E shtune, 25.01.2025, 07:00 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Shqiptarët digjeshin në xhaminë e Ibrit

E marte, 09.08.2016, 05:54 PM


SHQIPTARËT DIGJESHIN    “XHAMINË E IBRIT”

 

Ç’ po vajton e zeza nanë –

Haj , medet çka na ka kanë !

Në vitin ’99 –

Na u rras shkau në katër anë !

 

N’ Mitrovicë – kasapë , barbarë ,

Forca  serbe , policë , ushtarë ...

I kanë marrë disa shqiptarë –

N’ xhami t’ Ibrit i kanë djegë n’ zjarr !

 

Në xhami tek Ura e Ibrit –

Shqiptarët digjeshin  n’ zjarr të hirit !

Ndizej flakë kulmi i xhamisë –

Bashkë me eshtra  t’ shqiptarisë !...

 

Për buzë Ibrit ,  atje te Ura –

Përjetuan shqiptarët tortura !

Barbarisht  u   torturuan ,

Mizorisht  u   pushkatuan !

 

Dëshmitarja Elmaze Zeka –

Pa me sy , si bahet deka !

Pa si digjeshin shqiptarët për s’ gjalli –

Me xhaminë që serbi i  kalli !

 

Kështu Elmazja , fillon rrëfimin,

Për t’ treguar përjetimin –

Si e pa luftën , trishtimin ,

Mbi shqiptarë si e pa krimin !...

 

“Nga dritarja ku e kisha shpinë –

I kam pa kah e kallin xhaminë !

Kah i qitshin njerëzit prej shpisë

Dhe i shtinin brenda xhamisë !...

 

Kon donin që ish shqiptarë –

Për me e  rrahë s’ pari  e kanë marrë !

Pastaj i shtinin në xhami –

Për me i djegë n’ zjarr shkrumb e hi !

 

Aty afër te kjo xhami –

Janë kanë edhe pesë – gjashtë shpi !

Ato shpi kanë pas podrume –

Me i shti njerëzit me u bë  zullume !

Forcat serbe kanë bërë  tmerr –

Xhaminë e dogjën katër herë !

Rrëzuan minaren me buldozer –

T’ mos thërret hoxhë :”Allahu Ekber!”

 

Gjatë kësaj lufte plot trishti –

Unë kam ndejë tanë kohën n’ shpi !

N’ vazhdimësi m’ kanë torturua ,

18 herë më  kanë sulmua !...

 

Rob  e fëmijë mi kanë shashtrisë –

Veç me dalë , unë , prej shtëpisë !

Por, vendosa për të gjallë –

Prej shtëpisë sime mos me dalë !

 

Unë kam dashtë në luftë me shkua –

Për liri për me luftua !

Mirëpo , nuk mu dha mundësia –

Prandaj mbeta te shtëpia !”...

 

Flet  Elmazja , për  televizionet –

Që t’ kuptojnë institucionet !

Mbijetesën  në luftë plot vaj –

Askush  s’ ndjeu  dëshminë e saj ?!...

 

Gjilan, më 23.07.2016.       Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora