E shtune, 12.06.2021, 09:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Llojdia: Ditari i së dielës” i Sami Velçanit

E merkure, 20.07.2016, 06:36 PM


Ditari i së dielës” i Sami Velcanit

Nga Gëzim Llojdia

1.

Libri me poezi : “Ditari i së dielës” i  poetit të mirënjohur,avokat Sami Velcani,është një zë i  veçantë plot muzikalitet,rimë dhe ritëm. Autori  ka një vizion të vetin mbi realitetin. Poeti në poezinë e tij shpalos besimin se duhet gjithmonë të përballet me sakrifica të ndryshme me durim dhe urtësi. Herë- herë poeti magjepset dhe përbetohet pas idealeve të mëdha të cilave u thur vargje madhore. Pjesët poetike na paraqesin pjesëza të vetvetes ,pjesë nga shpirti  dhe trupi i tij. Ja një copëz poezi e shkëputur nga libri:

Mjegullat majat i përpiu

Si përpinë një dashuri

Shkëmb i shpirtit vetëtiu

U tret me mjegullën pa kufi...

Kijrimin e këtij autori e shikojmë hera=herës në mundësi të reja në rimimin e vargut shpesh herë poezinë në dy rrafshe:në përsiatjet për idenë e ekzistencës në çastet e dëshpërimit personal dhe në prirjen e figurshmërisë së qartë   e të hapur  për tu bërë deri në fund i lexueshëm dhe i kuptueshëm

2.

Te vëllimi me poezi:“Ditari i së dielës” cfarë mund të gjejej lexuesi?Shumkë dilema shqetësuese fshihen nëpër vargje,shuymë cështje dhe kategori vihen para pikëpyetjeve ose të paktën shumë  cështje të ekzistencës mbeten të hapura...Duke marrë në  analizë pjesë nga një poezi e këtij libri shqyrtojmë:

Me një vajzë shkoja për stika

S’na shqitej nga duart rrëshira

I fërkoja duart e saj

Ajo me të miat

I fërkoja me ditët

Pa e ditur

Se ishin më të mirat.

Vargjet  shpalosen përmes epiteteve me ngarkesë emocionale që përjashtohen dhe para plotësohen mes vetes  duke qëndruar pranë  e pranë. Këtu përdoret me mjeshtëri rima,ritmi dhe fjalët vijnë bukur dhe këndshëm.

Rrëshkas mes kujtimesh i shpenguar

Tani nuk ka me fre  t’më mbajë lumturinë,

Jam zog  që në qiell nis udhën pa pushuar

Dhe shkojë në parajsë të takojë Perëndinë...

Ka diçka naimjane besoj këto vargje  të skalitura mjeshtërisht e bukurisht nga dora e një mjeshtri të penës.

3.

Lirikat e këtij poeti   mund të emërtohen dhe si refleksive meqë bashkë-frymojnë nuancat e ekzistencës  si: jeta,vdekja,shpresa,tragjizmi,malli,pikëllimi.

Fuqia tërheqëse e vëmendjes e ndjek këmba-këmbës poetin nëpër botë,ajo është një magji e gjithë pushtetshme. Dihet që fati është përcaktim sovran,që nuk të ndërron  dhe as nuk e ndërron dot,që nuk ta falin e as fal dot.

Ëndërroj pa fund

Kredhur në vetmi

Vjeshta gjethet shkund

Për sytë  etu gri...

 

Poezia është karakteristikë për figuracionin  e veçantë,vihen re figura që hapin horizonte të paanshme,të pafundme.

Poezia me temën e dashurisë merr tone dhe ngjyra të veçanta,para së gjithash nga cilësia  e të menduarit. Psh si ngjyra e gjetheve në vjeshtë dhe buhisja  e lulërive në pranverë.

Vet realiteti i ngarkuar me tension e çekuilibrime shpirtërore  e morale,reflektohet në tërësinë e botës krijuese të poetit dhe në krejt vëllimin në veçanti. Nga kjo perspektivë  le të marrin furtunën dashurinë. Tingëllon si jehonë kujtimi si një e kaluar e perënduar që të braktis apo e braktis. Tingëllon po ashtu sidomos fraza lirike poetit si një fat ekzistencial nga i cili nuk ke si ikën. Një kujtim dashurie kështu natyrshëm shndërrohet në mendim,në urti,ngrihet në shkallë të rezonancës filozofike e ngarkuar me shijen e melankolisë apo me jehona të largëta elegjike. Duke i rezistuar prirjes  emocionale në llogari të njohjes ,vetë njohjes si një ligjshmëri ekzistenciale,dashuria në stacionin e fundit shfaqet si proces që  lëviz brenda një rrethi. Përmbushjet kuptimore  të këtij udhëtimi pafund shpesh të sjellin një shije të mistershme,qiellore.

Netët na dhunojnë në fytyrë

Njësoj si dje si sot,qëkur s’mbahet mend

Ikja jonë

Paska peshë të rëndë.

Herë herë në poezi mbizotëron fryma elagjike dhimbja pushton shpirtin e poetit si stuhi e pashmangshme. Cikli i jetës në realizim, e sipër nuk kursen as njerëzit e tij më të dashur të cilët ai i ka në zemër gjithmonë edhe kur  ata nuk ndodhen më fizikisht pran poetit. Vdekja rrëmben shpirtra në paqen e  përjetshme.

Ike e me vete more dimrat

Mua më le të gjithë zjarrin

Shpesh e kujtoj ditën e ikjes

Se baballarët kur ikin

Për bijtë lënë pas vetëm mallin.

4.

Me veprën e tij poetike autorit i duket sikur fillon një projekt të ri poetik që përmes një vizioni global depërton  thellë në realitetin e përditshëm. Është një poezi e frymëzuar nga reflekse  ekzistenciale të aktualitetit shqiptar.

Unë jam bir  i një ëndërr të virgjër.

Me hienat modernë s’bëjë kompromis

Ndaj nga qiejt e mi  kërkoj përgjigje

Dhe grinë e reve e mbaj si një filiz mbi kurriz.

5.

Poeti Sami Velcani përpos  botimeve të tjera është një poet i cili me frymëzimin e tij sjell  një aromë të këndshme fjalësh dhe meditimesh.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora