E merkure, 04.12.2024, 08:54 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Masakra e Manastirit

E diele, 14.08.2016, 11:35 AM


MASAKRA E MANASTIRIT

 

Vitet shkojnë, kënga këndohet –

Historia do t’ kujtohet !

Kujtojnë vatrat e Ilirit –

Masakrën e Manastirit !

 

Kujtojnë tmerrin e vërtetë ,

Më 9 Gusht 1830 –

Osmanlinjtë pushtetarë ,

Vranë afër 1000 shqiptarë !

 

Rreth 1000 i pushkatuan ,

Rreth 500 i arrestuan !...

Manastirin n’ gjak e shtruan –

T’ gjithë shqiptarët i tmerruan !

 

Këta të vrarë dhe t’ arrestuar ,

N’ këtë Masakër që kanë pësuar ,

Që u banë viktima t’ plojës –

Qenë  elita kombëtare  e kohës !...

 

Shqiptarët kudo që jetojnë –

Këtë Masakër do ta kujtojnë !

Viktimat e  kësaj elite –

Do t’ kujtohen  ndër shumë vite !...

 

Kjo Masakër vdekjeprurëse ,

Shtyu elitën shtetformuese ,

100 vjet prapa fqinjësisë –

T’ shpallin aktin e Pavarësisë !

 

Këtë Masakër të paparë –

Do ta kujtojnë çdo shqiptarë !

Ishte organizuar  me tradhti –

Vranë shqiptarët në pabesi !

 

Osmanlinjtë me plane tradhtare ,

Me synime gjakatare –

T’ gjithë këta njerëz  t’ elitës shqiptare ,

I  ftuan në një ceremoni zyrtare !

 

N’ parakalim ku qenë ushtarët ,

Urdhërojnë  togun t’i kthejë  armët –

Drejt  vendit  ku qenë  shqiptarët

Dhe  ndaj tyre t’ hapin zjarret !

 

Masakrën e Manastirit duhet përkujtuar

Dhe shqiptarët  mirë duhet vetëdijesuar !

Kurrë okupatorit nuk duhet besuar –

Interesat  kombit nuk duhet tradhtuar !

 

Gjilan, më 09.08. 2016.      Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora