E enjte, 29.07.2021, 09:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Le të digjen librat e mi

E diele, 17.07.2016, 08:27 AM


Poezi

 

Ilir Muharremi

 

Le të digjen librat e mi

 

Jam i zhgënjyer  me veten

Nuk dua asgjë më nga vetja as vuajtjen e as lumturinë

Dua shkatërrimin rrëzimin sëmundjen

Kjo ndoshta fat sepse s’po vije

Eja më mbyt nuk e duroj më jetën

 

Kam shkruar tërë jetën

Edhe tash skam forcë të tregoj nga vetja gjithçka

Kam vargje shumë kurrë s’do t’i këndoj edhe dua të vdesë

Nuk vdesë  kur unë dua

Asgjë nuk lidhet si në fëmijëri vetëm brenda një kënaqësie

Nuk merakosem a më kuptoni

Nuk dua të më kuptoni

O qen o njerëz të poshtër

Kërkoni  servilitet

As ju s’keni faj sepse doni përshtatje barazi

Kur je kryeneç  je i vetmuar

Thellësia i do të vetmuarit

Servilët jetojnë si kopeja

 

Jam filozof

Nuk e dua këtë

Sepse nuk e di arsyen

Jetë pa arsye jetë e vazhdimit e harrimit e momentit

E pakuptimësisë vdekjes

Jetë e pushtimit

Prapë e kthimit

 

Kam shkruar shumë

Nuk lumturohem aspak

Nuk e vlerësoj vargun tim

Jo se kam pirë birrë

Por sepse mendoj për vargun

Këtu lind dilema

Mendimi bëhet shumë personal

E unë distancohem

 

Le të me djegin në turrën e druve

Myslimanët  katolikët të gjithë

I djegur

Do ta mohoj veten dhe Zotin

Më shumë veten por nuk i frikësohem Zotit

Vdesë vdesë vdesë dua

Zoti nuk do të vdesë

Jam pak më i madh se ai

Njeriu është më i madh se Zoti

Pse se e do vdekjen

Zoti nuk do zot

Njeriu pranon përulësinë dhe zotësinë

Dua të vdesë dua të vdesë të vdesë

Zoti kur nuk e pohon këtë

Zoti e do mbretërinë jo vdekjen Zoti do përjetësinë

Oh  jo jam njëri e dua vdekjen

Nuk jam Zot jam njëri më i drejtë

 

Shpesh qaj sepse nuk përmbahem veçantë kur jam i dehur

Me lot e tejkalojmë problemin

Jeta e do këtë zbrazjen



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora