E merkure, 04.12.2024, 09:19 PM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Trashëgimia ilire në Topallti

E marte, 09.08.2016, 06:44 PM


TRASHEGIMIA ILIRE NE TOPALLTI

Nga Gëzim Llojdia*

1.

Shumë zbulime arkeologjike ofrojnë një pasqyrë joshëse të mistereve të pazgjidhura, të cilat vazhdojnë të magjepsin  njerëzimin . Se çfarë zbulime të tjera arkeologjike janë gjetur në vende të pazakonshme kjo u dedikohet arkeologëve, por edhe banorëve të zonave nën   dheun  e tokës, kaq shekuj gjithashtu  shtrihen rrënoja e lashta.Arkeologjia është studimi i të kaluarës njerëzore duke përdorur mbetjet materiale. Këto mbetje mund të jetë çdo objekt që kanë  krijuar, ose janë përdorur nga njerëzimi. Arkeologët përdorur objekte dhe karakteristika për të mësuar se si njerëzit kanë jetuar në kohë të caktuara dhe vende.

Armeni një ndër 84 fshatrat që ka  rrethi Vlora në juridiksionin e bashkisë Selenicë. Gjurmët e antikitetit shtrihen deri aty ku dikur shtrihej territori i amantëve. E njëjta gjë dëshmohet edhe në vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qytete-kala si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj, Triporti dhe vet Vlora (Aulona) etj,thuhet në arkivin e Bashkisë Vlorë.

Në vendimet Rektoratit të universitetit shtetëror të Tiranës të viti 1963 gjejmë:

164. 1973 Shpallur monument kulture me vendimin e ministrisë se Arsimit dhe Kulturës nr.1886 prot, date 10/06/1973, qyteza e Armenit në fshatin Armen.

Nga ekspedita e Dr.prof  S.Mucaj për kërkime arkeologjike e vitit 2011 shkruhet”

Qyteza e Armenit ishte një nga qendrat e vizituara dhe kërkimi mundësoi të dhëna të reja interesante. Aty u pa se kodra dikur kishte qenë e fortifikuar dhe për nga sipërfaqja ajo mund të radhitet në grupin e qyteteve të periudhës së shek. IV - III p. Kr. Por për fatin e tij të keq, ky qytet, që nga java e largët e vitit 168 p. Kr. kur komandanti romak Paul Emili nisi S. Nasikun dhe të birin e tij për të plaçkitur e shkatërruar qytetet në veri të Vjosës dhe vetë vazhdoi rrugën për të plaçkitur 70 qytete të Epirit.Ja si e përshkruan fundin e qyteteve epirote (pra dhe të Qytezës së Armenit) historiani romak Tit Livi: “Në mëngjes ari dhe argjendi ishte grumbulluar, në orën e katërt (2 orë para drekës) iu dha shenjë ushtarëve për të plaçkitur qytetet. Plaçka e rrëmbyer qe aq e madhe sa çdo kalorësi i ranë nga katërqind dinarë, e këmbësorëve nga dyqind dhe numri i robërve arriti në njëqind e pesëdhjetëmijë. Pastaj u rrënuan muret e qyteteve të plaçkitura, të cilat ishin afro shtatëdhjetë. U shit gjithë plaçka dhe vlefta e mbledhur u nda midis ushtarëve. Pauli zbriti në bregdet në Orik duke kujtuar se me plaçkitjen në Epir do të ishte ngopur lakmia e ushtarëve”.Nga kjo datë e largët muret e shkatërruar kanë qenë pre e ndërtimeve të mëvonshme dhe së fundi me gurët dhe tullat e tij janë ndërtuar shtëpitë e fshatit.

Përse dhe si mbritëm deri këtu?Në muzg. Cezar Ndreu nga SHBA më shkruante:Kodrat e Lubonjës kane qene te mbushura me objekte te vjetra antike parahistorike , këtë e di dhe e kam pare me sy kur ne fëmijët me profesorin tonë te historisë T. Papavangjeli, zbuluam një varr të vjetër ku gjetëm eshtra dhe disa kupa balte por dhe monedha ,, nuk e di a e njihni Taqon ? Është bere shpyllëzimi tarracimi i kodrave u bene vreshta dhe aty punëtoret gjenin heshta. Metali por dhe guri .Ka qene e habitshme se në kodrat kufi me Treblovën ishin gjet dhe fosile peshqish. Poshtë repartit ushtarak te Lubonjës me Taqon ne fëmijët hapem dy vare të vjetra .

-Po Armeni është territori kufiri i amantëve. Arkeologu Vasil Bereti,te”Iliria nr. 1-2,1995,ka shkruar për :Gjetje nga varrezat antike ne territoret e amaneteve.

Cezar Ndreu :Nuk e njoh atë Vasilin por kjo behet fjalë fund viteve 70 .Interesohu për Taqo Papavangjelin , ne rast se është gjalle , ai di për këto. Pasi nen drejtimin e tije ne zbuluam varrin dhe ka qene poshtë repartit ushtarak. Mbaj mentë se dhe ka pas monedha te dëmtuar .

Jo është vonë artikulli nuk e di atë kohe. Por Taqua mori monedhat. Eshtrat i futem në disa qese plastike dhe kishte vazo balte dhe varri ishte me tulla te pjekura. Mendoj se viti 82 është i saktë. Duhet te ketë qene klasa e 7 fillore Taqo Papavangjeli mësues i historisë drejtoresh Ksanthipi Babe, mos gaboj kanë qene edhe mësuesit  Rexhep Veliu,Sadik Roshi ,Petro Duni .

Në çfarë viti?

Po duhet te jetë ai viti ‘82 ka pas dhe monedha mos gaboje

Dicka te tille kemi gjet dhe ne poshtë repartit te Lubonjës

Po varri, qe ndoshta ne fëmijët e hapem ?

Kërko për T. Papavangjeli vëllai apo kushëriri i basketbollistit të famshëm

Se di e mbaj mentë , ai kërkoj dhe arkeolog nga Vlora por askush s’erdhi

Mos te marre kohe , por desha te di a ekziston muzeu arkeologjik i Vlorës akoma ?Po ekziston por është së bashku me muzeun historik në ish godinën ku ish-kryetar bashkie Ali Asllani.

Ju falënderoj për informacionin. Varri ka qene mbi Lubonjë diku poshtë repartit ushtarak ne kodër.

Kënaqësi më është ngulit n koke ai varr e habiteshim ahere ishim fëmijë , por ishalla behet gjë dhe kemi dhe ne si bota gjera te tilla qe ti ruajmë.

Të dhëna historike për fshatin Armen

Historiani vendas Shpresim B.Kasaj shkruan:Armeni është një vendbanim i lashte pellazgo-ilir i shekullit V p.e.s. Këtë e vërteton Qyteza e Armenit, ne rreze te se cilës shtrihet fshati. Ne maje te kësaj kodre, ka qene një kështjellë e lashte, brenda se cilës gjallonte një qyteze e vogël i'lire. Ky qytet ilir, ishte ne kodrën e Qytezës mbi fshat, 249 m mbi nivelin e detit, nga ku duken si ne pëllëmbe te dorës Bylysi i lashte dhe Kalaja e Kaninës. Qe aty, syri të rrok si ne* mjegull Amantien, atje tej ne* malin e Kudhesit. Me këto qytete të lashta, si dhe me Apoloninë e Fierit, nuk është me larg se 7-8 ore rruge ne këmbë, ajo ka pasur marrëdhënie ekonomike e tregtare, si dhe etnokulturore. Në  Qyteze janë gjetur shume objekte arkeologjike si: maja heshtash e shigjetash prej stralli e hekuri, fragmente enësh prej balte e qeramike te pjekur, si dhe monedha ilire te prera ne Apolloni, Bylys, Amantie dhe Olimpasan te Mavroves. Ne vitin 1970, aty, u zbulua një pus i farkuar me tulla gjysme harkore, me dimensione 40x60 cm, i suvatuar dhe i Iyer me vernik. Historiani dhe arkeologu Damiano Komata, qe erdhi dhe e studioi, e klasifikoi si një objekt me vlera historike, pasi ky pus kishte qene një sterre (rezervuar uji ne rast te rrethimit te kështjellës). Nga materialet e vëzhguara, ai, e klasifikoi këtë qytet te vogël ilir te njëkohshëm me Apoloninë dhe me Bylysin; pra qe nga shekulli V p.e.s. Ai e paraqiti Qytezën me vlera studimore dhe arkeologjike, por deri tani, atë, nuk e ka prekur akoma kazma e arkeologut. Gjetjet arkeologjike janë zbuluar rastësisht nga tarracimet ose transhetë ushtarake, qe janë bere. Ne vitin 1975, aty, u hap një transhe për qëllime ushtarake, e cila zbuloi një fragment te murit rrethues se kalasë se lashte ilire, te ndërtuar me gurë te mëdhenj ne forme paralelepipedi me madhësi 80x60 cm, te punuar pa llac e material lidhes. Gurët ishin shtufore, si gurët e përdorur për ndërtimin e shtëpive te fshatit. Me pare, ishin gjetur ne përrua, apo ne rrethinat përqark kodrës, gurë te veçuar te kalasë se hershme, te cilët kishin rrëshqitur nga kalaja e lashte ne kohe te ndryshme. Por, fragmenti i murit te kalasë se hershme, zbuluar nga punimet ushtarake te Gropa e Shelegut, ishte me shume vlere. Ky mur, për fat te keq, u prish nga fshatare te paditur, qe i thyen gurët e murit te kalasë për te ndërtuar shtëpitë e tyre.Edhe pusi me tulla u prish po për këtë qellim, duke i shkaktuar, pa dashje, një dëm të madh historisë së Armenit dhe kulturës materiale te tij. Unë mendoj se, duke mos pasur kavë guri afër, armenasit, gjate historisë, i kanë ndërtuar nga e cila shtëpitë e tyre në vendbanimin e ri rreze kodrës, duke thyer gurë masive te mureve te kalasë se hershme. Ketë mendim, e jap pasi në disa shtëpi te fshatit, sidomos të lagjes Adresulaj, që janë shtëpi karakteristike ne stilin e ndërtimit, janë vendosur kapitele shtyllash e kollonatash antike, me ornamente e zbukurime te skalitura me shije te holle. Një gur kapitel i tille, ndodhej ne shtëpinë e vjetër te Dilaver Harizit, kurse një tjetër, ne shtëpinë e Reshat Shabanit, ne lagjen Adresulaj. Një kapitel korintik, te pavendosur ne mur, e mbanin ne verandën e Qani Haxhiraj. Disa fragmente kollonatash cilindrike guri, qe shërbenin për te mbajtur kapitelin, armenasit i ngulnin ne oborret e tyre pranë portës dhe i përdornin bazament ku vinin këmben për te hipur ne kalë. Një i tille, ishte ne oborrin e Megan Tartarit (Qataj). Sic. e thamë me lart, Qyteza e Armenit ka qene vendbanimi me i hershem i këtij fshati. Nuk dihet, nëse me pas, kane zbritur qe andej dhe kane formuar fshatin, ne atë vend ku është sot, apo ne vende te tjera ku gjejmë gjurme edhe sot. Ketë e themi se gjejmë toponime te tilla si: Maja e Katundit, Pllakat, Muret, Gurët e Rokos, etj, ku, tani mbi sipërfaqe nuk gjen as gurë dhe as mur. Ne këto vende, nga punimet qilizme te tokës me krahë apo me traktor, si dhe nga hapja e transheve dhe hendeklidhjeve ushtarake, janë zbuluar varre me tulla me përmasa te mëdha 60x40 cm, eshtra njerëzish, lotore, statuja terakote, monedha e medaljone, etj. Një varr i tille u zbulua ne afërsi te Picarit, ne vitin 1975, kur behej një transhe ushtarake, njëzet metra mbi rrugën automobilistike Armen- Picar. Transheja preku anën e murit te varrit te lashte. Mësuesi i historisë Vasil Bereti, bashke me nxënësit e shkollës, beri zbulimin arkeologjik te këtij varri, i cili ishte mjaft i pasur me objekte arkeologjike. Aty u gjeten lotore, monedha bronzi, një medaljon ari, si dhe 13 statuja terakote te vogla prej 20 cm. U lajmëruan arkeologet dhe Instituti i Monumenteve te Kulturës, te cilët pasi erdhën dhe i panë, i vlerësuan si zbulime me vlere objektet arkeologjike te këtij varri.

2.

Arkeologu vlonjat Vasil Bereti ka kryer gërmime në territorin e akantëve gjatë viteve ‘80-90. Në botimin :Iliria Nr. 1-2,1995 me titull”Gjetje nga varrezat antike ne territoret e amanteve. Shkruan:”Materiali qe do te trajtohet ne këtë punim është mbledhur nga zbulimet e bëra që ndodheshin pranë fshatrave Karbunare, Lubonje, Lepenice, Amonice, territore këto që në  antikitet ishin te banuara nga amantet. Varret ose grup¬i i tyre ishin pjesë e nekropoleve të banimeve fshatare ose pjese e nekropoleve qe rrethonin qendrat kryesore qytetare si Amantia e Olympe.

Përshkrimi objektit të dytë të gërmuar në këtë zonë,përbënë edhe interes sepse lidhet direkt me deponimet pas 30 vjetësh të zbulimit të tij nga një grup nxënës të shkollës fillore  në Lubonjë,fshat i vogël që gjendet në kryqëzim të udhe që shkonin drejt  qytetit të Selenicës  dhe udha tjetër  niste më sipër drejt e në Armen. Arkeologu,ka kryer punime  shprehet për dëmtimin e varrit .Varri i Lubonjës u gjet i dëmtuar nga punimet bujqësore, që sollën zbulimin e rastësishëm  në dt. 12.11.1982. A është ky varri antik, që zbuluan shkollarët e Lubonjës apo diku fshihet ende i pazbuluar në rrënojat e tokës së ish- sektorit bujqësor të Lubonjës?

Varri në Lubonje  e përshkruan kështu arkeologu V.Bereti:Varri ndodhej ne shpine te fshatit Lubonje, ne kodrat qe shtrihen ne lindje të  që ndjekin bregun e djathte te luginës se lumit Shushica. Fshati ndodhet afër bashkimit të këtij lumi me lumin Vjosa. Punimet bujqësore kishin dëmtuar pjesërisht mbulesën, një pjese te dyshemesë dhe të faqeve anësore të varrit. Varri ka pasur orientimin VP-JL. Përmasat brenda tij ishin 2,38 x 1,15 x 1,05 Pjesa e padëmtuar e dyshemesë ishte e shtruar me tjegulla e solene të vendosura përmbys. Përmasat e tyre janë 0,82 x 0,52 x 0,08 m. Faqet e tij ishin shtruar me tulla e blloqe gurësh të punuar dobët. Muret gjatësore te varrit ngriheshin  tjegullat solene të dyshemesë. Paretet e ngushta të varrit shkonin me thelle se ato anësore dhe tjegullat e dyshemesë mbështeteshin në faqen e tyre.Faqja e ngushte VL e varrit ishte ndërtuar nga dy blloqe gurësh konglomerat punuar dobët. I pari ishte 0,57 m i gjere dhe 0,42 m i larte, ndërsa i dyti 1,10 x 0,95 .Meqë faqet e jashtme ishin punuar keq, trashësia e tyre shkonte nga 0,15 m - 0,24 Midis tyre kishte një hapësirë te mbushur me gurë te vegjël e mesatare. Gjerësia e pjesës VL qe përbënte edhe gjerësinë e varrit nga ana e jashtme ishte 1,72 m .Faqja e ngushte e anës JP ishte e ndërtuar me tulla. Prej saj ruheshin vetëm disa he dhe një pjese e gjatësisë, vetëm 0,83 m. Trashësia e murit ishte sa ajo e një tulle 4 m (Faqja gjatësore e anës JL ishte e ndërtuar nga një bllok guri konglomerat dhe tulla. Gjatësia e bllokut ishte 1,1 m dhe lartësia 0,95 m. Për te plotësuar lartësinë e JL mbi gurin ishin vendosur edhe dy radhe tullash (tab. II, 2). Pjesa tjetër e faqes prej 1,26 m ishte ndërtuar me një radhe tullash të vendosura mbi njëra tjetrën e te Zura me balte. Trashësia e murit për atë pjese ishte sa gjerësia e tullave 0,24 m. Faqja tjetër gjatësore e anas VP ishte shume e dëmtuar. Prej saj kishin mbetur 2 m te gjatësisë dhe një deri në dy radhe tullash nga lartësia e faqes VP. Edhe këtë faqe tullat kane po ato përmasa si ne pjesët e tjera 0,40 x 0,24 x 0,08 m. Jashtë rit, ne dheun e hedhur janë gjetur fragmente tullash te harkuara qe mund te jene përdorur për të mbuluar varrin, mënyrë kjo e ndeshur me pare ne një pike tjetër afër Lubonjës e në veri të saj në Armen. Në këndin jugor të varrit u gjeten pjese te dy skeleteve. Ato ishin vendosur në mënyre të çrregullt dhe ishin shume te dëmtuara. Nuk mund te thuhet sakte nëse ato ishin  zhvendosur gjatë punimeve, që sollën zbulimin e varrit apo për shkak të një arrimi te bere në po atë varr. Megjithatë prania e skeleteve provon që në varrin e Lubonjës varrimi është bërë me vendosjen e trupit drejtpërdrejt në varr.

Mbi dyshemenë e varrit dhe pranë skeleteve u gjeten vetëm pak objekte nga inventari i tij. Pjesa tjetër u mblodh në dheun e hedhur pranë varrit. Nder objektet i zotëronin amforat e lotoret. Më i vogël që numri i piksidave, kandileve etj. Varri i Lubonjës u gjet i dëmtuar nga punimet bujqësore qe sollën zbulimin e rastësishëm  në dt. 12.11.1982. Me pas u krye gërmimi i tij, pastrimi, u be planimetria dhe u tërhoq materiali i fragmentuar i gjetur në dheun e hedhur pranë varrit. Amfora e vetme e transportit ka trup sferik dhe fund zgjatur, por të fragmentuar. Buza e amforës është pak e trashur. Amforat e tjera janë amfora tavoline. Me e madhja prej tyre ka trup sferik .Nga forma e trupit amfora e Lubonjës qëndron me afër me atë të Selces.

Një nga amforat e tjera e ka trupin pak me te zgjatur se mëparshme, gjë qe e afromë me amforën e tipit B te klasifikimi . Por po t'i shohim me kujdes midis tyre ka ndryshime. Amfora e Lubonjës është e zbukuruar me breza vem,kafe, zbukurim ky që tek amfora e tipit B, mungon. Grupin e piksidave e përbejnë një pikside e plotë e lyer me vernik të zi, që afron me tipin A, dy kapakë piksidash, një pa vernik) dhe tjetri i lyer me vernirk Kapaku i piksides i lyer me vernik të zi ne pjesën e sipërme të zbukuruar me rreze vijash gjarpërore dhe me një kurore lulesh me tekniken e njohur me emrin "Shpati perëndimor" ("Ëest Slope") që e vetëm në nekropolet e qendrave ilire, por edhe në vete qendrat e banuara prodhimit të tyre i përket kryesisht shek. II p.e.sone `.Të dy kandilat e gjetur ne varrin e Lubonjë janë një fitilesh. Ata horizontale te ngritur pak lart dhe fund të sheshte. Ndryshimi midis tyre forma e trupit. Njeri ka trup sferik, ndërsa tjetri ka trup trun .Te dy kandilat janë lyer me vernik të zi, por cilësisht të dobët Objekte në Lubonjë nga forma e tyre qëndrojnë me afër me ata të Armenit'.

Lotoret e zbuluara ne varrin e Lubonjë janë me te shumta në numër por një kategori tjetër enësh, që bën pjese në inventarin e tij. Shumica e tyre janë të plota. Tre nga lotoret i përkasin të njëjtit tip. Ato kane trup te vogël, supe pothuajse horizontale trung konike të  profiluar .Pjesa me e madhe e trupit te tyre me vernik te zi. Ne te shumtën e rasteve datimi i tyre behet në fund të shek : fillimin e shek. II p.e.s .Ndeshet edhe një tjetër lotore trupvogël, e cila e ka trupin të zgjatur  nga tre lotoret e para. Lotore te ngjashme me ato në Selce, Armen etj. Ajo afron me tepër me tipin E T të klasifikimit të Tsakc.Lotore analoge me lotoren më të madhe të varrit të Lubonjës  e gjejmë në nekropolin e Dyrrahut. Grozdanova ato i daton ne fillimin e k. II p.e.sone, ndërsa ne klasifikimin e Tsakos afrojnë me tipin A. Lotorja tjetër është me e vogël. Ajo ka trup me te zgjatur gjë qe e afron me lotoret e t I' si te klasifikimit te Tsakos dhe te Drougou-Touratsoglou. Midis lotoreve te grupit I' dhe d qëndron një lotore se cilës i mungon gryka  buza, por qe nga forma e trupit është vazhdim i nr. 15 . Vetëm një fragment buze pjate u gjet bashke me objektet e tjera në varrin e  Lubonjë .Një ene kantaroide, e cila njihet edhe me emrin vorbe ose amforete  mbyll inventarin e enëve prej balte, që u gjetën në varrin e Lubonjës.

*Autori ka drejtuar parqet arkeologjike te Vlores



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora