaj, Hasanpepaj; Dragobi: Metaliaj; Gegaj: Koldedi; Geghysen: Mulgeci; Gri: Muçhasa, Muldaka, Pecmarku; Gjonpepaj: Gjergjndreaj, Hasvataj, Ndrepepaj; Niklekaj; Kam: Jahelezaj; Kërrnajë: Hysenukaj; Koçanaj: Mustafvataj; Kolgecaj: Gjongecaj; Lekbibaj: Paplekaj, Ulnikaj; Lekurtaj: Bashkurti, Ismajlgeci, Mulgeci, Pepniku; Luzhë: Kurbalaj, Mulkurti, Ukhysaj; Llugaj: Hajdarmataj, Ismajlukaj; Margegaj: Korbalaj; Markaj: Buçpapaj, Hajdarmataj; Hasukaj; Pac: Demaliaj; Peraj: Gjonpali, Kolbuçaj, Marticanaj; Rosujë: Margjeka; Selilaj të Geghysenit: Sylhajdaraj; Salcë të Nikaj - Merturit: Kolndreu, Lekndreaj; Shëngjergj të Nikaj – Merturit: Pjeternikaj; Shoshan: Bashukaj; Tpla: Bashkurti, Buçpapaj; Vlad: Lahukaj, Mehmetukaj; Zogaj: Hajdarmataj; Zherkë: Hajdarmataj.