Kulturë
Puntorie Ziba: Pritja
E marte, 09.08.2016, 06:38 PM
Puntorie Ziba
Pritja
(Fundgushti)
Tinëzisht t'i hodha sytë
një ditë fundgushti të 2016-tës,
i shkrumbuar
i harruar ishe...
Të shitoftë orëliga
që mi le shqisat hapur
gojë e sy shkrumb zunë.
Si duhmë rrufeje,
pleqëria t'i kishte hapërdarë
flokët e thinjura
si lesh dhie.
Shikimi yt i trembur,
i egërsuar si thiu shkurrajeve
mi ngujoi hapat çaprase.
Trup gërdallë
kalamendeshe bulevardit,
një rrisk nur s'kishte mbetur
mbi qerpikët e gjatë fut të zi
as mbi kaçurrelet e trëndafilta dikur...
Ah, mizorisht të kishte shëmtuar pleq?ria.
Një surbull lotësh
ç'mi dogji faqkat si mollë e ngrënë krimbash
dhe jeta më ngeci në grykë
oh, vdekja më ngeci në grykë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Tefik Selimi: Një vepër me dabate të nxehta
Resmi Osmani: Vdekja e nëpunësit
Demir Krasniqi: Shqiptarët digjeshin në xhaminë e Ibrit
Mehmeti: Shkolla kombëtare larg nga dogmat fetare
Qazim Shehu: Ujëvarat
Albert Habazaj: Heronjtë e Kaçanikut
Kristaq Turtulli: Zhgënjimi
Berisha: Vepër me peshë historike dhe kulturore
Besim Perjuci: Dëshmi të mbledhura përmes kujtesës
Zejdush Kastrati: Koha e maskarenjeve!
Luan Kalana: Perëndeshë shqiptare e mirësisë
Meri Lalaj: Këndes nuku kam… të të nap një kuçkë?
Zyba Hysa: Në ditën e lindjes së poetit
Cikël poetik nga Gjon Markokaj
Zyba Hysa: Ardhë nga dy kontinente
At Pjetër Mëshkalla: Jetë e re
Bajame Çeliku: Disa fjalë për Dr. Lazer Radi
Sejdi Berisha kthehet në shtëpinë që nuk ekziston
Kozeta Zylo: Bisedë me zonjën Limone Gjoni
Abdulla Mehmeti: Tasin Voka - Si braktisen trojet