Kulturë
Zog Hysenaj: Gjak e zemër tropojane
E marte, 12.07.2016, 06:21 PM
Gjak e zemër tropojane
-ÇAMËRISE amerikane, 23 tetor 2015-
Zog HYSENAJ
Vend-lindje për ty ishte liria
At'Dheu yt, Shqipëria Etnike
Tropojane me emërin Çamëria
Ti Çamëri banore Amerike.
Udhëtoje me makinë
Ty ta preu rrugën sorkadhja
E shmange, ia dhe rininë
Të mos ishe mëkatarja.
Nuk e shkele, e shpëtove,
Re n'humner' shpirtin ia le,
N'botën tjetër si shenjëtore,
Për një shpirt jetën e dhe.
Çamëri amerikane,
Engjell Zoti shenjëtore,
Gjak e zemër tropojane,
E ngrite një përmendore.
Një “shpi t're” ty afër nanës,
Ta dha Zoti për shpërblim,
Shpirtin tënd ia dhe sorkadhes,
Emrin tënd ia le kujtim.
Shpirti n'qiell trupi në dhe,
Çamëri, moj tok' shqiptare,
U Shemb qielli u bë re,
Pas do t'vijn' mijra sorkadhe.
Qysh kur nëna t'lindi n'djep,
Për me t'lan' ty çikë jetime,
Fal një jetë, tënden e jep,
Engjell mbete nuk u shkime.
Në at' vend ku e le frymën,
Atë natë ti moj Çamëri,
Do ta gjesh ti verë e dimën,
Një sorkadhe qan për ty.
Emrin tënd vet ia ke ngjitë,
Engjellushe, emri yt,
Ta shpëtoje, ia dhe t'ritë,
Lapidari yt u ngrit.
Krejtë bota, anembanë,
Ku kapronjë aty jetojnë,
Kokën nga qielli do mbajnë,
Ty, Çam’ri, do të kujtojnë,
Zërin tënd ti ia u le zogjve,
Kush t'kalojn' ANDEJ me i ndi,
Emrin tënd ia u le kapronj’ve,
Zogjt’ vajtojnë, kapronjt’ mbajn' Zi.
-Per ZemraShqiptare, nga Tirana, Korrik 2016-