Kulturë
Dedë Preqi: Dialog me komandantin
E enjte, 11.08.2016, 06:36 PM
Dedë Preqi
DIALOG ME KOMANDANTIN
Poezi
Kaluan vite o,komandant legjendari
Menduam se u çliruam nga gjakatari,
Po çka na gjeti o, bac sot në këtë liri
Nuk e çmojmë njëri-tjetrin, as si njeri.
Asgjë në këtë pushtet s‘mirret vesh
Demokracinë e kemi bërë përshesh,
Populli ka mbetë në rrugë i harruar
Nga hajnat e pushtetit të korruptuar.
Akoma popullata ka dhëmbje t’vjetër
Sot e merr malli për një rrugë tjetër,
Bota në vrapa ka bërë tjetër hapa
Kosova numëron në vend përmbrapa.
Zgjohu o, bac shikoje Kosovën njëherë
E kanë pushtuar do cuba t‘pa nderë,
Nuk janë shokët e tu dhe të Azem Bejtës
Por, do hajna me mjeshtri të dhelpëres.
Zgjohu o, bac shikoje Kosovën me sy
Akoma i kemi Car Llazarat mbi kry,
Mitrovica ka mbetë mollë e ndaluar
Dhe vijat kufitare na i kanë kafshuar.
Zgjohu një herë o, bac Adem Jashari
Gabim e drejton gishtin Car LLazari,
Kosova është truall i vjetër i Dardanisë
S‘do ta sundojnë t’huajt dhe cubat e hajnisë.