E premte, 08.11.2024, 12:05 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Masakra e Lubotenit

E marte, 16.08.2016, 03:20 PM


MASAKRA E LUBOTENIT

 

Çka ka Sharri që rënkon ,

Lubotenin e kujton –

12 Gusht 2001 ,

Plot  me vaj e dhembshuri !...

 

Gjëmë e vaj  rrjedhin  n’ çdo  vatër –

Përkujtohet një masakër !...

Mbi banorët lubotenas –

Nga xhelatët maqedonas !

 

Operacioni i  policisë ,

Me njësite të ushtrisë ,

N’ Luboten , atje nën Sharr –

I vranë 10 civilë  shqiptarë !

 

I vranë 10 civilë shqiptarë ,

Bashkë me  fëmijën  6 – vjeçar !

6 – vjeçarin Erxhan Aliu –

Plumbi i shkaut për tokë e shtriu !

 

N’ këtë masakër  taksirati –

Na u vra Dalip Murati !

Gjak iliri n’ tokë dardani –

Na u vra Muharrem Ramadani !

 

N’ këtë masakër  për  kiameti –

Na u vra Memet Memeti !

Mbi shqiptarë po shfryhej dufi –

Na u vra Rami Jusufi !

 

N’ Luboten na u ba nami –

Na u vra Xhelal Bajrami !

N’  fshat të vet vritet shqiptari –

Na u vra Kadri Jashari !

 

Dridhet Shkupi, u skuq Vardari –

Na u vra Bajram Jashari !

Kështu vepron  vrastarë  harami –

Na u vra Sulejman Bajrami !

 

Kështu  banë krime shka  katili –

Na u vra Atulla Qaili !

Vitet ikin , stinët ndërrohen –

Këta dëshmorë kurrë nuk harrohen !

Gjilan, më 12 Gusht 2016 .    Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora