| E marte, 09.08.2016, 06:38 PM |
Puntorie Ziba
Pritja
(Fundgushti)
Tinëzisht t'i hodha sytë
një ditë fundgushti të 2016-tës,
i shkrumbuar
i harruar ishe...
Të shitoftë orëliga
që mi le shqisat hapur
gojë e sy shkrumb zunë.
Si duhmë rrufeje,
pleqëria t'i kishte hapërdarë
flokët e thinjura
si lesh dhie.
Shikimi yt i trembur,
i egërsuar si thiu shkurrajeve
mi ngujoi hapat çaprase.
Trup gërdallë
kalamendeshe bulevardit,
një rrisk nur s'kishte mbetur
mbi qerpikët e gjatë fut të zi
as mbi kaçurrelet e trëndafilta dikur...
Ah, mizorisht të kishte shëmtuar pleq?ria.
Një surbull lotësh
ç'mi dogji faqkat si mollë e ngrënë krimbash
dhe jeta më ngeci në grykë
oh, vdekja më ngeci në grykë.