E merkure, 11.12.2024, 08:56 AM (GMT)

Kulturë

Cikël poetik nga Gjon Markokaj

E merkure, 10.08.2016, 07:29 PM


Gjon Markokaj

 

DERË BREZASH NË HISTORI

 

Raja i këndon trimit vet:

“Ai Gjon Deda djal i ri

I ka vesh tirqit e zi

Merr mauzerre, merr allti

—Lamtumirë vllaznit e mi” …,

 

Për ket djalë të fshatit Rajë

Flet portreti e uniforma

Ideali e vepra e ti…,

Krenaria e simbolika

E brezave n’ vazhdimësi

 

Ishte trim, me zemër guri

Për të flet pushka e lavdija

Mbrojti nderin e familjes

E më gjërë t’Nikaj - Merturit

… !

Populli e perjetësoi në këngë:

… !

— “Ndalu i herë - Sadik Kabashi

Të koftë dhënë besa, t’ ka ardhë sahati

— Të ka ardhë sahati i zi… !

Për shtatë vetë që na i pate gri

 

— Pa gjyqë në “Qafën e Milisë”

Lush Hasanin e kam pasë kushëri

Lânë ja patem qeverisë…,

— Të vëndosin me drejtësi”

 

Dy - tre hërë, - jam kanë n’ Tirânë

Deri m’ sot, përgjegje, s’ kanë dhënë

— Pushkë, i ra, midis ushtrisë

“Gjakpirsit”, të Qafë Milisë… !

 

Cilësi, t’ larta, i shkojnë  trimit

—I takojnë - Rracës së tjë…,

Dy, herë - familje Deshmorit

— Derë brezash, në histori

 

Lekë Zef Pepkolaj - kushëri i Gjon Dedës

Dok. Profesor i Shkëncave t’ matematikës

 

I bashkoi nderi e trimëria

Kauza e tyre, i “pavdekëson”

N’ moment, t’ vdekjes, në Sernicë

— Mesazhë, Rajës trimi i çon:

 

“ Kush ma çon fjalën në Rajë

— Thuajmi fisit mos më qajë

Thuajmi fisit, mos qajë për mue

— Dy fise i kamë nderue”…,

 

— Gjon Deda i Merturit

Yllë, nder yje - trim i rrallë

— Ndriçoi rrugën e nderit

N’ Fis, t’ Merturit, - jeton i gjallë !

 

VLERAT TONA SI KOM I LASHTË

 

Nënë Tereza, Motra e jonë

Nëna e Madhe e universit

E, kishës katolike dhe apostolike

—Fytyra e ndritur e humânizmit

 

— Aktiviteti i sajë me fuqinë krijuese

U, sherbeu: - atyre në nevojë,

“Adhurim hyjnor”, i Nënës Sonë

Eshtë nderi e lavdia e Kombit Arbërorë

 

Kërkesa e sajë, për t’ jetuar, në vuajtje,

— Për t’ u sherbyer, të braktisurvet,

Të vobektvet, t’ eturvet e t’ gjymtuarvet… !

— Ishte i gjithë humanizmi i sajë !

 

Ajo, shpalosi, identitetin e sajë,

—Të rrënjëve, të lashtësisë arbërore…,

Besimin, “në Krishtin e për Krishtin”

—I, shërbente Jezusit, me shëmbullin e sajë

 

“Shpirti”, i sajë humân

Fuqija hyjnore, krijuese,

E, nxorri ket Nënë Arbërore

— QYTETARE TË BOTËS

 

Nëna Terezë - Figurë Universale

Rrezaton rrënjë arbërore t’ thella

—Shënjtërimi i sajë, pushtoi botën

Shqipërinë, e lartëson, si Komb …

 

FERRI E PARAJSA

 

Gjyshi Gjon e gjyshe Zoja,

Dhëndri Artani e vajza Aferditë

Nipat Mozi, Albani e mbesa Sara

Shkuam vizitor, n’ Shtetin e Kalifornisë

 

Ngado shikova, u mrekullova…,

“Çka rrokë  syri, filmi s’ është asgjë”

Thashë, me vehte, - se “fluturova”

— E, në nji boë tjeter, kisha ra… !

 

Gjeta se atje jetonin, perenditë

— Shikova, ç’ bën dora e njeriut… ?

Shkretinat, i gjeta shëndrruar, n’ jetesë

Ferrin e parajsen, i gjeta afer, njëri - tjetrit

 

“Ferrin e parajsën”, ishin, n’ kët botë

Gjeta, LAS VEGAS, në NEVADA

— Ndertuar nga dora e njeriut !

Parajsa e kësaj bote, n’ shkretirë

 

“Ferri” është : - vuajtje e skamje…,

— “Parasja” është :

“Më mirë me ditë, se me pasë”

“M’ e ngrënë, paranë, e jo paraja ty” !

 

— Në shkretirë prodhonin dritë

Shkretirave, shkonte autostrada

— Kishin sigurue ujë, me vaditë

Mullinjët e erës, kodrave prodhonin dritë

 

— Pushtetarët e mi, n’ Shqipëri

Nji rrugë makine,s’ e çojnë… !!

— Në, “perlat e shumta, natyrore”,

Vëndet e mira, i lanë si n’ shkretinë.

 

PORTRETI I T’ PARËVET

 

— Paraqitja e burrave, - Iliro -Arbërorë

Me plisin e bardhë - (kapuçin e bardhë)

Dhe me veshje, të shumta karakteristike

— Është: “portreti i bukurisë”… !

 

“Zëmra e bardhë” e mikëpritjes

— Mirëserdhe: “bukë e krypë”

Në oda, “muhabet rrashit”

— Është: “portreti i urtisë”… !

 

Gishti, n’ këmbez, e syri, n’ shënjester

— Stolisja, në “armet e brezit”…,

“Shpirti, i gatshen”, për at’dheun

— Është: “madhështia e arbërorëvet”… !

 

Bësen bësë, - fjalen e prërë

— Dashuria për njëri - tjetrin

“Shpirti i gatshëm”, at’dhedashuria

— Janë virtyte të larta, - iliro - arbërore

 

Mëndoj, me vehte e shprehi habi;

Kujtoi, Burrat e Fshatit Rajë

— Të veshur mirë e me stoli…,

I kujtoi, kohë më parë, n’ fotografi

 

Tirq të bardhë, me gajdanë t’ zi

Opingat, me fytyra, t’ qindisuna

Shokat: - “ngjyrë ylberi lahuri”

N’ brze, alltiat, me “dorezë serme”

 

—Këmisha të bardha, të qindisura

“Mitan Komite”, me jelek…,

— Me, të pasë, “shpirti lezet”

Bardh, si bora plisat, mbi krye

 

Sahatat arit, - qystektë florinit

Përmi shokë gjerdanat me fishekë

Kutiat bakfoni, - pipat çelibarit

— Pushkët e voisuna, shkelqimë

 

I kam parë, veshjet e vjetra

Stolitë ishin edhe, për burrneshat

S’ ke ç’ u shton, veshjeve arbëreshe

— Le, t’ i themi gjërat sheshit…,

 

— Gjokset mbushur, me stoli

Në krye, mbanin, - shami me thekë

— Vathë ari, e argjëndi

N’ qafë, rrjezhda e varse sermit

 

Brezin, -  me qindisje arit,

Shamiat, - ngjyra - ngjyra

Si ylberi, n’ riga t’ shiut

— Të befasonte bukuria… !

 

Gjupetat, - lugje - lugje,

Të qindisura, - sherit - sherit

Opingat prej lastrafini,

S’ ke ç’ i shton, dritës së syrit… !

 

Kemi rrënjë, t’ vjetra, etno - kulturore

Kemë pse mburrem, e ç’ thomë

— Jemë krenarë, për t’ parët tonë

Stolitë e burrave e t’ grave e tregojnë

 

Veshjeve, t’ Burravet e t’ burrneshavet

S’ ke çfarë u shton, më shumë bukuri

—Janë: “krenari e Kombit tonë”… !

Ato, tregojnë: “rrënjët tona në lashtësi”

 

Flamuri, at’dheu, gjuha, këngët, veshjet,

Doke e zakone, janë  pasuni kombëtare

Gjaku shqiptar - është identiteti i kombit

— Në demokraci, s’ kemi si i humbim…!

 

ËNDRRA ME ZGJOI TË SHKRUAJ

(poemë)

I,

Kundroj “Gurin e Lekës” e thëm:

Në “zëmer të gurit është Leka ?

—Po, po, aty brënda është:

Prijësi ynë …, Lëk Dukagjini

 

Zëmra, forca e qëndresa e tijë

— Jeton e ruhet në breza

Është bashkue, me gurin

— Atijë s’ i hupë historia… !

 

— Zgjuarsia, trimëria e qëndresa

E, bëjnë Princ Lekën, t’ pa vdekshëm

Përjetësuar, në Kanun, “Kodi Zakonor”

Në Përmëndore, pagëzuar- “Guri i Lekës”

 

Freskinë e nji “emocioni njerëzor”

Sjell prej shekujsh “Guri i Lekës”

— Nji krenari e vetëbesim,

Për Prijsin e tyre Dukagjinas…,

 

— Forca:  - “Guri i Lekës”

Trashigimnia: - Lisi i Lekës

— Filizat e Lekës, rriten çdo ditë

Dieja: - “Kanuni i Lekës”

I, pëkëthyar, në disa gjuhë, n’ botë

 

— Mikpritja: - Sofra e Lekës

…,  Bukëmira shqiptare… !

Varri, në “zëmer t’ dheut”

— Shpella e Lekës

 

“Hieja e madhështisë”, së Lekës”

— Pagëzuar, në gurë, në Shoshë

Shoshjaânët, s’ e trathtuen Leken

— Kjo është - EVERTETA… !

 

Shoshjanët Leka i mbanë të fortë

Leka ishte i tyre, - “guri e ka treguar”

Armiqtë tanë: “s’ duan, ta njohin”

— Dikush e ka afër: - ishte shqiptar… !

II,

Nji ditë të bukur u gjënda:

— Përpara “Gurit të Lekës”

Aty, ishte: - Princi Lek Dukagjini

Shikojsha Gurin, m’ pasqyrohej Leka

 

Guri i Lekës

 

E, mora disi veten dhe i thashë:

Vetem kët gurë, kie lënë o, Princi ynë ?

Si më flet kështu o, o, burrë - më tha LEKA !

— Kush don, të m’ i zhdukë, “çifliçet mija” ?

… !

Principata e Dukagjinasve, njihet:

— Lëzhë, Mirditë, Prizren, Pejë e Mitrovicë

… !

I, mbrojta, me gjak e ua, lash brezave

— Tokë kam lënë, - Rrafshin e Dukagjinit

Bjeshkë kam lënë sa - s’ mbarohen:

— Alpet e gjithë malet e dukagjinit

 

Kalatë i kam lënë fortesa,

— Githkund, Luginës Drinit…,

ULPIANËN - Kryeqëndren e t’ parvet

— I, rrënuen - osmânllinjët… !

 

“Sllavet e turqit”, s’ më donë mue

— Jetoi në “zëmër t’ Gurit”…,

“Kodin zakonor” e laçë n’ kanun

— Forcen e lashë, “n’ zëmër t’ gurit”

Dijen ua, lash filizavet që rriten

 

“Dora makabre”, vrastare e Komunizmit

Shtepisë - Bajrakut, t’ Shoshit

— I vrau, trembëdhjetë burra… !

E, plotësoi, deshiren - “sllavo - turke”

 

Unë qëndrova, -  “në zëmër t’ gurit”

Lekë, kam lindë, - Lekë, do mbetem

— Në kët tokë i kam rrënjët…,

Unë, jam tmerri, i “sllave e turqëve”

… !

Më doli gjumi, por me nji siguri, t’ plotë

Kisha folë, me - Princin Lek Dukagjinin

… !

Isha krenar, për “ëndren që pashë”

— Shoshi është  krenar për gurin…,

Ëndrra, me zgjoi, të shkruajë

Shqiptarët janë krenar, për Lek Dukagjinin

 

— Guri u, parapri shekujve…,

Me ëmrin e - Princ, Lek Dukagjinit

Vazhdon EVERTETA E HISTORISË

Mbas Gjergj Kastriot - Skënderbeut

 

MUZA E T’ SHKRUARIT

 

Kur zëmra ka njohje e miqësi

— Me magjinë e fjalës

Vallëzon, si dallket e detit

— Ndjenjat burojnë, “nga shpirti”

Muza e t’ shkruarit, del e pastert

 

Rrezaton, si bardhësia e borës

— Diellon, si rrezet e diellit

Të ngroh, “loçken e zëmres”

—Të forcon, në shpirtë … !

 

Fjala e thënë, dhe e shkruar

— E qindisur me memjeshtri

Vallëzon, me bukurinë e sajë

—S’ ka dallgë që e ndalon…,

 

Nese shkrue, - tregon veten

Jep oksigjen, në armonin njerëzore

— Breznitë, - heret apo vonë:

Me librin, do të jenë: miqë e shokë

 

VRIMA E GUXHËS

 

Njeriu dronë, për “ndonji të ligë”

— S’ mëndon, se i vinë të mira

E, mira e liga, janë përballje

— Jeta na servirë, të pa pritura

 

Të jetojsh, do të thotë “durim”

Të dishë, të dalish, nga situata

— Të mos, mbetesh “pipçuk”…,

Se, t’ qeshin, me gojë, n’ grusht

 

Po ta zunë,- “vrimen e guxhës”

Kërce pupthi zëne nji rreth …,

Që t’ mbetesh, përseri, n’ lojë

— “Çka zën gjarpëri, s’ e han ujku”

 

ILAÇI MË I MIRI

 

“Daullet  e arushanit”:

Sa shumë bien e tingëllojnë

— Janë, dajret e “luciferrit”

I, ndigjojmë, e s’ na “relaksojnë”

 

Ulurijnë, si “qent e pazarit”

— Jargiten, duke xhvatë !

Ata, llapitin, “lakmitë e çastit”

— Janë, “koncer, n’ palcë”… !

 

— Korrupsioni, “ i biri i djallit”

I bini në shtet, - Shqipërisë sime

Në shoqërinë është, - “mollë sherrit”

— Meshiron, në t’gjitha sferat

 

Ajka e politikës shqiptare:

— Ka shti rrënjë, si “plepi n’ rënishtë”

“Vjedh, pamëshirshëm”, pasurinë shtenore

— Eshtë fajtore, për - “varfërinë ekstreme”

 

M’ e derzhmue,  - m’ “zhdukë vapirin”

— M’ kanë thënë: - “ka lindë dhëmbpiri”

Reforma n’ drejtësi - rraporti i drejtë me ligjin

— Pavarsia e gjyqësorit,  - “ilaçi më i miri” !

——————

-Per ZemraShqiptare, nga USA, Gusht 2016-



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora