E merkure, 04.12.2024, 09:10 AM (GMT)

Kulturë

Alban Voka: Shën Maria, Zonja e Bekuar

E diele, 14.08.2016, 05:00 PM


Shën Maria, Zonja e Bekuar, apo Maria e Shenjtë

Nga Alban Voka

15 gusht – Dita e Shën Marisë. Sipas Wikienciklopedisë, Merjem (aramisht ????, Mary?m greq. ??????, Mariam, ?????, Maria; arab.: ????, Marjem), ishte nëna e Jezus, Krishtit. Në gjuhën shqipe dhe ndër të krishterët, Shën Maria njihet si Zonja e Bekuar. Ajo adhurohet si shenjtore nga Krishterimi. Prindërit e saj ishin Shën Joakimi dhe Shën Ana (Mateu 1:18-20, Luka 1:35). Sipas ungjillitLukës, Maria ishte nje vajzë besimtare e virgjër, një ditë asaj ju shfaq kryengjëlli Gabriel, lajmëtari hyjnor i dërguar nga Perëndia, për t´i treguar asaj se do të lindte Birin e Zotit, përmes mrekullisëShpirtit të Shenjtë. Maria ashtu si edhe biri i saj Krishti, janë figurat më të adhuruara në fenë e krishterë, veçanërisht në kishën katolike romake dhe në kishën ortodokse. Ajo nderohet shumë edhe te myslimanët. Fusha e teologjisë kristiane që merret me figurën e saj quhet Mariologji. Festa e madhe e Shën Marisë është 15 gushti, kurse lindja e Saj (më 8 shtator), kremtohet nga kishat ortodokse, katolike dhe anglikane. Kishat katolike dhe ortodokse festojnë edhe shumë ditë të tjera festive të Zonjës së Bekuar.

Gruaja Shqiptare është ndër krijesat më të persosura të globit tokësor, thekson Fritz Radovani. Po ia japim fjalën: “Asnjë vend i Botës nuk ka vepra madhshtore të grave të tyne të pasueme ndër disa shekuj sikur i kemi ne shqiptarët. Maria Shllaku…e cila u kap tradhëtisht nga komunistët serb dhe mbasi u hetue nga oficerët e OZN-ës, në grupin e të arrestuemve me At Bernardin Llupin, për një nga organizatat e shpikuna nga serbët me emnin “Katoliçeskaja banda”…u pushkatue me datën 24 Nandor 1946, pranë Prizrenit tue thirrë: “Rrnoftë Shqipnia e Madhe! Rrnoftë Bashkimi i Shqiptarëve!”… E në Shkodër është një Nanë që krenohet me atë vajzë heroine. Ishte Maria Zojzi (Deda), që bashkë me burrin e vet Pjeter Dedën merr malet dhe shkon nga Mëshkalla e Sheldisë. Zen vend në luginën e prronit të Hijes së Madhe, ku natën e Shën Kollit, me 5 dhetor 1946, rrethohet nga kriminelët e sigurimi të shtetit dhe marrin përgjegjën me shkrepje armësh. Katilat e sigurimit vrasin të parën Marijen dhe plagosin për vdekje të shoqin Pjetrin, i cili vdes pa hy në Shkoder, në Zallin e Kirit, pranë Vorrezave të Rrëmajit ku edhe e varrosin…sigurisht, jashta Vorrezave aty ku prehen Herojtë, ende pa asnjë shej te koka!

Në fshatrat e thella të Miditës…ka shkue një mësuese e re porsa ka krye shkollen e Motrave Stigmatine të Shkodres, vajza mirditore e lindun në Ndërfushaz, është një tjetër Marie. Mbas vrasjes së tradhëtarit komunist të Mirditës Bardhok Biba në vitin 1949, ndër të parat që u arrestue nga sigurimi i shtetit, ishte vajza tashti 21 vjeçare e Ndërfushës Maria Tuci, e cila u masakrue si pak vajza heroina, tue mbyllë jeten nga torturat me 24 Shtator 1950…Ndër ditët e fundit kur shkon me e pa në spital Davida Gjomarkaj, shoqe besnike e saja, Maria e shtrime në shtratin e vdekjes, i tha: “Davida, u vertetue ajo që më pat thanë krimineli Hilmi Seiti se, “Tash do të bejë që mos të njohin as familja…” dhe, me të vertetë ashtu e bëri. Fritz Radovani ka të drejtë kur pyet: . Po sa nga këto Maria ka gjithë Shqipnia! Sa vajza me emnin Marija lindën, u masakruen e vdiqen ndër kampet e shfarosjes komuniste, të dbueme, të interrnueme apo të prangueme nga këta katilë të pashpirtë…

Sa Marije dhunoi “lufta e kllasave” shpikja ma mizore e atij shekulli… Sa humben dhe u treten ndër fermat e Myzeqesë apo kodrat e Tepelenës… Ku i kanë vorret Ata Nana e Vajza Heroina që me një dhunë të papame moren malet e kodrat e viseve të Jugut e të Veriut për mos me u kthye kurrma! E ku nuk kishte kampe shfarosje “Shqipnia socialiste”, pyet Fritz Radovani dhe përgjigjet: Doni të dini shifren e saktë ?… Numroni dekoratat e “Herojve të Popullit” që i kanë kriminelat edhe sot ku kalben dhe qelbin qytetet e Shqipnisë, që nga Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha….dhe do të mundeni me kuptue sa Marije vrau dhe masakroi komunizmi në Shqipni!

Një kapitull i pafund e i pashkruem i përdhunimeve komuniste. Është Marija e Zadrimës, që tue mos pranue me u çnderue nga terroristi katil Toger Baba, kërkon me u vetmbrojtë… por kafsha e terbueme e sigurimit e hjedhë nga shkallat murgeshën e shtëpisë me emnin Maria, të cilen edhe e varë në një pemë në kopshtin e shtëpisë së saj… Edhe kjo me siguri mund të kujtohet nder legjendat e asaj kohe të tmershme që po kalonte Veriu me rrethet e veta…të zaptueme dhe të dhunueme. Mos ta harrojmë edhe një emër tjetër të pavdekshëm: Marie Kraja (1911-1999) një ndër solistet e para, së bashku me plejadën e parë të këngëtarëve shqiptarë. Të them se edhe unë kam patur fatin ta kem nje teze (motrën më të vogël të mamasë sime, me emrin Maria), mos po e teproj! Por, të themi se Marie Lajcaj është një nga këngëtaret më të bukura dhe më të dashura të folklorit shqiptar, nuk gabojmë fare!

 

SHIPKOVICA

 

Pas pesëmijë vitesh

Nga Parajsa erdha ta shoh

Se si e prisni dritën

Në zemër të Dardanisë.

Fëshferimë yjesh

Thëllënxat shtojzavallet

Engjëjt librat

Fran Kola e Mnjaku

Vokallarët dhe Gjura

Bishat e Vardishës

Dhe Përroi i Kishës.

 

Muret e shtëpive të vjetra

Porsi në çerdhe

E mbajnë frymëmarrjen

Qenje e gjallë

Historia hyn dhe del nga dyert

Bebzat i drejton

Tejmatanë Kodrës së Kalasë

Ngazëllimin e mban mes oborresh

Qetësi mbëlton mes shtatoresh

Shtëpi lidh mes shtëpishë

Mure lidh mes muresh.

 

Sulltani na i ndërroi emnrat

Por jo edhe shpirtin.

Naimi e mban të pashuar

Dritën në vatër

Kadareja na e përkujton

Se historia merr frymë

Ndërmjet mureve

Ajo i shpërlan teshat

Teshat e bardha presin.

 

Çfarë hijeshie

Teshat e bardha flasin mes veti

Zjarri kënaqet në vatra

Njerëzit dëgjojnë

Ç’thotë era në mbrëmje

Muret dëgjojnë

Ç’thonë trëndafilat në mëngjez

Pasqyrat dëgjonë çka thotë

Shëmbëlltyra juaj në mesditë.

 

Teshat e bardha

Rrjedhin përmes Shkumës së natës

Unë kthehem në zemër të Transilvanisë

Dardania qëndis flamurin e Pavarësisë

Për njohje e jo për hatër

Qenje e gjallë

Historia ta pjek bukën në vatër

Ngase Shipkovica në kohën e sulltanit

I përkiste Vatikanit.

(2005)

Baki Ymeri



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora