E diele, 28.04.2024, 07:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Shën Tereza

E hene, 15.08.2016, 07:29 PM


Shën Tereza

 

(Ose Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Terezë)

 

Nga Mehmetali Rexhepi

 

viti i lindjes

njëmijë e nëntëqind e dhjetë

i vdekjes

nuk do të ketë

*

nga çerdhja e shqipes

thithi qumështin  engjëllor

*

aq shumë paska thithur

Gonxhja

fisnikëri të tillë

sa të kishte

bonjakët e botës

për t`i ushqyer

*

botës iu fal

një mrekulli

nuk është i vogël

soji

që të fali Ty

*

krenare në përvuajturi

jetë shkapërderdhur skutave

sheshet prapa shpine

*

të ndyrën gojbulë

kush e preku

me zemër e duar

krem dashurie

*

ndonëse ishte

një grusht njeriu

botën kureshtare

botën gënjeshtare

se ç`e veshte

me sublimë gjeniu

*

fluturoi

mbi të përbuzurën

mbi të shkretën botë

qerres së munguar

t`i bëhej

rrotë

*

cilës pranverë

cilit behar

i huazonte

për t`ua shpërndarë

gjithë atë nektar

njerëzie

*

e të thithte të thithte

çdo fidanishte

*

të lahen e shpërlahen

në shpirt-det ngrohtësie

assesi mos  ftohet

gjen fisnikërie

e shqip-jetës

*

racat e ngjyrat

shkrirë

në një mozaik

të pa arrirë

*

Shën Tereza një diell

për acarin njerëzor

Zoti e zbriti

në trajtë Krishti

nga apostujt hyjnorë

një apostull tokësor

*

Akademi e Bamirësisë

ujëvarën e tharë ligjëron

pa të fërguar jeta

nuk të vjen era njeri

droja e djegies

prore nuk e ka pri

*

ligjërata vijon

kur e kur

nuk u thyen askurrë

portat e shurdhërisë

*

shurdhësia njerëzore

të zhvishej nga zhgualli

po thyhej qëkur

me kokë muri

*

aty ku mungon

Krishti

djalli banon

e në këmbëz

gishti

*

njeriu ende nuk u la

nga mëkatet që ka

frymë e Krishtit

flijimin bekon




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora