E premte, 08.11.2024, 12:12 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Lumenjtë e Kosovës

E diele, 17.07.2016, 07:25 AM


LUMENJTË E KOSOVËS

 

Moj Kosovë ,  me shumë adete ,

Lumenjtë tu shkojnë në tri dete !

N’ pjesë qendrore dhe lindore –

Lumenjtë tu bëjnë rrugë gjarpërore !...

 

N’ mes Ballkanit varg e vi –

Shkojnë e derdhën n’ Det të Zi !

N’ pjesë jugore lumi i Sazlisë –

Jep një degë lumit Sitnicë !

 

Majtas merr lumin Drenicë ,

Djathtas lumin Graçanicë ...

Gurgullojnë s’ bashku luginës –

Marrin lumin e Prishtinës ...

 

Pastaj marrin lumin e Llapit ,

Bashkë me te lumi i Orllanit ,

Që mbledh ujëra n’ pjesë t’ Gollakut –

Nga burime e kroje t’ bollakut ...

 

Vazhdojnë rrugë për Mitrovicë –

Kah Kalaja e Vushtrrisë ...

N’ Mitrovicë i bashkohen Ibrit –

Rrugëtojnë bashkë  Verës , as Dimrit !...

 

Bifurkacioni i Kosovës –

Është i dyti  n’ glob ë Tokës !

Zoti e fali këtë mrekulli –

Në Kosovë , n’ lumin Sazli !

 

Në dy degë  ky lum  është shkri –

Dega e majtë shkon n’ Det të Zi !

Dega e djathtë shkon n’ Det Egje –

Plot nderime nga ky dhe !

 

Dega e djathtë e Sazlisë –

N’ drejtim t’ jugut valë është nisë !

Bashkë me lumin Nerodime –

Mbarë Kosovës i bëjnë nderime !

 

Me Lepencin që vjen prej Sharrit –

I bashkohen lumit t’ Vardarit !

Kalojnë Shkup e Selanik –

Nuk i  ndalë asnjë  armik !

I lanë tokat ku kanë le –

Shkojnë e derdhën n’ Det Egje !

N’ Det Egje derdhen krenarë –

Me ujë t’ pastër t’ truallit shqiptarë !

 

Në juglindje e Kosovë Lindore –

Lumenj malesh burojnë prore !

N’ fshatin Binçë , n’ luginë malore –

Buron lumi Moravë Jugore !

 

Kalon rrafsh , kalon Malësi –

E merr rrugën për Det të Zi !

Rrjedh Morava prej merakut –

Bashkë me ujërat e Karadakut !...

 

Atje n’ grykë , në Domarocë –

Dy lumenj i shtohen forcë !

Sjellin ujëra nga  Gollaku –

Ujë të  pastër s’i hahet haku !

 

Dega e majtë , lumi i Hogoshit –

Gurgullon valë- valë  rreth  koshit !

Dega e djathtë , n’ kodra e n’ hendeka –

Quhet lumi Kriva Reka !

 

N’ Bujanoc , uji nga këto treva –

Moravica vjen nga Presheva !

Formojnë lumin Moravë Jugore –

Për Det t’ Zi , gurgullojnë prore !...

 

  Kosovën  perëndimore –

Vijnë lumenj nga viset malore !...

Në Radavc të Dukagjinit –

Aty buron  lumi i  Drinit !...

 

Aty buron Drini i Bardhë –

Autokton , ky lum shqiptarë !

Për të bërë rrugëtim të mbarë –

Shumë degë me veti ka marrë !...

 

N’ krah të majtë n’ rrugëtim drejt logut –

E ka lumin e Istogut !

Pastaj merr lumin e Klinës –

Male e kodra i lenë pas shpinës !

 

 

E merr  lumin e  Mirushës –

Që gjallëri i jep gjithë fushës !

Pastaj lumin e  Suha Rekës –

Që gjarpëron në  tokë të Lekës !...

 

Vjen Lumbardhi i Prizrenit –

Hijeshi i jep gjithë vendit !

N’ krah të djathtë të Drinit t’ Bardhë –

Shumë lumenj na vijnë me radhë ...

 

I pari vjen Lumbardhi i Pejës –

Nga Rugova – vend i ndejës !

Vjen Lumbardhi i Deçanit –

Krenaria e gjithë vatanit !

 

Në Gjakovë merr Erenikun –

Dhe  e mësyjnë Adriatikun !

Posa hyjnë në Kukës n’ Shqipëri –

Iu bashkohet Drini i Zi !

 

Prej Rugove e te Adriatiku –

S’ ka fuqi t’i  ndalë armiku !

Drini i Zi e Drini i Bardhë –

Janë  lumenj  t’ pastër shqiptarë !

 

II. POROSIA E LUMENJVE TË KOSOVËS

 

Drini i Bardhë e Drini i Zi –

Të gjithë kanë një porosi !

Porosia e Drinit t’ Bardhë –

Mos t’ harrojmë se jem shqiptarë !

 

Porosia e Drinit t’ Zi –

Mos t’ harrojmë se kem trimëri !

Porosia e  çdo Lumbardhi –

Mos t’ iu mbështetë armiku për gardhi !

 

Ç’ thotë Lumbardhi i Prizrenit –

Mos u ulë në krye t’ vendit !

Ç’ thotë Lumbardhi i Deçanit –

Mos iu ba kurrë krah qyqanit !

 

Çka po thotë Lumbardhi i Pejës –

Mos u ba dembel i ndejës !

Çka po thotë lumi  Mirusha –

Mos i leni shkret këto fusha !

Çka po thotë lumi i Istogut –

Mos harroni burrat e logut !

Porosia e Erenikut –

Mos  iu bëni urë armikut !

 

Çka po thotë lumi  Drenica –

Mbillni dredhëza e boronica !

Porosia e lumit Klina –

Mos dilni në rrugë pa tlina !

 

Porosia e lumit Ibër –

Mos pushoni kurrë pa libër !

Çka  po  thotë  lumi  Sitnica –

Mos  lakmoni n’ kalanica  !

 

Porosia e lumit Llap –

Mos lësho fjalët llapa – llap !

Çka ka thanë  lumi i  Orllanit –

Mos harro t’ mirat jaranit !

 

Porosia e lumit Sazli –

Mos u prishni me vëllazëri !

Çka ka thanë  lumi  Lepenc –

Mos lakmo me u  ba rrenc !

 

Çka ka thanë  lumi  Morava –

Puno , e mos rri badihava !

Se pa punë nuk vjen bakllava  ,

Të pret buka me korava  !

 

Çka ka thanë lumi Hogosh –

Puno shumë e mos rri bosh !

Çka thotë  lumi Kriva Reka –

Mos ia var vetit te  leka !

 

Gjilan, më 12.07.2016.        Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora