E enjte, 29.07.2021, 11:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Sotir Athanasi: Konduktori

E diele, 17.07.2016, 06:56 PM


SOTIR ATHANASI

K O N D U K T O R I

(Tregim i jetuar)

Treni i ardhur për në Milano, u ndal në Gjenevë. Ne hypëm me nxitim dhe pa sistemuar ende valixhet pas ndenjëseve në hapsirat enkas për to, konduktori nga koridori i gjatë i vagonit, në distancë, na tregoi me shenjë se ku mund të ishin vendet tona për t'u ulur.

E bënim për herë të parë këtë linjë me tren dhe sigurisht që do të befasoheshim nga ky përkujdes i personit në shërbim, i ngjajshëm me atë të stuardeskës në avion.

Ne gjetëm vëndet tona dhe u ulëm.

Gishti tregues i konduktorit, - i thashë time shoqe, - loste rolin e vulës.

- Pse?

- Sepse vëndet tona ishin pikërisht ato që përcaktoi ai gisht në largësi.

Ajo buzëqeshi.

Mua m'u kujtua tregimi KONDUKTORI i Agim Cergës, botuar nga fundi i viteve '60 - të, afërsisht gjysëm shekulli më parë, i cili, në qoftëse e mbaj mënd mirë, fillonte me fjalët: " Dikur, kur treni ndalonte në Kashar..

Menjëherë më lindi dëshira për të shkruar diçka për këtë KONDUKTOR i cili, s'ishte thjesht një faturinë, por diç më shumë se kaq.

Le t'a shohim atë.

Treni vazhdonte nxitimin e tij të një trajtshëm, ashtu si edhe konduktori, të cilin e kishim karshi, tashmë dhe kudronim lirshëm, lëvizjet e duarve, por sidomos, dëgjonim zërin melodios prej basi dhe fjalët e tij.

Sepse...., dukej herë si dirigjent, që ndiqte lëvizjen harmonike të vagonave mbi shina,

dhe herë si aktor që dialogonte me pasagjerët e porsa hypur, teksa u bironte me një vegël tip pince,

biletat e tyre, plot kënaqësi, si një tejçues i qytatarisë, hijeshinë e mikpiitjes.

Për 'të, vagoni qe mbase i barasvlershëm me sallën e madhe të pritjes së krushqëve dhe i gjithë udhëtimi, një dialog i të zotit të shtëpisë me dasmorët që shfaqeshin pas çdo ndalese, pas çdo stacioni.

Në Gjenevë, bashkë me ne, kishin hipur edhe mjaft udhëtarë të tjerë të cilët duhet të ishin vëndas, përderisa zunë menjëherë ndenjëset e tyre në numurat që tregonin biletat.

Tek persiatja për të gjetur një motiv të arsyeshëm që të spjegonte burimin e sigurisë së 'gishtit vulë', përfundova në faktin e thjeshtë se: udhëtarët, siç kishin tërhequr biletat, ashtu edhe prisnin në atë rradhën e padukshme të qytatarisë. Kjo, padyshim, ndiqte siranë e vëndeve në vagonin e trenit. Këtë e dinin pasagjerët dhe doemos edhe konduktori ynë me përvojë që, këtë hapësirë udhëtuese,

t'a trajtonte si të qe një autobuz i linjës ndërqytetëse ku dihen se numurat e vegjël janë në krye të automjetit dhe më të mëdhenjtë , nga fundi.

> Veçse për ne, ishte e pamundur të dallonim se ku qe kreu dhe ku mbarimi i tij. Gjë që s'mund të thuhet për konduktorin, i cili në distancë, na njohi se ishim rrishtarë në këtë sallë të rimorkiueshme.

Karvani mbi shina, ecte dhe konduktori kishte ndalur te një riosh.

- Student?

Tjetri pohoi me lëvizjen e kokës për të sistemuar sa më shpejt çantën e laptopit dhe ca libra.

- E di që Universiteti në vëndin tonë është themeluar...?

- Nga Kalvini më 1536-tën, zotri! - u përgjigj djaloshi pa pritur që konduktori " profesor ", të plotësonte fjalinë.

- Qerrata! Ke udhëtuar edhe herë të tjera me trenin tonë?

Tjetri sërish u përgjigj me tundjen e kokës.

"I zoti i vagonit" lëshoi pyetjen "rezervë":

- Besoj se e dini kur aderoi Gjeneva në Konfederatën e Zvicrës?

- Më 1815 -tën, zotri! - qe përgjigja e menjëherëshme e studentit.Konduktori që e mbante ende në dorë biletën e tij, tha plot kënaqësi:

- EKSELENCË, - dhe ia biroi kartonin e udhëtimit në një mënyrë të veçantë..., EKSELENTE!

Dasmorët, domethënë të gjithë udhëtarët, shpërthyen në të qeshura kolektive për të vazhduar çifte - çifte ndër tryezat ku kishin çpalosur gazetat a ndonjë libër si edhe laptopët.

Ndërkaq, treni kishte mbërrijtur thuajse në Lozanë. Këtë e kuptuam nga nxitimi i " fuqiplotit" konduktor.

Kur erdhi tek ne, pa se kishim hapur një gazetë në shqip, botim të organeve kosovare; të porsa blerë në nxitim e sipër dhe që në krye të saj, shkruhej se:

ENDRI GEGA ISHTE EMËRUAR: PROKUROR I RI I GJENEVËS.

- O! Shoh me kënaqësi një çift të moshuarish, fisnikë shqiptarë që i rinon ky lajm entusiast!

- Zonja dhe zotrinj udhëtarë që ende mund të mos jeni azhurnuar me lajmet e fundit, mësojeni tani, se Prokurori i ri i kantonit të Gjenevës, i emruar nga Këshilli i Madh, është shqiptari: ENDRI GEGA. Vetëm tridhjetë vjeç. Dhe ky nuk është një lajm dosido. Urime, miqt e mi! - na tha neve si të ishim prindërit e Prokurorit ndërsa vegla e tij depërtoi biletat tona, po me atë mënyrë EKSELENTE

që aty më parë konduktori, u suall me studentin.Ishte, mbase nga të paktat herë, që ndjeheshim krenarë për përkatësinë tonë shqiptare. Por s'qe e thënë të lulëzonte gjatë admirimi i këtij trofeu kombëtar, se....

Ndërkaq më bie zilja e celularit dhe unë, i përfshirë nga kënaqësia e këtij lajmi, e pse të mos e pranoj, edhe nga një farë mburrje për bashkatdhetarin tonë, ia them mikut tim NIHILIST, që punon në transport shofer kamioni në alpet e Zvicrës.

- Nuk besoj që atë vënd e ka zënë vetëm për shkak të aftësive.

- E për çfarë tjetër do t'a zinte, o NIHILIST i pandreqshëm?

- Për faktin që është shqiptar.

- Dhe?

- Dhe zullumet më të mëdha, jemi ne që i bëjmë kudo. Pra, edhe në Zvicër Por për mua, do të qe mirë që, Kryeprokurori i Gjermanisë të ishte një shqiptar i yni i thekur, që t'i bënte tarbiet ata budallenjtë tanë që ngrihen me kuçkë e maçkë për të kërkuar STREHIM EKONOMIK në GJERMANI.

Dhe...., ç'janë të zotë të bëjnë atje këta myteberë, mor aman? Përveç se të kullosin dhitë me krabë në dorë, maleve? Miku im lëshoi një tufë hithërash në adresë të tyre. Dbe s'kishte faj.

Ai shihte, tek shkonte në ato alpe, jo thjesht brezaret, si të dikurshme tonat, në jug të vëndit, por

një përleshje me shkëmbinjtë për të ngrijtur qytezat. Atje kur edhe në maj bie borë.

Fjalët e tij, ndonëse të sinqerta e prej miku, më ngjanë për momentin, me një tufë luanësh që rrëmbyen atë që mund të quhej TROFE KOMBËTARE.

Por le të mos e prishim poezinë me këto mosbesime.

Treni kishte kaluar stacionin e Lozanës për të cilën edhe dija shumë gjëra, si Spitalin tepër modern Onkollogjik, ku edhe e kisha vizituar, por veshi më kapi bisedën e KONDUKTORIT për një lagje ekologjike me 3000 familje, Universitetin e Lozanës, me shtatë fakultete, Shkollat Profesionale të arsimit të lartë si për shëmbëll: "Ecole Hoteliere (këtu mund të hapim një parantezë që i jep të drejtë mikut tim nihilist: azilkërkuesit tanë, çfarë shkolle të ngjajshme kanë kryer, miqt e mi)?

Fjalët e tjera janë të tepërta. Prandaj, le të vazhdojmë të ndjekim udhëtimin me këtë KONDUKTOR simpatik.

- Pra ti je në Universitetin Teknik të Cyrihut. Kështu? Dhe shkon pranë familjes në Milano, djalosh, në mos gaboj. Se kemi udhëtuar edhe herë të tjera bashkë.

- Po, - tha një zeshkan që shëmbëllente me korsikanasit.

- Atëhere djalosh, më duhet mendimi juaj që të bind veten dhe pasagjerët e nderuar se, Universiteti ku ju studjoni.

(ETH) ka realizuar një rekord Botror me aeroplanin pa pilot dhe që lëviz me energji diellore: "ATLANTIKSOLAR"

- Po. Është e vërtetë.

Kjo fluturake peshon jo më shumë se 7 kg. dhe ka arrijtur të qëndrojë, jo më pak se 80 orë në ajër. Ka aterruar (është ulur) pa komplikime.

Krahët e saj janë 5 - 6 metra dhe shpejtësia 35 - 40 km./ në orë.

Ai udhëhiqet nga një sistem autonom kontrolli të zhvilluar në ETH Cyrih.

Fluturakja është konceptuar për aksione të mëdha kërkimi dhe shpëtimi në zonat e krizës dhe është pjesë e projektit hulumtues të BE - së, "ICARUS".

- Manifik, studenti i Cyrihut dhe..., Milanos,

- tha me të qeshur, konduktori për të vazhduar:

- Por unë, ata që më vijnë këtu, nuk i lë të rrëshqasin me shpejtësi si ky tren, pa lënë këtu, lajmet e perspektivës së FLUTURAKES: "ATLANTIK SOLAR"

Studenti i ngjajshm me korsikanasit, buzëqeshi ëmbël disi i mikluar (madje me shumë të drejtë, do të thonim ne), përpara se të spjegonte:

- Në prenverën e vitit të ardhshëm, do të realizohet një fluturim pesë ditor në distancën 4500 km.mbi ATLANTIK nga BOSTONI (SH.B.A.) deri në LISBONË (PORTOGALI). Afërsisht 120 orë fluturim në ajër.

Pas kësaj, treni ndaloi së pari në Montre, pastaj në Sion dhe më i mbrami, në Brig. Ky stacion ishte i fundit për KONDUKTORIN brënda territorit të Zvicrës.

Ai përshëndeti po me atë entusiazëm që e pamë në Gjenevë dhe zbriti buzagas për t'u ndjekur plot admirim nga dhjetëra vështrime të ëmbla duke e ndjerë mbase se e kishte kryer më së miri detyrën e tij prej KONDUKTORI.

Këtë e tregomte edhe dora e tij e ngrijtur lart, që përshëndeste udhëtarët si të ishte ndarë me familjarët, a miqtë e tij të zemrës.

Mua, sërish m'u kujtua tregimi i Agim Cergës gjysëm shekulli më parë, nën titullin: KONDOKTORI, që miste me fjalët:

"Dikur, kur treni ndalonte ë Kashar...."?

Dhe ëndërroj një tren të tillë për atdheun tim dhe sigurisht edhe një KONDUKTOR si njeriu aq i dashur që takuam në Gjenevë dhe udhëtuam me shoqërinë e tij, deri në BRIG, skaji i përtejmë, pas të cilit vjen DOMODOSTOLA, tashmë në territorin italian.

SOTIR ATHANASI

17, Nëntor, 2015!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora