Kulturë
Gjon Keka: Renegatët
E shtune, 13.08.2016, 06:54 PM
Renegatët
Nga Gjon KEKA
Renegati është një atëdhemohues, ose një që ka heq dorë nga identiteti i tij dhe i është bashkuar një pushtuesi, sistemi tjetër apo ideologjie, kështu ai ka dal kundër prejardhjes së tij prej nga ai vinte.Renegatët në kohën e pushtimit osman ishin ata persona që vinin nga nacionalitete të ndryshme të cilët kishin mohuar përkatësinë e tyre kombëtare, religjioze dhe shoqërore dhe i shërbenin Sulltanit.Kryesisht renegatët ishin dora e zgjatur e sulltanit për ta marrë kalanë nga brenda kur Perandoria osmane kishte si qëllim pushtimi.Të gjithë renegatët i shërbenin politikave ideologjike-fetare dhe ushtarake të sulltanit, shërbimin që i bënin sulltanit nuk do të mund ta bënte ai me të gjithë ushtrinë e tij, prandaj futja e renegatëve brenda petkut të sulltanatit ishte një nga arsyet që sulltani korrte fitore në pushtimin e popujve të tjera nga brenda, sepse renegatët i përgatitnin terrenin për ta bërë një gjë të tillë.
Renegatët ishin mohuesit, vrasësit e hapur të kombit të tyre, ishin pikërisht ata që mbollën ideologjinë sulltaniste në mesin e kombit, kjo ngase ata i shërbenin ideologjisë-fetare dhe sistemit të sulltanit dhe plani i sulltanit ishte turqizimi i popujve të pushtuar duke vendos renegatët apo vezirët e pashallarët sulltani arrinte të realizonte politikat e tij ushtarake ideologjike-fetare. Kështu që fillimi i turqizimit, nisi me renegatët individual, me të vetmin qëllim turqizimin e popullësisë.
„Kështu ishte edhe në Shqipëri. Duhet potencuar se gjatë pushtimit turk të Shqipërisë ishte një renegat „shqiptar“, pra një vezir i madh me emrin Gedik Ahmed Pasha ( i vrarë në vitin 1482).
Por raste të tilla të renegatëve shqiptarë mbetën ende mjaft të izoluar deri në gjysmën e dytë të shekullit XVI.Por tashmë dihet që në shekullin e XVI ka luajtur rol kryesor turqizimi i Shqiptarëve si dhe ajo e të bërit pjesë në ushtri dhe administratën e Perandorisë Osmane.“(Jahrbücher für Geschichte Osteuropas, 1956, faqe 407)Pikërisht këta vezirë të cilët i shërbenin Sulltanit u bënë armiqtë e brendshëm të kombit shqiptar, ata luftonin pamëshirshëm si dora e sulltanit së bashku më forca tjera për ta shtrirë sundimin e sulltanit në të gjitha fushat dhe për ta mbjellë jo vetëm sistemin politik, por edhe atë ideologjik të Perandorisë barbare osmane.
Këta renegat apo vezirë nuk njihnin më të kaluarën e tyre ata e donin Sulltanin i shërbenin atij madje edhe vdisnin për politikat dhe ideologjinë e fenë e tij, ky mohim rrënjësor i tyre tregon më së miri se ata kishin lindur për të qenë të tillë, pra si një jashtëqitje e kombit dhe jo si pjesë e tij. Prandaj "së bashku me fenë këta renegatë ndryshuan edhe orientimin e tyre politik dhe shpesh nuk menduan edhe për prejardhjen e tyre;nuk kishte asgjë më për të shpresuar tek ta.Ata ishin tanim njerëz të sulltanit...“Duhet ditur edhe këtë se„njerëzit e varfër vinin nga Shqipëria dhe Serbia për të gjetur punë në pronat e Spahis, dhe jeta u shfaq atyre atje si e rehatshme dhe e lumtur pasi ata i detyruan të bëhen turq.Sigurisht që Turqit gjithnjë kanë përçmuar ata që nuk ishin mjaft të fortë ... "(Geschichte des osmanischen Reiches..., Nicolae Iorga, Friedrich A.Perthes, 1908 faqe 478 )
Sulltani kapte në fund kështjellën, me ndihmën e renegatëve me shpatën e tij në dorën e tij, dhe e merrte poshtë gjithë ekipin.Kështu Kalat me lehtësi kalonin në duart e Sulltanit ndërsa populli masakrohej, merrej peng, dhe disa të tjerë edhe dëboheshin nga vendi. Renegatët dilnin nga të gjitha nacionalitet, ata si muhamedanë që u bënë formuan klasën sunduese kudo ku ata ishin bërë servil të sulltanit.Gjendje e vendeve ku ata sundonin si dorë e zgjatur e sulltanit tregon edhe gjendjen e tyre se si ata mbi vellezërit e tyre prej nga edhe kishin dal bënin masakra, gjenocid dhe i ngarkonin me pagesë sipas ideologjisë së Sulltanit.
Primitivizmi, mjerimi ekonimik dhe i fushave tjera ishte edhe rezultat i këtyre renegatëve të cilët vendin ku sundonin si servil të sulltanit të gjithë pasurinë e dërgonin në Konstantinopojë(Stamboll) tek sulltani dhe kështu vendin e tyre ata e linin si një skelet pa mish.
Në këtë rast duhet përmendur edhe Shqipëria e cila gjatë pushtimit osmanë kishte shumë renegatë, vezirë, kryevezir etj që kishin marrë pozita të larta në Perandorinë osmane, ata i sherbenin sulltanit dhe ideologjisë së tij. Por duhet cekur se nuk kishte vetëm nga shqiptarët renegat, vezirë e kryevezir në Perandorinë osmane, aty kishte edhe serb, boshnjak etj.Një nga renegatët serb i cili ishte gjeneral i Perandorisë Osmane ishte Omar Pasha.Kështu Perandoria osmane kishte 910.000 deri 920.000 Renegat nga nacionalitetet të ndryshme.
Duhet potencuar edhe këtë se si komponentit i këmbësorisë së ushtrisë së Perandorisë osmane u krijua edhe korpusi i jeniçerëve rreth vitit 1330. Ndërsa nga viti 1438 trupat e jeniçerëve u rekrutuan në mënyrë sistematike nga i ashtuquajturi „dev?irme“ të cilët ishin kryesisht me origjinë nga Ballkani, veçanërisht nga Serbia, Shqipëria dhe Bosnja, djem të cilët disa ishin marrë si pengë lufte disa i kishin zgjedhë vetë pas pushtimit të këtyre pjesëve, të cilët edukoheshin dhe trajnoheshin në Perandorinë Osmane.Trupat e jenicerëve shërbenin qoftë në kohë lufte, qoftë në kohë paqeje.Jeniçerët në këtë rast ishin sic dihet të burgosurit e luftës me origjinë shqiptare.
Dhe vazhdon pastaj edhe Serbia, Bullgaria dhe Bosnja me një kontigjent të konsiderueshme të jeniçerëve sic u cekë edhe më lartë.Ndërsa shumica e konvertimeve të shqiptarëve me dhunë i dhanë emrin „Osmanli“, pokështu edhe renegatët.Kjo sepse nënë Perandorinë osmane lidhja e përbashkët e këtyre osmanëve ishte e mbështjellë trefishtë: si nga feja, lidhja e shtetit dhe gjuha.
„Në vitin e parë të mbretërimit të Sulltan Selimit(1556-1574), renegatët ishin përkthyes të Portës.Por renegatët ishin edhe gjeneral dhe përfaqësues shtetëror të qeverisjes së Sulejmanit dhe Selimit dhe me këtë ata u ngritën në Perandorin osmane dhe rritën pushtetin e tyre brenda saj.Nga dhjetë vezirë të mëdhenj të kësaj periudhe ishin tetë renegatë: Ibrahimi, Sulejmani(nga Greqia), Ajazi, Lutfia dhe Ahmedi (nga Shqipëria), Aliu nga Hercegovina, Rrustemi (nga Kroacia), dhe një boshnjak i quajtur Muhamet Sokoll. Renegatët ishin vezirë si Ferhatpasha, Ahmetpasha, Dautpasha, dhe Sinapasha; pastaj edhe renegatët tjerë si Salihpasha Pialepasha etj.“(Kern der Osmanischen Reichsgeschichte, Joseph F. von Hammer-Purgstall, Carl P.Berly, 1837) Duhet ditur se pikërisht Kopshtet e Pashajve ishin rregulluara mirë dhe me të gjitha gjërat, ndërtesat e bardha dhe pasuria dukej si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, por që kjo pasuri ishte ngritë në kurrizë të të varfërve dhe plaqkës, pasuria sulltaniste ishte pasuri edhe e pashajve.
Sidoqoftë duhet ditur edhe këtë se deri„në fund të shekullit të XVIII Pernadoria osmane ishte e varur në fushën e reformës ushtarake nga renegatët dhe aventurierët, ndërsa më pas ajo kërkojë ndihmën e ekspertëve të tillë të drejtpërdrejtë në vendet europiane.“(Der Untergang des Morgenlandes: Warum die islamische welt ihre Vormacht verlor, Bernard Lewis, 2014) Duke parë se disa nga jenicerët i dolën duarsh sulltanit dhe rebeloheshin, ai filloj të reduktoj numrin e tyre, dhe të koncentrohet gjithnjë e më shumë tek rrethi i tij i bindur dhe që i shërbente në mënyrë skllavëruese.
Nga e gjithë kjo mund të them se Renegatet i takojn bimës së vdekjes ata nuk ishin dhe nuk do të jenë pjesë e gjallë e kombit tonë edhe nëse ata kanë dal nga ky komb, pasiqë ata i kanë shërbyer armikut, pra i kanë shërbyer gjakatarëve dhe kanë vrarë vëllezërit e tyre duke i shërbyer ideologjisë së pushtuesit barbar osman dhe sulltanit.Pikërisht si rezultat i këtyre renegatëve që i shërbyen Perandorisë barbare osmane kombi ynë edhe në këtë shekull po paguan faturën e madhe i cili ende ka mbetë pjesë e lojërave, i pakonsoliduar dhe bashkuar në trupin e saj si rezultat i ambicieve të haxhiqamilizmit të sotëm i cili thërret baba dovletin dhe vëllazërohet me të për qëllimet e shtrirjes së frymës së errët sulltaniste.