E shtune, 27.04.2024, 04:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Miqësinë nuk e mbulon harresa

E marte, 16.08.2016, 05:24 PM


Skënder Veliu e Tahir Bezhani, pas 34 vitesh duke pirë kafe në hotelin “Pashtrik” në Gjakovë

Skicë për tregim

MIQËSINË E MIRË NUK E MBULON HARRESA

Nga Tahir Bezhani

Kur njeriu rikthen kohën në retrospektivë, analizon momente e ngjarje, ndodhi që lënë gjurmë, mendon me intimen e përjetuar, të këndshme, të pakëndshme, përsëri e ka të pamundur që t’i rikujtojë të gjitha përjetimet  nëpër kohë. Befasitë ndodhin, kur ato dikush t’i kujton, t’i tregon si në shirit të filmit, pastaj nostalgjia lëvron në fushën e mallit deri në lotim. Kur koha lë gjurmë të pastra mes njerëzish, edhe rrudhat e ballit buzëqeshin krenarisht...

Kështu ishte sot, me 15 gusht 2016, kur në Gjakovë më bëri vizitë një mik i vjetër, të cilin nuk e kam takuar që nga maji i vitit 1982. Ishte ky Skënder Veliu, i lindur në 1961 në Mitrovicë, i cili atëbotë, me 1982, kishte mbaruar shkollën e mesme të Policisë së Kosovës në Vushtrri dhe ishte transferuar në Gjakovë me shërbim. Sapo ishte regjistruar edhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, gjuhë e letërsi shqipe. Në një moshë fare të re, plot frymëzim e ëndrra jete, iu kishte qasë shkollimit për të fituar dije për ecje përpara. Leximi i librave dhe literaturës që bënte për të zënë dije, e kishte furur në gjirin e ëndrrave rinore, ku filloi të hedhë aftësinë e tij në fletë të bardhë, duke shkruar poezi, të cilat filloi t’i botojë në gazeta dhe revista të kohës. I padjallëzuar tërësisht, nuk kishte parasysh “hilen” e pushtetit monistë, nuk dinte se ç’është “përcjellja” në dioptrinë e të tjerëve... Një ditë të befasishme, ia kontrollojnë  banesën dhe shkrimet, ku e gjejnë të ngarkuar me “faje” poetike dhe 3-4 kaseta me këngë patriotike të këngëtarëve nga Shqipëria. Sapo kishte filluar të botojë në gazeta e revista, sa kishte filluar të hapë sytë për të gjurmuar jetën. Në një bisedë informative, i shtrohen vetëm dy pyetje, si zgjedhje e mundshme për “krizën”: ”a do të dënohesh me tre vite burg e të ikësh detyrimisht nga puna, apo do të dënohesh 30 ditë burg e të kërkosh vet largimin nga puna?...” Këtë mundësi ia kishin ofruar Skënderit atëbotë, disa eprorë(për fat të keq shqiptarë), ku mes kësaj “zgjidhje”, Skënderi pranoi pak burg e ikje nga puna...

Në qendër të Gjakovës, pas 34 vitesh me mikun, Skënder Veliu nga Mitrovica

Sot, pas 34 vitesh, më sqaroi shumë detale të jetës, duke më treguar se pastaj kishte punuar në shkritoren e plumbit në Zveqan, deri në  vitin 1991, kur koha u bë fare keq, kishte marrë rrugët e kurbetit dhe sot gjendet në Norvegjinë e largët, i pensionuar, si babë i një djali dhe dy çupave, tani të rritur e si familje e shtuar.

Kështu e ka jeta. Thuhet se mali me mal nuk takohet e njeriu me njeriun takohen. Doli një thënie e vërtetë mes ne dy miqve të vjetër, të cilëve në mes na ishin futur hiq më pak se 34 vite jete. Atëbotë ishim që të dytë të ri, flokëzi, të pa rrudhosur fytyrës, ndërsa sot, kur shikonim njëri tjetrin përmes lotëve, ai vërente bardhësi në kokën time, unë shikoja kokën e tij tullace.

Takim i ngrohtë pas tri e gjysmë dekadash: Skënder Veliu e Tahir Bezhani

Pas shumë evokimesh të viteve të kaluara, miku im i sinqertë, filloi të më pyes për krijimtarinë time letrare, për jetën në tërësi, duke më thënë se “jam i gëzuar për atë që kam lexuar për ty, që kam parë emisione...etj.”, duke më uruar suksese të reja. Pasi kaluam së bashku disa orë në avullin e mallit duke shprushur kohën që përvëlonte, si dhuratë e në shenjë kujtimi, ia dhurova disa libra të botimeve të mia, për të cilat më falënderoj pafund, duke më përqafuar me një dashuri vëllazërore që do më mbetët përjetësisht në kujtime....



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora