E diele, 28.04.2024, 08:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Ndue Malaj: Familja Haklaj mbërrin në Francë

E merkure, 17.08.2016, 06:47 PM


Familja Haklaj, e terrorizuar nga atentati mafioz i 28 qershorit, mbërrin në Francë, në Shtëpinë e Lirisë

Nga Ndue Malaj*

Me datën 28 qershor 2016, teksa po ktheheshin nga një koncert i madh artistik që u zhvillua në Sarandë, familja e Azgan Haklajt, bashkëshortja Afrimja dhe tre fëmijët Rubensi, Melisa dhe Adela ranë pre e një atentati mafioz dhe të mirëorganizuar në vendin e quajtur Qafa e Muzinës. Një makinë pa targa i godet në befasi dhe vetëm një mrekulli iu shpëton jetën. Devijimi i shpejtë i timonit dhe përplasja me shkëmbin i shpëtoi ata pa përfunduar në greminë ku nuk do të kishin asnjë shans mbijetese. Për çudi, policia jo vetëm që nuk iu dha ndihmën e parë, por përkundrazi liroi autorin e këtij krimi të qëllimshëm, të mbetur në tentativë, me qëllim që të zhdukte çdo provë që do ta çonte atentatorin përpara drejtësisë.

Fëmijët e Azgan Haklajt akoma nuk kishin lindur kur babai i tyre është ballafaquar me një sëri të gjatë prej gjashtë atentatesh. Faraonët e krimit politik kanë mobilizuar strukturat shtetërore, policore dhe shërbimin e fshehtë në gjashtë atentate të ndryshme për të vrarë zotin Azgan Haklajn, një nga themeluesit e opozitës antikomuniste në Tropojë, kryetar i PD dhe deputet i votuar me votë plebishitare nga populli i Tropojës. Azgan Haklaj ka provuar mbi trupin e tij torturat çnjerëzore të bandava shtetërore të ish Kryeministrit terrorist Ilir Meta. Ka provuar C4 në apartamentin e tij në Tropojë, ku mbeti e vrarë kushërira e tij, gazetarja Shote Haklaj dhe u plagosën 20 qyetarë të tjerë. Shtëpia ku ka lindur në Gash i është shembur me mortaja e mjete të rënda, është gjuajtur me snajper, me kallashnikov e së fundmi ndaj tij është përdorur edhe metoda bizantine e helmimit.

Terrori ndaj Haklajt e familjes së tij është ushtruar për shkak të gjenit të tij nacionalist e patriot dhe të bindjeve të tij të palëkundura antikomuniste dhe demokratike.

Pas një pauze gati dhjetëvjeçare, terroristët e frymëzuar nga mafia politike, siç duket, kanë pritur që ta godasin atje ku çdo prindi i dhemb më shumë, tek familja e tij.

Ky është në analizë të fundit motivi, strategjia dhe qëllimi i atentatit të 28 qershorit, ku dora e zezë e krimit kishte planifikuar të zhdukte një familje të tërë. Me sa duket, tentativa të tilla janë në vazhdën e skenarëve ogurzinj, tashmë të vërtetuar, për të ekzekutuar deputetët Tom Doshi e Mhill Fufi dhe të këcënimeve me jetë ndaj deputetit Eduard Ndoci.

Nëse Azgan Haklaj sot është gjallë, përveç fatit, kjo i dedikohet qindra dhe mijëra simpatizantëve të tij, të cilët në dhjetëra aktivitete e mitingje të qëndresës kanë krijuar rreth trupit të tij një mburojë njerëzore dhe kanë qenë të vendosur për ta mbrojtur dhe me jetën e tyre.

Atentati ndaj familjes së tij është një ogur i zi për Shqipërinë, për demokracinë dhe të ardhmen e vendit në të cilin Azgani dhe mijëra qytetarë të ndershëm e patriotë duan të besojnë.

Është një këmbanë alarmi për aleatët tanë SHBA dhe BE, të cilët kanë investuar aq shumë për demokracinë në Shqipëri. Ata që sot janë në kupolën e shtetit, pasi arritën të shndërrojnë Shqipërinë në tokën e hashshait dhe të baronëve të drogës, kanë instaluar vrasjet politike si një armë efikase për të terrorizuar këdo që e shohin si pengesë dhe këdo që guxon të denoncojë publikisht Perandorinë e tyre të krimit.

Ashtu si dy mijë vjet më parë Shën Mëria u largua  me Jezusin fëmijë për të shëptuar nga tirania e Herodit, Afrime Haklaj me tre engjët e saj, Rubensin,  Melisën dhe Adelën u vendosën në Francë, në Shtëpinë e Lirisë. Kjo grua heroike, e denjtë për antologji, nuk u gabua në instinktin e saj prej nëne dhe qytetareje me vokacion perendimor. Franca, atdheu i lirisë dhe demokracisë, atdheu i Rusoit, Volterit, De Golit, Shumanit dhe Hygoit, ashtu siç ka mirëpritur qindra e miëjra familje disidentësh nga mbarë bota, ashtu siç ka pritur e lartësuar Kadarenë e madh, Angjelin Perlocjan, Inva Mulën e Lorik Canën, familjen mbretërire shqiptare e disidentët tanë antikomunistë të pas Luftës së Dyrtë Botërore, do të dijë të presë edhe familjen Haklaj. Nëse baronët e krimit do të guxojnë të kalojnë Mesdheun, jam i bindur se do të kenë fatin e Faraonit të Egjyptit dhe të ushtrive të tij në Detin e Kuq.

* Gazetar investigues, veprimtar i të drejtave të njeriut



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora