Kulturë
Daniel Marian: Tradita, patriotizëm dhe poezi
E merkure, 20.07.2016, 05:22 PM
TRADITA, PATRIOTIZËM DHE POEZI
(Dan Gashi, Atje ku më njohin zogjtë, Amanda Edit, Bukuresht 2016)
Nga Daniel Marian
Në një botë të komplikuar, gërshetimi i lumtur i elementeve që kanë vlerë, mund të përcaktojë gjendjen që faktikisht është e nevojshme dhe e domosdoshme. Vlera humane e prurë në rang të lartë, nëpërmjet reflektimit hapësinor dhe kohor, është një pëlhurë e qëndisur në mënyrë fine me magjinë e fjalës. Këtu duhet rigjetur Dan Gashin, në një përplotëni të vetëdijes së çliruar dhe të kapshme me një qartësi të plotë.
Poeti dhe piktori shqiptar inkuadrohet në peizazhin e gjerë të mjeshtërve të bindur dhe gjithmonë bindës, se në në asnjë rast nuk mund të harrojnë rrënjet e veta, Kosovën dhe atdheun mëmë, Shqipërinë, megjithëse poeti kaherë ndodhet në rrugët e mërgimit, në Gjermani.
Kështusoj, shquhet tema kryesore dhe me një rëndësi të madhe për të cilën autori meriton respektin e kombit shqiptar: „Buzë Drinit të Bardhë,/ Vrapoj përmbi kalë/ Kërcasin patkonjtë./ Përmbi gur e zallë./ Shelgjet plot me hije/ Për mrize bagëtie,/ Thuprra plot me gardhe,/ Për ara e livadhe,/ Për të rrethuar hambarë,/ Rakita plot fije,/ Shlegjeve me hije,/ Vera sa ka ardhur,/ Buzë Drintit të Bardhë. (Brigjet e Drinit të Bardhë)
Ka vend një identifikim magnetik siç mund të thuhet, me vendet dhe ngjarjet e ngjara në një kohë të reagimit të lartë, tashmë e regjistruar në faqet e përjetshme të historisë:
„Te një lis i vjetër,/ Tek Rrasat e Krypës/ Vit për vit aty/ Ndizen qirinjtë e dritës./ Në Ujz të Drinit të Bardhë,/ Në vitet trembëdhjetë/ te Rrasat e Krypës,/ Tek guri i Shenjtë.// U dyndën barbarët,/ Vranë plot shtatëdhjetë./ Në Ujz të Drinit të Bardhë/ tek Rrasat e Krypës,/ Aty vit për vit,/ Ndizen qirinjtë e dritës/ te Kullat e Gashit,/ Në Ujz të Drinit të Bardhë.// Ia behën barbarët,/ Nga Karpatet të ardhur/ Edhe fëmijët e djepit/ i masakruan e vranë... / Në Ujz të Dardanisë,/ për nder të Shqipërisë.” (Te Kullat e Gashit)
E vështirë është rruga e mërgimit, me plot të panjohura, por gjithmonë e prekur në brigjet e kujtimeve: „Shikoj rreth e rrotull,/ Një dhomë të panjohur,/ Një dritare të vogël/ Dera karshi saj...// Pranë dritares zogjtë,/ Këndojnë papushuar/ Ciu-ciu e ikin/ Duke fluturuar/./ Vallë sa mos më njohin,/ Se këtu jam i huaj... (Mërgimi). Kurse regjistri i ndjenjave të lansuara, bëhet domosdoshmëri për vetë qenjen, permanentizohet dhe është e dukshme nga të gjitha pikëshikimet.
Konskeuenca vepron si ligji i parë ekzistencial i fizikës, metafizikës, ekstrafizikës, metamorfizikës, intrafizikës: „Nëse ke dëshirë, hape dritaren,/ Shikojhe fushën se është bërë nuse,/ Lexoje kopshtin tënd, lloj-lloj ngjyrash,/ Se lulet kanë çelë edhe për ty.// Drini i Bardhë udhëton pa pushuar,/ Tingujt e valëve lëngëzojnë si piano,/ Mbi Urën e Fshejtë kalojnë të gjitha ngyjart./ Retë e bardha prekin majat e Pashtrikut./ Dhe na sjellin freskime e frymëmarrje... (Peizazh)
Imagjinata nëpërmjet filtrit të ndjeshmërisë bëhet e kuptuar përtej të gjitha dimensioneve. Ajo shndërrohet në një spektër të papërfshirë! Ma merr mendja se mu këtu mund të inkuadrohet guximi shqiptar i poezisë së poetit kosovar nga Gjermaina, Dan Gashi.