Kulturë
Luan Kalana: Perëndeshë shqiptare e mirësisë
E shtune, 06.08.2016, 01:11 PM
LUAN KALANA
PERËNDESHË SHQIPTARE E MIRESISE...
" kur te vjen e mira, hapja deren...".. populli...
-Thërres ndjenjën, s'është aty,
kujt i thashë, Unë të dua?
Loz me fjalën, e përkund,...
më largohet, s’është me mua...
-Trokas zemrën të hyj brenda,
s'hapet dera, nuk më qas,
nga t'ja mbaj,e mbaj veten ,
jam i fortë, nuk pëlcas..
Shkoj nga brigjet, të thërras,
as jehona s'më përgjigjet.
Dëgjoj zërat pas shpine,
kur kthej kokën, ikin larg..
Troket dera, a më bëjnë veshët,
dëgjoj të qeshura, hi, hi, hi...
Ç'duan në këtë ore? Si t'ja bëj?
rend ta hap buzagaz,s'ka njeri...
Jam i çmendur apo somnambul,
të marr rrugët, nuk ma mban,
t'ia marr këngës,kam frikë,
do thonë burracaku po qan...
Do thërres Muzën, të provoj fatin
do shkoj në kazino,mos kam shans...
Me vjen një femër, me pushton,
-Hiqmu qafe, nga unë shko larg...!
Erdhi prap të me falë thesin me para,
-Janë të tuat, jam Emira, merri...!!!
-S'janë me djerse, nuk i dua
s'janë me hak, S'janë për mua,...!!
S'ja fal vetes,Ajo iku e turpëruar,
-Ç'bëra unë, Perëndeshë, u pendova!
mekat,më erdhi Emira, e përzura....
fërkoj sytë, ishte ëndërr ,u zgjova !